Çmendet James Rodriguez me hat-trick, fiton Bayern me 6 yje / Video

Bayern Munich ka dhuruar spektakël në Alianz Arena, duke mposhtur bindshëm skuadrën e Mainz.

Në këtë ndeshje shkëlqeu lojtari i huazuar nga Real Madridi, James Rodriguez, i cili realizoj hat-trick.

Bayern Munich e fitoj ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 6-0, raporton Teleshkronja Post.

Vendasit e nisën furishëm sfidën duke kaluar në epërsi pas 3 minutave lojë.Ishte sulmuesi, Robert Lewandowski, ai që realizoi për 1-0.

Për 2-0, shënoi James Rodriguez në minutën e 33’, kurse për 3-0 shënoi Kingsley Coman në atë të 39’, që doli të jetë rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe tre gola, dy i realizoi James Rodriguez, në minutat 52’ dhe 56’ për të kompletuar het-trikun, kurse për 6-0 shënoi Alphonso Davies në minutën e 70’.

Pas kësaj fitore dhe goleadë, Bayerni ka rrëmbyer pozitën e parë me pikë të barabarta me Dortmundin, por me gol-diferencë më të mirë.

A do të ketë James vend në Real Madridin e Solarit?

Me James Rodriguez potencialisht duke bërë një rikthim në Real Madrid në fund të sezonit, por është ende e paqartë nëse ai mund të përshtatet në planet Santiago Solarit.

Lojtari aktual i Bayern Munchen la të kuptohet në një kthim të mundshëm të Estadio Santiago Bernabeu, pas ndeshjes kundër Liveprool.

“Në Madrid, kam gjithçka si shtëpia ime dhe njerëzit që më duan”, tha James. “Unë vetëm dua të përfundoj sezonin dhe ne do të shohim se çfarë ndodh.”

Por, a duhet Solari të qëndrojë në stolin e Los Blancos në sezonin e ardhshëm, a do të futet James në sistemin e tij?

1. Luan në të dy krahët. Argjentinasi përdor sistemin e favorizuar të Niko Kovac, 4-3-3, ku kolumbiani do të zërë vendin e Lucas Vazquez në krahun e djathtë, edhe pse mund të luajë edhe në anën e majtë.

2. Ai mund të luajë si mesfushor, por nuk është pozita e tij më e mirë. Kovaç e përdori atë në krah të Javi Martinezit dhe Thiago Alcantarës në mesfushë, ashtu si Carlos Ancelotti dhe Jupp Heynckes në të kaluarën. Kolumbiani nuk ndihet rehat në atë pozicion dhe Madridi ka shumë alternativa pas trios sulmuese.

3. Shumë më mirë në një 4-2-3-1. Pa dyshim, kolumbiani do të përshtatej më mirë me rolin e tij në këtë sistem, por Solari nuk është i interesuar në këtë stil të lojës.

4. E ardhmja e Gareth Bale dhe Isco. Ndryshime të mëdha mund të bëhen në verë dhe James do të presë vendimin e Real Madridit për të ardhmen e Gareth Bale dhe Isco, largimet e të cilet nuk duhet të përjashtohen. Të dy lojtarët zënë pozicione në sulm dhe duke u larguar, një derë është e hapur për James Rodriguez.

5. Nënshkrimi i mundshëm i Hazard-it. Isco dhe Bale mund të largohen, por Hazard mund të arrijë dhe nëse belgu vjen në Real Madrid ai do të rrisë konkurrencën për James në pozicionet sulmuese, pasi ai do të bashkohet me Viniciusin, Lucas Vazquez dhe Marco Asensio për partneritetin me Karim Benzema./TeleshkronjaPost/

Pesë arsye pse James Rodriguez duhet të jetë startues për Bayern

Pas dy muajsh me një lëndim në gju, James Rodriguez u kthye në skuadrën e Bayern Munich kundër Hoffenheim, por u la në stol të premten në mbrëmje.

Niko Kovaç e inkuadroi atë në fazën përmbyllëse të lojës në fitoren 3-1, në vendin e Thomas Muller duke i mundësuar Robert Lewandowskit për të shënuar një gol në fund.

Rodriguez tregoi se pse ai duhet të jetë startues për Bayern Munich, pasi këto pesë arsye dëshmojnë :

1) Bayern ka nevojë për talentin e tij

Bavarezët kanë shumë lojtarë me shpejtësi dhe shkathtësi, por nuk kanë imagjinatën apo kreativitetin e një lojtari si kolumbiani, siç tregoi në golin e tretë të Bayernit të premten.

2) Ai i bën shokët e tij më të mirë

Me Rodriguez në fushë, ai u jep lojtarëve si Lewandowski, Muller ose Serge Gnabry më shumë liri, gjermanët kanë folur edhe për dashurinë e tij për t’u rikthyer tek Real Madridi kohët e fundit.

3) Vendimtarë me golat nga distanca

Goli i James Rodriguez kundër Uruguajit nè Kupën e Botës 2014
Goli i James Rodriguez kundër Uruguajit nè Kupën e Botës 2014

Kur Bayernit i mungon rrjedha e viteve të fundit si ata e kanë këtë sezon, ata duhet të përfitojnë nga një pjesë e caktuar dhe kjo do të thotë të llogarisë në Rodriguez, jo vetëm për goditjet e tij të drejtpërdrejta, por edhe nga ato indirekte dhe ato nga këndi.

4) Pasimi i topit përpara

Duke luajtur në një 4-3-3, Rodriguez siguron lidhjen në tranzicion për të sulmuar me cilësinë e tij dhe prekjen e topit që mund të shmangë presionin e kundërshtarit dhe të hapë lojën duke marrë topin në zona të rrezikshme.

5) Luan pa frikë dhe shënon gola

Një gol që shënon mesfushorin me kualitet të pamasë është e mjaftueshme për të frikësuar lojtarët kundërshtarë dhe bën një ndryshim të vërtetë kur golat nuk po shënohen lehtë nga Bayerni, ata nuk mund të përballojnë të mos llogarisin në atë si një pjesë themelore të ekipit.

Këto janë pesë arsyet pse James duhet të jetë në formacionin startues tek ekipi gjerman, por nëse kjo nuk ndodhë Real Madridi mund ta rikthej atë në ekip, dhe këtë dëshirë nuk e ka fshehur as kolumbiani pasi ka shumë kujtime të bukura në Madrid./TeleshkronjaPost/

Trajneri Bayern Kovac: Nga James pres që të ketë paraqitje të mira këtë sezon

Trajneri i Bayernit të Munichut Nico Kovac pret që James Rodriguez të mbajë motivimin dhe fokusin për pjesën tjetër të sezonit.

Kolumbiani iu bashkua bavarezëve në një marrëveshje dyvjeçare të huazimit nga Real Madrid në fillim të sezonit të kaluar.

Zyrtarët e Bayernit sugjeruan në sezonin e parë se sulmuesi do të jetë një lojtar kyç i skuadrës, por që nuk po ka vazhdimësi.

Lojtari këtë sezon ka luajtur vetëm pesë herë këtë sezon në Bundesligë dhe gjersa rekordmeister po përgatitet të luajë nesër kundër Hoffenheimit, kroati i ka kërkuar lojtarit të përqendrohet.

“Kampionati është shumë i madh, por çdokush mund të fitojë [vendin e tyre]”, tha Kovac.

“Të gjithë lojtarët që nënshkruajnë një kontratë këtu e dinë se mund të jenë jashtë ekipit në rast se nuk kanë paraqitje të mirë”.

“James po luan për të ardhmen e tij, pres që të vazhdojë të me lojë të mira. Dua që të jetë i motivuar dhe i fokusuar. Si një trajner, unë mund ta vlerësoj vetëm atë që shoh në fushë”, pohoi strategu.

Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani është paraqitur në 31 raste për gjermanët dhe ka shënuar dhjetë gola.

James u thotë familjarëve se dëshiron rikthimin te Real Madridi

Mesfushori i Bayern Munichut, James Rodriguez thuhet se kërkon rikthimin te klubi i tij amë, Real Madridi.

Ylli kolumbian është duke kaluar sezonin e dytë te Bavarezët si i huazuar nga Mbretërit e Spanjës.

Megjithatë, e ardhmja e tij ka qenë gjithmonë e diskutueshme dhe tani si duket kanë filluar edhe më shumë thashethemet.

Rodriguez nuk po kalon kohë të mira me trajnerin Niko Kovac dhe mendohet se ka shprehur dëshirën për rikthim në Santiago Bernabeu.

Sipas mediumeve spanjolle, Rodriguez ka shprehur dëshirën për rikthim pa marrë parasysh se kush është në drejtimin e Realit.

“Dua të kthehet pa marr parasysh se a është Santiago Solari, Jose Mourinho apo Antonio Conte”, thuhet t’i ketë thënë James familjarëve të tij, raporton Okdiario.

Kolumbiani është momentalisht jashtë fushave shkaku i një lëndimi, por mesazhi i tij për rikthim mendohet të merret me pozitivitet nga drejtuesit e Realit.

Bayerni ka opsionin e blerjes përfundimtar të James për 42 milionë euro, por dëshira e lojtarit është të mbyll aventurën me Bayernin dhe të rikthimet te Reali më 2019.

Përleshje te Bayern Munich, Rodriguez dhe Rudy ndalen nga bashkëlojtarët pas zënkës (Foto)

Bayern Munchen sot e nisi ditën me zyrtarizmin e Leon Goretzkas, por gjatë stërvitjes të kësaj dite ka pasur një përplasje mes dy lojtarëve.

Dy yjet futbollistët, James Rodriguez dhe Sebastian Rudy, janë përfshirë në një përleshje sot në stërvitje.

Gjithçka ka ndodhur pas një ndërhyrje të ashpër të futbollistit gjerman drejt mesfushorit sulmues.
Franck Rybery and James Rodriguez
Sherri ka mundur të jetë më i madh, por lojtarët e tjerë kanë ndërhyrë për t’i ndarë.

Ishin Franck Ribery, Jerome Boateng dhe Rafinha ata që u futën në mes.

Bayerni njihet si klub me rregulla të hekurta dhe duke e pasur parasysh trajneri Jupp Heynckes, dënimet mund të jenë gjigante për dyshen.

Bayern e ka filluar stinorin pranveror me fitore nda Bayer Leverkusen, ndërsa të dielën do të përballen me Werder Bremen.
James Rodriguez vs Rudy