Polici Izet Demaj dekorohet me Urdhrin “Hero i Kosovës.”

Sot pasdite është dekoruar me Urdhrin “Hero i Kosovës,” polici i rënë gjatë detyrës në Istog, Izet Demaj.

Kjo është bërë e ditur nga vet Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social ”Facebook”.

Në status Thaçi shkruan:
Në familjen e policit Izet Demaj, që ra në krye të detyrës më 27 dhjetor 2018. Urdhrin “Hero i Kosovës” ia dorëzova vajzës së heroit, Valëzës. HTH

Kujtojmë se Polici Izet Demaj u vra gjatë detyrës në Istog në shkëmbim zjarri me grabitësin e një banke./TeleshkronjaPost/

Dënohet me burg për personi që pranoi se ka ndihmuar grabitësin në Istog, ku u vra polici Izet Demaj

Gjykata Themelore në Pejë, të premten, e ka dënuar me pesë vjet burg, të akuzuarin Ujkan Metaj, i cili e kishte pranuar fajësinë se e kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, për të kryer grabitjen e bankës në Istog, ku si pasojë e kësaj, ishte vrarë polici Izet Demaj.

Gjatë kësaj grabitje, gjatë shkëmbimit të zjarrit me pjesëtarë të policisë, kishte mbetur i vdekur edhe grabitësi Kamer Metaj

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Lumturije Muhaxheri, të akuzuarit Ujkan Metaj do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgimin nga 27 dhjetori 2018, e tutje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në bazë të këtij aktgjykimi është shqiptuar edhe dënimi plotësues, konfiskimi i automjetit “Golf 4”, pronë e tani të ndjerit Kamer Metaj, një pushkë automatike “AK 47”, një granat dore “M-75” dhe një revole e tipit “Çeska”.

Palët e dëmtuara janë udhëzuar në kontest civil, ndërsa të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

Ndryshe, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 14 mars në Gjykatën Themelore në Pejë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Sahide Gashi, i akuzuari Metaj, që është kushëriri i tani të ndjerit Kamer Metaj, ka thënë se e pranon fajësinë dhe se shpreh keqardhje për rastin që ka ndodhur.

Kryetarja e trupit gjykues, Lumturije Muhaxheri, e kishte miratuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit.

Ndryshe, në këtë rast për ndihmë në kryerjen e kësaj grabitje, ka qenë i akuzuar edhe vëllai i tani të ndjerit Kamer Metaj, Ylber Metaj, mirëpo ndaj tij kanë pushuar hetimet.

Prokurorja Sahide Gashi, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, se me asnjë provë nuk është vërtetuar se ai ka qenë i përfshirë në këtë rast.

Ndryshe, sipas aktakuzës të Prokurorisë Themelore në Pejë, të ngritur më 15 shkurt 2019, e akuzon Ujkan Metaj se me 27 dhjetor 2018, rreth orës 14:30, në Istog, në filialin e “NLB Bank”, me dashje e ka ndihmuar të dyshuarin tani të ndjerë Kamer Metaj në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabiqare.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Ujkan Metaj, ngarkohet se me veturën e tani të ndjerit Kamer Metaj, të cilin e dërgon tek rruga “Kadri Keqa”, në Istog, ndërsa pasi i dyshuari Kamer Metaj del nga vetura i armatosur për të kryer grabitjen, i akuzuari Ujkan Metaj kthehet në fshatin Shushicë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, ku i njëjti më pas kishte hyrë në bankën “NLB” dhe nën kërcënimin e armës kishte grabitur shumën prej 3636 euro, ndërsa pasi polici Izet Demaj e urdhëron të ndalojë, i akuzuari ka shtënë në drejtim të tij duke i shkaktuar policit Demaj plagë të rënda ku ndërron jetë.

Ndërkaq, policia gjatë shkëmbimit të zjarrit e ka goditur për vdekje tani të ndjerin Kamer Metaj.

Familja e policit të vrarë: Jemi nën përkujdesje të Shtetit, të ndalen fushatat bamirëse

Familja e policit të vrarë në detyrë, Izet Demaj, ka njoftuar se dëshiron t’i ndalojnë të gjitha ndihmat financiare që po u vijnë nga kompanitë dhe çdo kush tjetër.

Ata kanë njoftuar se janë nën përkujdesjen e institucioneve të shtetit, derisa kanë kërkuar po ashtu ndaljen e grumbullimit të mjeteve financiare.

Njoftimi i plotë:

“Familja e policit të vrarë në detyrë, Izet Demaj, duke i konsideruar qëllimmirë dhe duke qenë mirënjohëse dhe falënderuese, ndaj bizneseve dhe personave që kanë kontribuar, në emër të bashkëshortes së Izetit, vëllezërve dhe familjes së ngushtë, kërkojmë nga dy kompanitë komunikuese, Ipko dhe Vala, të ndërpresin aksionet për grumbullimin e mjeteve financiare.

Familja e Izet Demaj është nën përkujdesjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, andaj prej këtij momenti çdo iniciativë për ndihmë financiare nuk mund të bëhet pa pëlqimin e familjes së Izet Demajt. Familja Demaj shpreh edhe një herë mirënjohje dhe falënderim për të gjithë”.

Kujtojmë se polici, Izet Demaj, ishte vrarë gjatë një konfrontimi me një grabitës në Istog.

Fjalim emocionues i vajzës së policit Izet Demaj

Vajza e policit Izet Demaj ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e varrimit në varrezat e dëshmorëve në Koshare.

Ajo i ka falenderuar të gjithë ata që kanë marrë rrugë deri në Koshare për t’i dhënë lamtumirë babait të saj.

“Ju që sot keni ardhur ta nderoni babin tim dhe veprën e tij për mbrojtjen dhe sigurinë e atdheut, ju falemnderoj përzemersisht në emër të familjës Demaj, dhe ju lus të më lejoni t’i drejtohem babait tim nga Kosharja e tij që e donte aq shumë”, tha në mes tjerash e bija e Policit Demaj.

Ajo gjatë fjalimit të saj, kujtoi momentet kur babai i saj i kishte folur disa herë për dëshmorët e Kosharës, Agim Ramadanin, Salih Cekun, me të cilët u bashkua sot edhe vet Izet Demaj.

“I dashur baba shpesh më fole për Agimin, Salihun, Abazin e Aliun, pjesë e të cilëve u bëre edhe ti sot. Ishe krenar që luftove pranë tyre e ne jemi krenar që të patem, edhe pxe shkurt e jetuam jetën me ty. Pusho i qetë babi im pranë shokëve që i deshe shumë. Ne do të rritemi me dashurinë për ty dhe me shpresën që Kosova do të bëhet ashtu siç e dëshiroje ti”, ka thënë në mes tjerash vajza e policit të ndjerë.

Policit të vrarë i jepet lamtumira e fundit në Koshare

Radhës së policëve të rënë në detyrë, të enjten iu shtua edhe Izet Demaj nga Istogu. Ai u vra gjatë një tentim-grabitje të armatosur që ndodhi në Istog.

Izet Demaj u varros sot me ceremoni shtetërore pranë shokëve të tij të luftës në Koshare. Ndërkohë, në nderim të tij Presidenti Thaçi ka shpallur ditë zie.

E enjta ishte dita e fundit që Izet Demaj veshi uniformën e policisë. Me nderime të larta shtetërore, ai është varrosuur pranë shokëve të tij të luftës në Koshare 42 vjeçari nga Vrella e Istogut, u vra gjatë një tentim-grabitje të armatosur që ndodhi në një filial banke në Istog.

Po, atë ditë grabitësit ishin armatosur e kishin marrë rrugë drejt një prej bankave që gjendet në qendër të Komunës së Istogut, për të kryer grabitje.

Por, aty u zunë në pritë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e pas një përleshje me armë zjarri, mbeti i vrarë grabitësi Kamer Metaj, i cili e plagosi rëndë pjestëtarin e policisë, Izet Demajn.

Demaj do të përcillej urgjentisht në spital të Pejës, por plagët që kishte marrë gjatë aksionit ishin shumë të rënda dhe ai nuk mundi të ju mbijetonte.

Mjeku kujdestar i spitalit të Pejës, Sadri Berisha bëri të ditur se polici u dërgua në spital pa shenja jete. Ai shtoi se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk kanë mundur të bëjnë asgjë më shumë, derisa kishte deklaruar se vdekja e policit mund të ketë ardhur për shkak të gjakderdhjes së madhe që ka pësuar gjatë rrugës.

“Ka qenë i plagosur me armë zjarri. Ka qenë një numër i madh i plumbave në trup. Një ka qenë një qafë, një tjetër afër zemrës dhe një tjetër në krahun e djathë që kanë mundur potencialisht të ia marrin jetën”, ka deklaruar Berisha.

Polici i ndjerë ishte edhe ish’ushtar i UÇK’së, e kishte luftuar në brigadën Agim Ramadani, ndërkaq ka lënë prapa dy vajza.

Familja e Demajt janë krenar me veprën e tij, e kjo po i ngushëllon kur kujtojnë ndodhinë e dy dite më parë. Express dje gjatë ditës ka qëndruar në familjen e policit Demaj në Vrellë të Istogut.

Familjarë miq, e bashkëluftëtarë e kujtojnë atë me fjalët më të mira.

Bekim Demaj, djali i axhës së tij u deklarua për Express, se i ndjeri ka qenë djalë shumë punëtor, si në luftë, si pas saj.

“Dhimbja është prezente po faleminderit prej të gjithë atyre që vijnë për ngushëllim. Për çdo ditë jemi pa edhe dje ka qenë në detyrë po i ka ardh momenti në krye të detyrës më zbatu ligjin. Ka qenë në orar të punës. Në punë është dhënë një alarm që një bankë është duke u plaçkit, Izeti ka qenë një njeri që ka marrë pjesë në luftë, ka qëne djalë shumë punëtor” tha ai.

Një shok i tij u deklarua se për herë të fundit është parë me të para dy ditëve e i ndjeri nuk ka pasur probleme asnjëherë me asnjë person.

“Me Izetin bashkë jemi rrit s’ka më rëndë, me të bashkë jemi rrit ka qenë djalë shumë i mirë, i rregullt, i ri në luftë polic i mirë, po erdh momenti me u vra nga një kriminel. Pardje jam pa me të për herë të fundit. Absolutisht asnjëherë s’ka pas probleme me askënd”,tha për Express, Sefedin Maxharraj,

Përveç në familjen e Demajt, ekipi i Gazetës Express dje gjatë ditës ka qëndruar në fshatin ku jetonte edhe Kameri me familje në Shushicë të Istogut.

Familjarët e Kamerit kishin pak fjalë për të ndjerin dhe u distancuan nga vepra që kreu familjari i tyre. Ata patën një mesazh për familjen e policit, Izet Demaj.

Ata kërkuan falje prej tyre në ditën kur po pritnin të pame për personin që i mori Izetit jetën.

“I kërkojmë falje familjes së policit të vrarë, nuk kemi pas përshtypje asnjëherë që mundet me u marrë Kameri me këto gjana”, thanë ata.

Për familjen Metaj ngjarja rëndohej edhe më shumë, sepse edhe një djalë tjetër i familjes, vëllau i të ndjerit që siç mëson Express quhet Ylber Metaj është në paraburgim.

Së bashku me të është edhe kushëriri i tyre, Ujkan Metaj. Të dy këta, po dyshohet se pasditen e së enjtës ishin nisur drejt bankës NLB në Istog, së bashku me Kamerin, të armatosur me qëllim për të kryer vjedhje.

Për këtë, prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë caktim të masës së paraburgimit, për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vjedhje Grabitqare”,

kërkesë e cila është aprovuar nga Gjykata Themelore e Pejës.“Me datë 27.12.2018, rreth orës 15:30, pas marrëveshjes paraprake mes tyre për grabitjen e bankës NLB – Dega në Istog dhe tani të ndjerit K. M, kanë ndihmuar personin në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabitqare me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajnë, në atë mënyrë që, i pandehuri U me veturën e tani të ndjerit K, e tipit Golf 4, ngjyrë e kaltër e sjellë nga fshati Shushicë e Ulët, Komuna Istog dhe pasi që zbresin nga vetura afër stadiumit të qytetit, i ndjeri K i pajisur me pushkë automatike AK-47 dhe granatë dore, drejtohet për në bankën në fjalë, i pandehuri Y hynë në një lokal përballë për ta vëzhguar situatën dhe pas ballafaqimit me polici të tani të ndjerit K, që të dy të pandehurit ikin nga vendi i ngjarjes për në fshatin Shushicë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Demaj u varros sot me ceremoni shtetërore pranë ish ‘shokëve të tij të luftës në Koshare. Ndërkohë, në nderim të tij Presidenti Thaçi ka shpallur ditë zie./Gazeta Express

Fjalët e drejtorit të Policisë Rashit Qalaj për policin Demaj

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka mbajtur në fjalim para të pranishmëve në varrimin e policit, Izet Demaj, që u vra të enjten në Istog.

Qalaj ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e Demajt, të cilin e ka quajtur hero.

“Po ndahemi nga një koleg shumë i çmuar i policisë së Kosovës.”

“Është krenari të flasësh për dikë si Izeti, për flijimin e tij për luftimin e krimit. Ideali i tij do të jetojë gjatë sepse do t’i jetësojmë ne.”

“Unë dua t’i përulem familjes së tij, ju jeni dhe do të mbeteni pjesë e policisë së Kosovës që i dhatë njeriun .”/TeleshkronjaPost/

Nis ceremonia e varrimit të policit, pas fjalimeve

Ka nisur ceremonia e varrimit të policit Izet Demaj, i cili u vra pak ditë më parë në Istog.

Lamtumira e fundit do t’i jepet në varrezat e dëshmorëve në Koshare, me një ceremoni shtetërore.

Demaj u vra nga grabitësi Kamer Metaj i cili më pas u vra nga policia e Kosovës.

Familjarët qëndrojnë para trupit të Izetit për herën e fundit / FOTO

Para pak minutash ka arritur në Koshare trupi i policit të ndjerë Izet Demaj.

Familja e policit të ndjerë, Izet Demaj, tani më po bëhen gati për tu nisur në varrimin e familjarit të tyre për në Koshare.

Portali Indeksonline ua sjell pamje nga vendi: