Fjalim emocionues i vajzës së policit Izet Demaj

Vajza e policit Izet Demaj ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e varrimit në varrezat e dëshmorëve në Koshare.

Ajo i ka falenderuar të gjithë ata që kanë marrë rrugë deri në Koshare për t’i dhënë lamtumirë babait të saj.

“Ju që sot keni ardhur ta nderoni babin tim dhe veprën e tij për mbrojtjen dhe sigurinë e atdheut, ju falemnderoj përzemersisht në emër të familjës Demaj, dhe ju lus të më lejoni t’i drejtohem babait tim nga Kosharja e tij që e donte aq shumë”, tha në mes tjerash e bija e Policit Demaj.

Ajo gjatë fjalimit të saj, kujtoi momentet kur babai i saj i kishte folur disa herë për dëshmorët e Kosharës, Agim Ramadanin, Salih Cekun, me të cilët u bashkua sot edhe vet Izet Demaj.

“I dashur baba shpesh më fole për Agimin, Salihun, Abazin e Aliun, pjesë e të cilëve u bëre edhe ti sot. Ishe krenar që luftove pranë tyre e ne jemi krenar që të patem, edhe pxe shkurt e jetuam jetën me ty. Pusho i qetë babi im pranë shokëve që i deshe shumë. Ne do të rritemi me dashurinë për ty dhe me shpresën që Kosova do të bëhet ashtu siç e dëshiroje ti”, ka thënë në mes tjerash vajza e policit të ndjerë.

Policit të vrarë i jepet lamtumira e fundit në Koshare

Radhës së policëve të rënë në detyrë, të enjten iu shtua edhe Izet Demaj nga Istogu. Ai u vra gjatë një tentim-grabitje të armatosur që ndodhi në Istog.

Izet Demaj u varros sot me ceremoni shtetërore pranë shokëve të tij të luftës në Koshare. Ndërkohë, në nderim të tij Presidenti Thaçi ka shpallur ditë zie.

E enjta ishte dita e fundit që Izet Demaj veshi uniformën e policisë. Me nderime të larta shtetërore, ai është varrosuur pranë shokëve të tij të luftës në Koshare 42 vjeçari nga Vrella e Istogut, u vra gjatë një tentim-grabitje të armatosur që ndodhi në një filial banke në Istog.

Po, atë ditë grabitësit ishin armatosur e kishin marrë rrugë drejt një prej bankave që gjendet në qendër të Komunës së Istogut, për të kryer grabitje.

Por, aty u zunë në pritë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e pas një përleshje me armë zjarri, mbeti i vrarë grabitësi Kamer Metaj, i cili e plagosi rëndë pjestëtarin e policisë, Izet Demajn.

Demaj do të përcillej urgjentisht në spital të Pejës, por plagët që kishte marrë gjatë aksionit ishin shumë të rënda dhe ai nuk mundi të ju mbijetonte.

Mjeku kujdestar i spitalit të Pejës, Sadri Berisha bëri të ditur se polici u dërgua në spital pa shenja jete. Ai shtoi se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk kanë mundur të bëjnë asgjë më shumë, derisa kishte deklaruar se vdekja e policit mund të ketë ardhur për shkak të gjakderdhjes së madhe që ka pësuar gjatë rrugës.

“Ka qenë i plagosur me armë zjarri. Ka qenë një numër i madh i plumbave në trup. Një ka qenë një qafë, një tjetër afër zemrës dhe një tjetër në krahun e djathë që kanë mundur potencialisht të ia marrin jetën”, ka deklaruar Berisha.

Polici i ndjerë ishte edhe ish’ushtar i UÇK’së, e kishte luftuar në brigadën Agim Ramadani, ndërkaq ka lënë prapa dy vajza.

Familja e Demajt janë krenar me veprën e tij, e kjo po i ngushëllon kur kujtojnë ndodhinë e dy dite më parë. Express dje gjatë ditës ka qëndruar në familjen e policit Demaj në Vrellë të Istogut.

Familjarë miq, e bashkëluftëtarë e kujtojnë atë me fjalët më të mira.

Bekim Demaj, djali i axhës së tij u deklarua për Express, se i ndjeri ka qenë djalë shumë punëtor, si në luftë, si pas saj.

“Dhimbja është prezente po faleminderit prej të gjithë atyre që vijnë për ngushëllim. Për çdo ditë jemi pa edhe dje ka qenë në detyrë po i ka ardh momenti në krye të detyrës më zbatu ligjin. Ka qenë në orar të punës. Në punë është dhënë një alarm që një bankë është duke u plaçkit, Izeti ka qenë një njeri që ka marrë pjesë në luftë, ka qëne djalë shumë punëtor” tha ai.

Një shok i tij u deklarua se për herë të fundit është parë me të para dy ditëve e i ndjeri nuk ka pasur probleme asnjëherë me asnjë person.

“Me Izetin bashkë jemi rrit s’ka më rëndë, me të bashkë jemi rrit ka qenë djalë shumë i mirë, i rregullt, i ri në luftë polic i mirë, po erdh momenti me u vra nga një kriminel. Pardje jam pa me të për herë të fundit. Absolutisht asnjëherë s’ka pas probleme me askënd”,tha për Express, Sefedin Maxharraj,

Përveç në familjen e Demajt, ekipi i Gazetës Express dje gjatë ditës ka qëndruar në fshatin ku jetonte edhe Kameri me familje në Shushicë të Istogut.

Familjarët e Kamerit kishin pak fjalë për të ndjerin dhe u distancuan nga vepra që kreu familjari i tyre. Ata patën një mesazh për familjen e policit, Izet Demaj.

Ata kërkuan falje prej tyre në ditën kur po pritnin të pame për personin që i mori Izetit jetën.

“I kërkojmë falje familjes së policit të vrarë, nuk kemi pas përshtypje asnjëherë që mundet me u marrë Kameri me këto gjana”, thanë ata.

Për familjen Metaj ngjarja rëndohej edhe më shumë, sepse edhe një djalë tjetër i familjes, vëllau i të ndjerit që siç mëson Express quhet Ylber Metaj është në paraburgim.

Së bashku me të është edhe kushëriri i tyre, Ujkan Metaj. Të dy këta, po dyshohet se pasditen e së enjtës ishin nisur drejt bankës NLB në Istog, së bashku me Kamerin, të armatosur me qëllim për të kryer vjedhje.

Për këtë, prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë caktim të masës së paraburgimit, për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vjedhje Grabitqare”,

kërkesë e cila është aprovuar nga Gjykata Themelore e Pejës.“Me datë 27.12.2018, rreth orës 15:30, pas marrëveshjes paraprake mes tyre për grabitjen e bankës NLB – Dega në Istog dhe tani të ndjerit K. M, kanë ndihmuar personin në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabitqare me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajnë, në atë mënyrë që, i pandehuri U me veturën e tani të ndjerit K, e tipit Golf 4, ngjyrë e kaltër e sjellë nga fshati Shushicë e Ulët, Komuna Istog dhe pasi që zbresin nga vetura afër stadiumit të qytetit, i ndjeri K i pajisur me pushkë automatike AK-47 dhe granatë dore, drejtohet për në bankën në fjalë, i pandehuri Y hynë në një lokal përballë për ta vëzhguar situatën dhe pas ballafaqimit me polici të tani të ndjerit K, që të dy të pandehurit ikin nga vendi i ngjarjes për në fshatin Shushicë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Demaj u varros sot me ceremoni shtetërore pranë ish ‘shokëve të tij të luftës në Koshare. Ndërkohë, në nderim të tij Presidenti Thaçi ka shpallur ditë zie./Gazeta Express

Nis ceremonia e varrimit të policit, pas fjalimeve

Ka nisur ceremonia e varrimit të policit Izet Demaj, i cili u vra pak ditë më parë në Istog.

Lamtumira e fundit do t’i jepet në varrezat e dëshmorëve në Koshare, me një ceremoni shtetërore.

Demaj u vra nga grabitësi Kamer Metaj i cili më pas u vra nga policia e Kosovës.

Familjarët qëndrojnë para trupit të Izetit për herën e fundit / FOTO

Para pak minutash ka arritur në Koshare trupi i policit të ndjerë Izet Demaj.

Familja e policit të ndjerë, Izet Demaj, tani më po bëhen gati për tu nisur në varrimin e familjarit të tyre për në Koshare.

Portali Indeksonline ua sjell pamje nga vendi:

Kjo është vepra penale që grabitësi metaj kishte kryer në Gjermani

Kamer Metaj kishte pak vite që ishte kthyer në Kosovë nga Gjermania. Nga aty, tashmë i ndjeri do të dëbohej pasi që paraprakisht kishte kryer 18 vite e gjysmë burg.

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Express, i ndjeri, vite më parë në shtetin Gjerman kishte kryer një vrasje, bëhet fjalë për vrasjen e gruas të tij, e për të njëjtën vepër kishte vuajtur gati dy dekada burg.

Me ty kthyer në Kosovë i njëjti vazhdoi të merrej me biznes familjar, kishte hapur një dyqan e merrej me bujqësi.

Express gjatë ditës ka qëndruar në fshatin ku jetonte Kameri me familje në Shushicë të Istogut. Familjarët kanë pak fjalë për të ndjerin e u distancuan nga vepra e një dite më parë. Ata patën një mesazh për familjen e policit, Izet Demaj.

Kërkim falje kërkuan nga ta në ditën kur po pritnin të pame për personin që i mori Izetit jetën.

“I kërkojmë falje familjes së policit të vrarë, nuk kemi pas përshtypje asnjëherë që mundet me u marrë Kameri me këto gjana”, thanë ata.

Dëshmitarët thanë për Express se i dyshuari e njihte mirë policin Demaj, ashtu siç e njihnin edhe i gjithë Istogu sepse nga ta konsiderohej si makth që nuk i linte të kryenin punë të jashtëligjshme.

Sipas informacioneve nga ata që panë rastin i ndjeri ishte futur i armatosur në bankë e nga aty do të merrte edhe dy pengje duke tentuar që të largohej. Aty u zë në pritë nga polici i ndjerë Izet Demaj me të cilin do të shkëmbenin zjarr. Të dy këta nuk arritën të ju mbijetonin plagëve të marra.

Flasin familjarët e vrasësit të policit

Dje ndodhi një ngjarje shumë e rëndë në Istog, ku humbën jetën dy persona, njëri plaҫkitësi e tjetri anëtarë i Policisë së Kosovës.

Pak njerëz janë mbledhur në familjen Metaj në fshatin Shushicë të Istogut.

Aty po mbahet e pame për Kamer Metajn që u vra një ditë më parë, pas përleshjes që pati me Policinë e Kosovës, ku dhe qëlloi njërin prej tyre.

Familja e të ndjerit janë distancuar nga veprimet e djalit, ndërkaq, kanë thënë për Express se i kërkojnë falje familjes së policit të ndjerë, duke shtuar se kushtet e Kamerit nuk ishin të këqija që ta çonin drejt vjedhjes.

Kamer Metaj kishte pak vite që ishte kthyer në Kosovë nga Gjermania. Nga aty, tashmë i ndjeri do të dëbohej pasi që paraprakisht kishte kryer 18 vite e gjysmë burg.

Express gjatë ditës ka qëndruar në fshatin ku jetonte Kameri me familje në Shushicë të Istogut. Familjarët kanë pak fjalë për të ndjerin e u distancuan nga vepra e një dite më parë. Ata patën një mesazh për familjen e policit, Izet Demaj.

Kërkim falje kërkuan nga ta në ditën kur po pritnin të pame për personin që i mori Izetit jetën.

“I kërkojmë falje familjes së policit të ndjerë, nuk kemi pas përshtypje asnjëherë që mundet me u marrë Kameri me këto gjana”, thanë ata.

Sipas tyre, i ndjeri gëzonte pasuri familjare e nuk po e bënte atë vepër si pasojë e kushteve të këqija ekonomike.

“Ka pas pasuri boll ska pas nevojë me ba këtë gjë se ka pas gjendje të mirë ekonomike 30 krerë lopë ka pas shtallë nuk ka pas përshtypje që mundet me bo ksi gjanash”, po përfundojnë ata.

Për familjen Metaj ngjarja rëndohej edhe më shumë, sepse edhe një djalë tjetër i familjes, vëllau i të ndjerit që siç mëson Express quhet Ylber Metaj është prapa grilave.

Së bashku me të është edhe kushëriri i tyre, Ujkan Metaj. Të dy këta, po dyshohet se pasditen e së enjtës ishin nisur drejt bankës NLB në Istog, së bashku me Kamerin, me qëllim për të kryer vjedhje.

Për këtë, prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë caktim të masës së ndalimit për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vjedhje Grabitqare”.

Dëshmitarët thanë për Express se i dyshuari e njihte mirë policin Demaj, ashtu sic e njihnin edhe i gjithë Istogu sepse nga ta konsiderohej si makth që nuk i linte të kryenin punë të jashtëligjshme.

Sipas informacioneve nga ata që panë rastin i ndjeri ishte futur në bankë e nga aty do të merrte edhe dy pengje duke tentuar që të largohej. Aty u zë në pritë nga polici i ndjerë Izet Demaj me të cilin do të shkëmbenin zjarr. Të dy këta nuk arritën të ju mbijetonin plagëve të marra.

Haradinaj ia dhuron flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë vëllait të policit të vrarë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen e policit të vrarë Izet Demajt.

Përveç ngushllimeve, Haradinaj i ka dhuruar vëllait të Izetit, Rrustem Demajt, flamurin e shtetit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot për ngushëllime në fshatin Vrellë të Istogut, në familjen e policit që u vra dje, Izet Demaj.

Kryeministri me këtë rast i ka dhuruar vëllait të policit të vrarë, flamurin e Republikës së Kosovës dhe atë të Shqipërisë, raporton Gazeta Express.

“Kjo ngjarje duhet me na tregu që duhet me e rujt njëni tjetrin. Policët janë në detyra të rrezikshme”, ka thënë Haradinaj pas vizitës tek familja.

Sipas tij Policët duhet ë kenë sigurime shëndetësore.

“Jemi duke biseduar me ministrinë e financave”, është shprehur ndër të tjera kryeministri.

Qeveria me gjest human për familjen e Izet Demaj

Mbledhja e sotme e Qeverisë nisi me një minutë heshtje në nderim të policit, Izet Demaj që u vra gjatë ditës së djeshme në qytetin e Istogut.

Ndërsa në nderim të veprës së tij për mbrojtjen e qytetarëve, qeveria ka ndarë një shumë të hollash për familjen, raporton Teleshkronja Post.

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj të rregullt ka marrë vendim të ndajë 15 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj i cili u vra dje në krye të detyrës.

Kujtojmë se nesër me vendim të presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, e shtuna do të jetë ditë zie në nderim të rënies në detyrë të policit që vdiq si pasojë e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit me një plaçkitës banke në Istog. Polici Izet Demaj, ka qenë edhe ushtar i UÇK-së në betejën e Koshare.