Kryeministri Haradinaj: Kur erdha në krye, për Kosovën vendosnin Mogherini e Vuciqi

Sot bëhen dy vite që kur ra qeveria Mustafa me mocion mos besimi, të cilin ia votoj edhe partneri i koalicionit PDK, ku i lëshoj rrugë koalicionit PAN.

Me të ardhur në detyrë i pari i AAK-së kishte premtuar se do bëjë ndryshime substanciale dhe vendime të mëdha për Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se si kryeministër ka arritur që ta orientojë procesin e dialog me Serbinë në rrugë të duhur.

Sipas tij, “ne si shtet sovran i kishim dërguar këto vendime në tavolinë te Mogherini e Vuçiqi në këtë rast edhe presidenti Thaçi. Por sipas tij këto vendime i ka hequr nga tavolina dhe i ka sjellë në Prishtinë, Qeveria.

“Kur e kam marr detyrën, Kosova e kishte dorëzuar vendimmarrjen e vet tek të huajt, krejt temat kryesore tonat të këtij vendi për me vendos. Por, ishin parapa që me u vendos në tavolinë, dialog. Ne si shtet sovran i kishim çuar këto vendime në tavolinë te Mogherini, Vuçiqi, në këtë rast edhe presidenti ynë. Pra, Qeveria ka hequr vendimet prej asaj tavoline dhe ka sjellë në Prishtinë për t’i marr Qeveria”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit, ka folur edhe për idenë e ndryshimit të kufijve, për të cilën ai ka thënë se është në dëm të Kosovës.

“U folke shumë mundësia me luajt me mexha e me territore, por ju e dini gjatë historisë se sa herë është luajt me mexha në dëm tonin ka ndodhë”, tha Haradinaj.

Këto komente, Haradinaj i bëri gjatë një takim me strukturat e partisë së tij në Viti./TeleshkronjaPost/

Natën Thaçi viziton Mustafën, e konfirmon edhe LDK-ja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar të mërkurën mbrëma kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Lidhur me këtë, Telegrafi ka folur me zyrtarët e LDK-së.

Zëdhënësi i LDK, Besian Mustafa, i ka thënë Telegrafit, se vet Presidenti Thaçi ka kërkuar takim me kreun e LDK-së Isa Mustafa.

“Mund të konfirmoj që, me kërkesë të Presidentit Thaçi, kryetari Mustafa e ka takuar në shtëpinë e tij, ku është njoftuar nga Presidenti rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA-ja dhe kërkesave të tyre drejtuar koalicionit qeverisës”, ka thënë zëdhënësi i Lidhjes Demokratike.

Duhet theksuar se sot gjatë ditës, Presidenti Thaçi bashkë me kryeministrin Haradinaj, janë takuar me delegacionin e lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përbërje të John Erath dhe Brad Berkley.

Duke komentuar indirekt vendimin për taksën, Haradinaj ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet ta rregullojë edhe tregtinë e lirë.

Ndërkaq, zyrtarët e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, kanë ripërsëritur qëndrimin e qartë të administratës amerikane që taksa duhet të suspendohet me qëllim që të vazhdojë dialogu dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka theksuar se Kosova me çdo kusht do t’i ruajë marrëdhëniet me SHBA-në./Telegrafi/

Qëndrimi i Mustafës dhe Kurtit për projektligjin e Dialogut

Aktualisht po diskutohet për Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Kosovës në negociatat me Serbinë.

Kundër këtij projektligji kanë dal Vetëvendosje dhe LDK.

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka thënë se ekipi dialogues është një instancë jashtë shtetit që e përfaqëson Kosovën në dialog.

Kurti tutje ka thënë se vendimmarrja në këtë delegacion nuk do të jetë unanime. Sipas tij nuk mund të ketë unanimitet kur me 5 anëtarë nga 12 sa janë gjithsej mund të merren vendimet.

Ndërkohë nga Partia Socialdemokrate kanë thënë se me këtë projektligj sigurohet se ekipi dialogues do të jetë llogaridhënës ndaj Kuvendit të Kosovës.

Sipas tyre, pas çdo faze të negocimit, ekipi do t’i raportojë Kuvendit.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se me këtë Projektligj, Kuvendi bëhet pikënisja e dialogut dhe pikarritja e tij.

“Deri më tash ka qenë një kërkesë e të gjitha partive në Kuvend që Kuvendi të jetë bartës i procesit të dialogut dhe të ketë Projektligj. Kuvendi bëhet pikënisja e dialogut dhe pikarritja e tij. Çdo kërkesë që kanë pasë të gjitha partitë, grupet parlamentare, çdo shqetësim është i përfshirë në këtë rrebesh”, ka thënë ai.

Pas përfundimit të debatit pritet të hidhet në votim Projektligji në fjalë, i cili është kusht tjetër i PSD’së, për votimin e buxhetit.

Memli Krasniqi i përgjigjet akuzave të Isa Mustafës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se LDK dhe kreu i saj Isa Mustafa, janë bërë për keqardhje me veprimet e tyre qysh nga mandati i tij si kryeministër.

Pas akuzave të Isa Mustafës se Kadri Veseli është përgjegjës për grevat, në një prononcim për klankosova.tv, deputeti Memli Krasniqi ka thënë se ishte vet Isa Mustafa ai që në mandatin e tij si kryeministër, nuk qe në gjendje t’iu rriste pagat askujt e lëre më mësimdhënësve të paktën për 5%.

”Njeriu qe ne mandatin e tij s’ka qene ne gjendje t’ua rrite pagat askujt, e as mesimdhenesve, bile as per 5%, se paku do te duhej te heshte kur ky koalicion ua rrite pagat per 20%, me zotimin qe do te arrije 30% deri ne fund te mandatit”.

”Por, LDK dhe Isa Mustafa kane rene ne fund te pusit dhe jane bere aq per keqardhje, sa nuk ia vlen fare te komentohen deklaratat e tyre halucinative”, është shprehur Kransiqi për klankosova.tv.

Mustafa akuzon Kadri Veselin për grevën në arsim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka fajësuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin për grevat në arsim.

Mustafa ka shkruar në Facebook se Veseli i gjeti paratë për ngritjen e pagave në arsim, për të cilat sipas tij Haradinaj nuk i kishte.

I pari i LDK-së ka thënë se grevat i ka organizuar Kadri Veseli, duke pretenduar se për këtë bëri edhe marrëveshje për ndërprerjen e grevës.

“Pesëqind mijë nxënës pësuan tre javë mësim për lojëra politike të Kadri Veselit. Ai sot, në rolin e ‘Kryeministrit’ arriti marrëveshjen me Sindikatën për ndërprerjen e grevës. Veseli i gjeti dhe i premtoi paratë, për të cilat Kryeministri Haradinaj deklarohej se nuk ka. Nga kjo rezulton se Veseli si Kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit i ka organizuar grevat prandaj edhe bëri marrëveshjen për dalje nga greva”, ka shkruar Mustafa.

Ai gjithashtu ka thënë se po e pret marrëveshjen që Veseli do ta bëjë javën e ardhshme.

“Ndryshe si shpjegohet roli i Kryetarit të Kuvendit ( speaker -it) në këtë proces, kur këto janë përgjegjësi të ministrit të arsimit dhe të kryeministrit?! Shohim se çfarë marrëveshje tjetër do të bëjë Veseli javën e ardhshme”, përfundon postimi i Isa Mustafës në Facebook.

Ndryshe, greva në arsim u pezullua sot pas një marrëveshje ndërmjet SBASHK-ut dhe qeverisë.

Isa Mustafa i gëzohet lirimit të Syljeman Selimit

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, thotë se e ka gëzuar lirimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimit.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri është liruar sot me kusht, e këtë e ka përshëndetur kryetari i LDK’së.

Ish-kryeministri Mustafa gjithashtu i uroj shëndet Gjeneralit Selimi :

“Më gëzoi lajmi për lirimin e gjeneral Sylejman Selimi. Gjeneral Selimi dha një kontribut të veçantë në luftë dhe në paqe”, thuhet në një postim të Mustafës.

Sylejman Selimi, të premten është liruar me kusht. Ai, sipas aktvendimit të Panelit për Lirim me Kusht. Ai ishte dënuar me vendim të plotfuqishëm me 7 vjet burgim për krime lufte në një nga rastet e njohura si “Drenica”.

Selimi, sipas vendimit për lirimin e tij me kusht, nuk paraqet rrezik për të përsëritur veprimet për të cilat e ka dënuar Gjykata Themelore e Mitrovicës dhe janë vërtetuar deri në Supreme.

Aleanca i bie pishman, i kërkon falje ish-kryeministrit Mustafa

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj i ka kërkuar falje Lidhjes Demokratike të Kosovës, për deklaratat që deputeti i AAK’së.

Kjo vije pas disa deklaratave e kundër deklaratave, më e spikatura është ajo e deutetit Bekë Berisha ku e quajti Isa Mustafën “xhenaze politike”.

Komunikata e dërguar tek mediave, nga AAK shkruan se besojnë që gjuha që ka përdorur deputeti ka qenë e paqëllimshme.

“AAK, i kërkon falje ish-kryeministrit Mustafa dhe LDK-së për gjuhën e përdorur nga deputeti Bekë Berisha. Besojmë se mënyra se si është shprehur deputeti Berisha ka qenë e paqëllimtë”, thuhet në njoftimin e partisë.

Në një komunikatë drejtuar mediave, nga LDK-ja kanë shkruar se Berisha e ka shpallur të vdekur Mustafën.

“Duhet ta marrim seriozisht faktin që një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i partisë së Kryeministrit, e shpall dhe kërcënon për xhenaze vertikale politike, kryetarin e partisë më të madhe në vend, LDK-së, e cila është në opozitë.

Problemi nuk qëndron se në Kosovë kemi individ me mendësi të prodhuesve të kufomave, por është trishtuese që një i tillë është i propozuar nga AAK dhe ka marrë mandatin e përfaqësuesit të popullit në Kuvendin e Kosovës”, shkruhet në komunikatë.

Këto deklarata nga LDK-ja i kanë cilësuar si kërcënime ndaj Isa Mustafës, ndërkaq, kanë shkruar se LDK-ja dhe Kosova kanë përjetuar mjaftueshëm xhenaze për arsye politike.

“LDK-ja konsideron se deputeti nuk ka imunitet të shpallë dhe kërcënojë kryetarin e LDK-së si të vdekur, për faktin se ai e konsideron kundërshtar politik.

LDK-ja dhe Kosova kanë përjetuar mjaft xhenaze për arsye politike nga dora e njerëzve me mendësi dhe vepra kriminale. Të tillët nuk e kanë vendin në Kuvendin e Kosovës, si të përzgjedhur të partive politike, por e kanë vendin para ligjit, duke dhënë përgjegjësi për shpalljet e kërcënimet e tyre kriminale.”

Deputeti Berisha ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se “Isa Mustafa është një xhenaze vertikale politike”.

“As hair, e as dëm nuk mund të bëjë”, është shprehur Berisha.

Ai ka thënë se Mustafa nuk ka të drejtë të kritikojë qeverisjen e Ramush Haradinajt, duke vlerësuar se Kosova nuk ia ka parë aspak hairin qeverisjes së Mustafës në vend.

LDK pjesë e Qeverisë? Si po i ndryshon qëndrimet Isa Mustafa

Isa Mustafës vështirë t’i bihet në fije këto ditë. Brenda një fjalie thotë se LDK nuk bëhet kurrë pjesë e qeverisë aktuale, por thekson se në institucione do të futej nëse ndodhë rikonfigurimi i tyre. Këtë qëndrim ai e shpalosi të hënën që shkoi, për t’a riformuluar mbrëmë duke thënë se përfundimisht partia e tij nuk do të bëhet pjesë kësaj Qeverie. Qëndrimi i Mustafës erdhi pasi folën zyrtarët e PDK’së, të cilët nëpër studio televizive kundërshtuan futjen e LDK’së në Qeveri duke u zotuar se qeverisja me Haradinajn do të vazhdojë.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, po bën postime kontradiktore në rrjetet sociale. Ish-kryeministri një herë thotë se partia e tij nuk bëhet pjesë e Qeverisë aktuale, por më vonë thekson se një gjë e tillë mund të ndodhë nëse ndodhë një “rikonfigurim i institucioneve’.

Në statusin e fundit që Mustafa mbrëmë në Facebook, ku ai deklarohet rregullisht, iu përgjigj të gjitha reagimeve që erdhën nga PDK, zyrtarët e së cilës thanë se nuk pranojnë që kjo parti të bëhet pjesë e Qeverisë.

Mustafa dje shkroi se partia e tij nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie, është në opozitë dhe brenda saj nuk ka dy zëra, shkruan Gazeta Express.

“LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK është partia më e madhe në Kosovë. LDK është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra. Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në”, shkroi të mërkurën Mustafa.

Mirëpo, vetëm dy ditë më parë, ai thoshte se pranon se pranon të bëhet pjesë e institucioneve nëse ndodhë një rikonfigurim i tyre.

Këtë qëndrim ai e shpalosi të hënën kur mbajti mbledhje me Grupin Parlamentar dhe aty fillimisht tha se nëse nuk mbahen zgjedhjet, atëherë LDK do të bëhej pjesë e qeverisë, por jo e kësaj aktuales.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka platformën dhe dokumentin bazë lidhur me dialogun. Orientimi ynë në atë dokument është se duhet të shkohet në zgjedhje në mënyrë që të fitohet legjitimiteti politik. Nëse nuk shkohet në zgjedhje duhet të mendohet në rikonfigurim total të qeverisjes ose të institucioneve të tanishme të vendit në mënyrë që të sigurohet përfaqësimi i domosdoshëm i cili do të mundësonte ratifikimin e marrëveshjeve”, ka thënë Mustafa.

Pra, kreu i LDK’së po kërkonte konfigurim të qeverisë por lojtarët me të cilët ai do të vepronte për krijimin e qeverisë “së konfiguruar” mbeten enigmë.

Analistët politikë gjatë këtyre ditëve thanë se siç e do tradita e LDK’së, mund të ketë në të ardhmen marrëveshje mes LDK’së dhe PDK’së, dhe kumbarë i një marrëveshjeje të tillë do të ishte Presidenti Hashim Thaçi.

Ndërsa, Mustafa, pasi foli për konfigurimin e qeverisë, u kërkoi gazetarëve të mos dilnin me mendimin se LDK do të bëhet pjesë e qeverisë aktuale.

Ai shpjegonte se çka po nënkuptonte kur po thoshte se nëse nuk ka zgjedhje, atëherë LDK pranonte konfigurimin e qeverisë, si metodë për inkuadrim në të.

Sipas Mustafës, duhet të bie qeveria e Haradinajt, e pastaj të ndërmerren veprime ashtu që LDK ta sigurojë dialogun me Serbinë.

“Ju veç mos dilni prej këtu, me bindjen se ne do t’i bashkohemi kësaj qeverie. Kurrë. Atë nuk e thash dhe nuk e them, kësaj qeverie ne nuk do t’i bashkohemi. Rikonfigurimi është punë tjetër, që duhet kjo qeveri me ra dhe pastaj duhet me pa çka duhet ne me bë në mënyrë që ne me siguru dialogun, sepse në asnjë rast LDK-ja nuk është shprehur se do t’i bashkëngjitet kësaj qeverie”. /Express/