Dramë: Gjermania mposhtë Holandën në fund / Video

U mendua se po shkonte ndeshja drejtë barazimit, por Gjermania e befasoj Holandën duke mposhtur midis Amsterdamit.

Gjermania e nis me fitore kampanjën kualifikuese për EURO 2020, pasi mposhti Holandën me rezultat 2-3.

Holanda dhe Gjermania dhuruan spektakël duke shënuar pesë gola.

Gjermanët e mbyllën pjesën e parë me epërsinë 0-2 me golat e Leroy Sane dhe Serge Gnabry.

Në pjesën e dytë, vendasit shkrin rezultatin dhe barazuan 2-2, shënuan Matthijs de Ligt dhe Memphis Depay.

Por, paka para fundit të takimit, realizoi Nico Schulz për t’ia dhuruar tri pikë Gjermanisë.

Neuer tregon se është më i miri, Gnabry dyfishon me një gol të çmendur / Video

Manuel Neuer ka treguar kundër Holandës se është portieri më i mirë jo vetëm i Gjermanisë, por i të gjithë botës.

Numri një i kombëtares së Joachim Low i ka mohuar dy gola të sigurt sulmuesit të Holandës, Ryan Babel, me dy pritje të jashtëzakonshme në harkun e dy minutave.

Pasi ka shpëtuar rezultatin, portieri i Bayern ka parë Gnabry të realizoj golin e dytë të gjermanëve me një goditje të mrekullueshme në limitet e zonës së rreptësisë në minutën e 34-t.

Holanda dhe Gjermania LIVE

Holanda dhe Gjermania, që do të përballen nga ora 20:45, gjenden në Grupin C në kualifikimet për Euro 2020.

Holanda tashmë e ka zhvilluar një ndeshje dhe ka triumfuar 4-0 kundër Bjellorusisë, kurse për Gjermaninë do të jetë ndeshja e parë në këto eliminatore.

Këtë ndeshje Holanda vs Gjermania LIVE mund ta ndiqni më poshtë :

Klasikja evropës: Holandë – Gjermani, formacionet zyrtare / Foto

Sonte kombëtarja gjermane e fillon ciklin kualifikues për EURO 2020, kundër kombëtares holandeze.

Ekipi i drejtuar nga Joachim Low viziton Holandën në stadiumin ‘ Johan Cruijff Arena’ në Amsterdam.

Ndeshja fillon nga ora 20:45 dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshje, shkruan Teleshkronja Post.

Këto janë skemat zyrtare nga dy trajnerët:

Formacionet zyrtare: Gjermani vs Holandë

Gjermania dhe Holanda kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës për Nations League.

Panzerët janë nikoqir të Tulipanëve në ndeshjen e fundit të Grupit 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve, shkruan Teleshkronja Post.

Gjermania vjen në këtë ndeshje pa asnjë shpresë për të dalë lider i grupit pasi ka mbetur në pozitën e fundit dhe në edicionin e ardhshëm do luajë në Ligën B.

Në anën tjetër, mysafirët holandezë me një fitore ose një barazim do fitonin grupin dhe do kalonin në Play-Off për një vend direkt në Evropian.

Formacionet zyrtare:

Gjermania: Neuer; Hummels, Rudiger, Sule; Schulz, Kroos, Kimmich, Kehrer; Sane, Werner, Gnabry.

Holanda: Cillessen: Tete, de Ligt, van Dijk, Blind; Wijnaldum, de Jong, de Roon; Promes, Depay, Babel.