Më 12 qershor në Kosovë pritet të vijnë Hillary Clinton dhe Madeleine Albright

Kosova më 12 qeshor shënon përvjetorin e 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në vendin ton

Për të nderuar personalitetet kryesore ndërkombëtare që kontribuan në intervenimin dhe çlirimin e Kosovës, tre ish presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaha dhe presidenti aktual, Hashim Thaçi, më 12 qershor do të organizojnë pritje madhështore në Prishtinë.

I tërë ky organizim i është besuar ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo do të merret me dërgimin e ftesave për këto personalitete.

Në këtë ceremoni, siç mëson Ballkani.info, pritet të marrin pjesë edhe dy ish sekretaret e shtetit amerikan, Madeleine Albright dhe Hillary Clinton.

Në kohën e intervenimit dhe të çlirimit të Kosovës, zonja Albright ishte sekretare e shtetit dhe zyrtarja kryesore amerikane që i dha shtytje fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Në anën tjetër, zonja Clinton aso kohe ishte Zonja e Parë e Amerikës, pasi që bashkëshorti i saj, Bill Clinton mbante postin e presidentit. Përveç kësaj, Hillary Clinton edhe në kohën kur ishte sekretare e shtetit, nga 21 janari i vitit 2009 deri në shkurt të vitit 2013, dha kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Se dy ish sekretareve u është dërguar ftesë që të jenë të pranishme më 12 qershor në Kosovë, nuk e ka mohuar zyrja e ish presidentes Jahjaga.

Në një përgjigje për Ballkani.info, zyra e Jahjagës ka thënë se ata janë në proces të krijimit të listës së të ftuarve për ngjarjen, gjë kjo e cila sipas tyre do të publikohet me kohë.

“Më 26 mars 2019, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATOs në Kosovë. Ky këshill udhëhiqet nga Presidentja Jahjaga. Këshilli Organizativ ka mbajtur takimin e parë dje, dhe është në proces të krijimit të listës së të ftuarve për ngjarjen. Detaje të tjera të ngjarjes do të publikohen me kohë”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Jahjagës për për Ballkani.info.

Më 12 qershor Kosova shënon 20 vjetorin e çlirimit nga okupatori serb. Kjo datë shënohet edhe zyrtarisht si hyrja dhe marrja nën kontroll e territorit të Kosovës nga forcat e NATO-s.

Familja Clinton: Presidenti Bush ishte rival që na u bë mik

Miku i përhershëm i shqiptarëve, Bill Clinton, dhe ish-sekreatarja e shtetit, Hillary Clinton, e kanë publikuar një deklaratë për vdekjen e ish-presidentit George H.W. Bush, i cili vdiq të premten në moshën 94-vjeçare.

Clintoni e kishte mposhtur Bushin në zgjedhjet presidenciale të vitit 1992, ndërsa pas tyre ata u bënë miq të mirë.

Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë të familjes Clinton:

Hillary dhe unë e vajtojmë vdekjen e Presidentit George H.W. Bush dhe e falenderojmë për punën, dashurinë dhe miqësinë e tij në jetën e tij të gjatë e të mrekullueshme.

Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për miqësinë që e krijuam. Që nga çasti që e takova si guvernator i ri, i ftuar në shtëpinë e tij, isha i mahnitur me mirësjelljen e tij ndaj vazjës sime, Chelsea, dhe me përkushtimin e tij ndaj Barbaras, fëmijëve dhe tërë familjes së tij.

Shumë pak amerikanë kanë qenë të aftë për t’u krahasuar me shërbimin që ia ka bërë ai Shteteve të Bashkuara dhe kënaqësinë që ndiente ai nga kjo punë, përfshirë shërbimin ushtarak në Luftën e Dytë Botërore, punën e tij në Kongres, në Kombet e Bashkuara, në Kinë, në CIA, si Zëvendëspresident dhe si President, drejt arritjes së unitetit, paqes dhe lirisë, në një botë që sapo kishte dalur nga Lufta e Ftohtë.

Ai kurrë nuk u ndal së shërbyeri. E kam parë këtë për së afërmi, pasi kemi punuar bashkë në Azi dhe këtu pas uraganit Katrina. Libershipi i dalluar dhe zemra e tij e madhe ishin gjithmonë në pah.

Jam thellësisht mirënjohës për çdo minutë që e kam kaluar me Presidentin Bush dhe gjithmonë do ta ruaj miqësinë me të si njërën nga dhuratat më të mëdha që m’i ka dhënë jeta.

Zemrat dhe lutjet tona janë për tërë familjen Bush, thuhet në letrën e ngushëllimit, shkruan “Huffington Post”, përcjellë Teleshkronja Post.