Presidenti Thaçi: “Ta pezullojmë përkohësisht taksën për t’i hapur rrugë dialogut”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një konferencë për media, i ka dhënë mesazhe të qarta kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj, që duhet të ruhet miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Thaçi ka thënë se Kosova assesi nuk duhet që në sytë e partnerëve të duket si penguese e vazhdimit të dialogut, duke propozuar jo heqjen e taksës, por siç ka thënë presidenti, një pezullim të përkohshëm për t’i hapur rrugë dialogut të Brukselit.

Ai ka thënë se kjo taksë sigurisht që po i shkakton dëme të mëdha Serbisë, megjithatë nuk ka ndonjë çmim i cili mund të paguajë prishjen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në kuadër të qëndrimit dyditor kemi zhvilluar dhjetëra takime. Kemi pasë edhe takime të shkurtra edhe me sekretarin Mike Pompeon. Kam takuar edhe kongresistin Engel. Ne duhet të vazhdojmë të investojmë fuqishëm për të ruajtur partneritetin strategjik me SHBA-të. Një kultivim i tillë i raporteve, garanton progres e të ardhme të sigurt, anëtarësim në NATO dhe BE, por edhe në OKB. Ajo që dua të potencoj është që SHBA, siç e ka theksuar Trump, e ambasadorët në Kosovë e në Beograd, është që Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet e veta shtetërore, të ruaj partneritetin me shtetet që e kanë ndihmuar gjithmonë, që janë SHBA-ja e BE-ja. Prandaj edhe thirrja e SHBA-së për institucionet e vendit, është që Kosova të kalojë këtë perceptim të krijuar si pengesë për negociata dhe për arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Që Kosova të tejkalojë këto pengesa, në veçanti pezullimin e taksës në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë në Bruksel”, ka thënë Thaçi para gazetarëve.

Sipas presidentit, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet i pakushtëzuar.

Ndërkohë thotë se vendimi për pezullimin e taksës duhet të merret nga Qeveria, partnerët e koalicionit.

“Dialogu duhet të zhvillohet i pakushtëzuar. Prandaj mendoj se kjo këshillë duhet të respektohet, jo për t’u hequr taksa, por për t’i dhënë mundësi për një pezullim të përkohshëm, një procesi të një angazhimi të gjithanshëm ndërkombëtar. Natyrisht se ky vendim i takon Qeverisë së Kosovës, partnerët e koalicionit. Duket që Serbia po dëmtohet ekonomikisht, por nuk ka çmim që mund të paguajë dobësimin e raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të ruhet miqësia me Amerikën. Ftoj spektrin politik të mendojnë urtë e mençur”, ka shtuar presidenti.

Thaçi, gjithashtu, ka thënë se duhet të parandalohet ideja e Haradinajt për organizimin e një konference ndërkombëtare për Kosovën, pasi, sipas tij, aty do t’i jepej mundësi Rusisë dhe Kinës, që të ndërhynin në dialog, me rrezikun për hapjen edhe të statusit të Kosovës.

I pyetur nga gazetarët se çfarë ka dashur të thotë me deklaratën për korrigjim të lehtë të kufijve, Thaçi është arsyetuar se Kosova duhet të zyrtarizojë kufijtë me Serbinë njësoj siç ka vepruar me Maqedoninë e Malin e Zi.

“Ne kemi bërë zyrtarizimin e kufirit me Maqedoninë, diçka e tillë ka ndodhur me Malin e Zi dhe e njëjta procedurë duhet të respektohet për angazhimet tona për njohje reciproke me zyrtarizmin e kufijve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kufijtë janë edhe në veri edhe në jug, për të ndodhur njohja ndërkombëtare”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Thaçi takohet me Haradinajn dhe niset për Amerikë

Sot në mëngjes presidenti Thaçi pati takim me kryeministrin e Kosovës, dhe më pas Hashim Thaçi është nisur për në Shtetet e Bashkuara.

Në postimin e tij në Facebook, presidenti ka shkruar se do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

“Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Vetëm një orë më parë, kryeministri Haradinaj u takua me Thaçin, e ku u bë e ditur se janë konsultuar për agjendën shtetërore.

Kujtojmë se kryeministri Haradinaj nuk do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, pas vendosjes së taksës për produktet serbe e boshnjake.

Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marr pjesë në Lutjet e…

Posted by Hashim Thaçi on Monday, February 4, 2019

Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA.RH

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, February 3, 2019

Hashim Thaçi e fton Sali Berishën në debat publik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ftuar ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, në një debat publik.

Thaçi i ka thënë gazetarit Ylli Rakipi, në Shqipëri, se dëshiron dhe është i gatshëm të përballet me Berishën, i cili ka paraqitur një sërë argumentesh kundër idesë së presidentit kosovar për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është një ftesë e hapur dhe publike, që presidenti Thaçi i dërgon ish kryeministrit Berisha.

Nuk dihet nëse ky i fundit do të përgjigjet pozitivisht.

Thaçi tregon qka u bisedua në takim me ambasadorin Kosnet dhe liderët

Pas më shumë se dy orë pasi përfundoi takimi mes liderëve, presidenti Hashim Thaçi ka publikuar një deklaratë.

Aty shkruan se si në takim u bisedua për ruajtjen e raporteve mes Kosovës dhe SHBA’ve, transmeton Teleshkronja Post.

Në postim Thaçi e ka përsëritur edhe një herë kërkesën se pret vendimmarrje të përgjegjshme në përputhje të plotë me interesat shtetërore sepse nuk ka kohë për të humbur.

Përfundon takimi i Thaçi me liderët e koalicionit

Para pak çastesh ka përfunduar takimi i liderëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma-AKR.

Pas pak informacione më të detajuara…

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendësësit e tij, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, janë parë ta kenë lënë takimin, por nuk janë prononcuar para gazetarëve që po i prisnin në oborrin e ndërtesave të Kuvendit dhe Qeverisë.

Ata kanë hyrë në zyrat e ndërtesës së Qeverisë

Nuk janë parë të ketë dalur nga takimi kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në zyrë të Qeverisë ka hyrë edhe Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës dhe i PSD-së, që thotë se është në opozitë. Ahmeti bashkë me Limajn janë kryesues të Ekipit shtetëror të dialogut.

Në takim ishte edhe ambasadori francez, Didier Chabert, i cili ishte i pari që ka dal nga takimi.

Presidenti Thaçi uron Kadaren për ditëlindje, ka fjalë të mëdha për të

Shkrimtari më i famshëm shqiptarë, Ismail Kadare, sot feston 83 vjetorin e lindjes.

E sot presidenti Thaçi e priti në presidencë bashkë me bashkëshorten duke i uruar ditëlindjen, transmeton Teleshkronja.

Për Ismail Kadarenë Thaçi ka fjalë të mëdha, ai e cilëson si shkrimtarin më të shquar shqiptarë.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit në rrjetin social Facebook:

Edhe një status nga Thaçi, flet për veprime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shkruar edhe një postim në Facebook.

Ai ka shkruar se si institucionet e Republikës së Kosovës ditët në vijin do ndërmarrin veprime në interes shtetëror dhe forcim partneriteti.

Ja postimi i tij në Facebook:

“Në ditët dhe javët në vazhdim, institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin veprime dhe vendime në interes shtetëror dhe të forcimit të partneritetit me aleatët tanë ndërkombëtarë. Të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të mbrojtjes, avancimit dhe arritjes së qëllimeve tona strategjike shtetërore. Dialogu dhe marrëveshja eventuale paqësore vetëm sa e përshpejtojnë realizimin e synimeve tona për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Këto synime janë të arritshme, për aq kohë sa jemi të bashkuar, pozitë, opozitë dhe shoqëri civile, flasim fuqishëm njëzëri dhe kemi mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, respektivisht mbështetjen e SHBA-së. HTH.”

Matoshi i përgjigjet presidentit Thaçi për borën e shkrirë

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi ka publikuar një poezi të Ndre Mjedës, kur i është përgjigjur Presidentit të Kosovës, i cili shkroi një status, me figura stilistike, për shkrirjen e borës dhe largimin e taksës.

“Po shkrihet bora/ Dimri po shkon/ Bulbyl i vorfen/ Pse po gjemon?/ Pushoi murrlani/ Me duhie t’vet’/ Bylbyl i vorfen/ Çou, mos rri shkret’”, ka shkruar Matoshi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi këtë deklaratë ia ka dërguar Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se bora do të shkrihet kur është pyetur se kur do të hiqet taksa ndaj produkteve serbe të kërkuar nga SHBA’ja.

Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi e ka pyetur përmes një statusi në FB Kryeministrin Ramush Haradinajn nëse po shkrihet bora apo po bëhet skllotë, duke iu referuar deklaratave të Shefit të Qeverisë për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe të kërkuara nga SHBA’ja.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë!”, ka shkruar Thaçi në Fb.

Haradinaj para disa ditësh kur ishte përgjigjur se kur do të hiqet taksa kishte thënë se “bora do të shkrihet dikur”.
“E mirëpres takimin, është propozim i kreut të Kuvendit Kadri Veseli. Ka me u shkri bora dikur”, kishte deklaruar Haradinaj.

Presidenti i Kosovës edhe më herët kishte kërkuar të hiqet taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake pas kërkesës së SHBA’së.

Ambasada e Amerikës në Kosovë edhe javën e kaluar ridërgoi një qëndrim drejt Qeverisë për t’u hequr taksa. Paralajmëroi pasoja për ata që nuk përfillin kërkesën e tyre.

Ramush Haradinaj u përgjigj duke thënë se taksa nuk është kundër Amerikës por kundër Serbisë e Rusisë.

“Bora po shkrihet” përfundimisht ?

“Bora do të shkrihet,” kështu tha para disa ditësh kryeministri Haradinaj, e sot zoti Thaçi e konfirmoj se po ‘shkrihet’ dhe uron të mos bëhet ‘skllotë’.

Metafora e përdorur nga dy krerët e shtetit ende po mbetet e paqartë, njëri e tha në media, e tjetri e tha me status në Facebook.

Para dy ditësh ambasada amerikane në Prishtinë dërgoi edhe një letër drejtë qeverisë, ku kishte tone të ashpëra ku shpjegonin qartë se duan heqjen e taksës në mënyrë që të fillojë dialogu me Serbinë.

E kur u pyet dje pasdite Haradinaj për letre ‘amerikane’ ai u përgjigj duke iu thënë mediave se nuk ka përgjigje për momentin.

E siç duket lajmin për heqjen e taksës, për herë të parë ia ka treguar presidentit të vendit Hashim Thaçi, shkruan Teleshkronja Post.

Në këtë mund të aludohet pas statusit të presidentit në Facebook, ku tha “Bora ka zënë të shkrihet shpejt…Uroj të mos bëhet skllotë !,” duke lënë të kuptohet se taksa do të hiqet.

Nuk e dematon askush postimin e Thaçit drejtuar Haradinajt (Foto)

Para pak minutash sipas dyshimeve është hakuar profili i Presidentit Thaçi në Facebook.

Në një status të sapo publikuar shkruhet : “Bora ka zënë të shkrihet shpejt…
Uroj të mos bëhet skllotë! HTH,” përcjellë Teleshkronja Post.

Kjo deklaratë është e zënë se i drejtohet kryeministrit Haradinaj, pasi ai e ka përdorur disa herë si metaforë kur është pyetur për heqjen e taksës dhe për këtë nuk ka demantuar asnjë gjë presidenca.

Ende nuk dihet e sigurtë nëse profili i presidentit Thaçi është hakuar apo vërtetë është shkruar nga ai.

Portali Teleshrkonja Post ishte i pari që raportoj për statusin e Thaçi, vetëm disa sekonda pas publikimit./TeleshkronjaPost/

Ja postimi i tij në Facebook.