Presidenti Thaçi në Bruksel: ‘BE-ja ta marrë vendimin e vonuar për heqjen e vizave’

I pari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin ka biseduar për situatën politike, për perspektiven evropiane, për liberalizimin e vizave dhe për dialogun.

Thaçi e ka falënderuar presidentin Tusk për mbështetjen që BE-ja i ka dhënë Kosovës në dy dekadat e fundit, njofton kumtesa.

Ai ka theksuar se rajoni po vazhdon të jetë në një ”Status Quo” të vështirë, e cila po ngadalëson shumë procese.

“Zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe një qartësi, dinamikë dhe zotim më i madh i BE-së për perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë përgjigja më e mirë ndaj këtij stagnimi”, tha presidenti Thaçi.

Siç thuhet në njoftim, pas plotësimit të të gjitha kritereve, presidenti Thaçi ka thënë se ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i pakuptimtë dhe i papranueshëm, pavarësisht arsyetimeve të vazhdueshme nga BE-ja dhe shtetet anëtare.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Brukseli dhe Perëndimi janë orientimi i vetëm strategjik i Republikës së Kosovës.

Ajo që u vërejt në takim ishte se BE-ja nuk e ka vendosur flamurin e Kosovës, duke ngjallur polmika për mos-respektimin e Kosovës si shtet i pavarur me status të mbyllur./Teleshkronja Post/

Komisioneri Hahn: ‘Shkëmbimi i territoreve mund të diskutohet nëse duan liderët’

Para disa muajve ishte temë tabu dhe goditej rëndë kushdo që e fliste rreth kufijëve. Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka folur rreth një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Z.Johannes Hahn ishte në Washington javën e kaluar për të diskutuar për Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor me homologët e tij të SHBA-së.

Në këtë kontekst, siç shkruan “The Washington Post,” ai ka folur edhe rreth marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe asaj që quhet sot Maqedonia Veriore, duke thënë se bashkë, SHBA dhe BE-ja u treguan të suksesshme.

Sipas tij, në luftërat e viteve 1990 dhe pasojat e tyre, Uashingtoni ishte në “vendin e shoferit” në rajon, jo Brukseli. Sot, Hahn tha, e kundërta është e vërtetë. Shtetet e Bashkuara janë shumë mbështetëse për Bashkimin Evropian dhe në rajon, tha ai, duke shtuar, “mendoj se ata janë mjaft të lumtur që ne jemi sot në krye të rajonit”.

Dhe shpresa e Hahn është që zgjidhja e mosmarrëveshjes të emrit të Maqedonisë do të shërbejë si pararendës ndaj zgjidhjeve të konflikteve të tjera, duke përfshirë edhe në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton “EO”.

Megjithatë, duke folur rreth një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht rreth mundësisë së “korrigjimit të kufijve”, Hahn theksoi se një marrëveshje ligjërisht detyruese midis dy do të mbulonte fushat përtej kufijve dhe se “një element themelor në një marrëveshje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”.

“Tani për tani, askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ishte një rezultat final”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se edhe “një shkëmbim i mundshëm i territorit mund të jetë si pjesë e saj – nëse palët dëshirojnë”.

“Parakushti i vetëm që kemi ngritur është se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon”.

Gjithsesi, një marrëveshje politike që vjen me koston e të tjerëve, tha Hahn, do të ishte e papranueshme për Bashkimin Evropian.

Kjo temë ka ndarë rrugët e liderëve politik në Kosovë, disa duke e kundërshtuar fuqishëm e disa duke e përkrahur./Teleshkronja Post

Zyrtare: Presidenti Kosovë shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme / Dokument

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ndërmarrë sot një vendim të paparalajmëruar.

Thaçi ka marrë vendim për shpallje të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Tutje u shtua se në pajtim me këtë vendim, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna të Kosovës do të mbahen më 19 maj 2019.

Polici Izet Demaj dekorohet me Urdhrin “Hero i Kosovës.”

Sot pasdite është dekoruar me Urdhrin “Hero i Kosovës,” polici i rënë gjatë detyrës në Istog, Izet Demaj.

Kjo është bërë e ditur nga vet Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social ”Facebook”.

Në status Thaçi shkruan:
Në familjen e policit Izet Demaj, që ra në krye të detyrës më 27 dhjetor 2018. Urdhrin “Hero i Kosovës” ia dorëzova vajzës së heroit, Valëzës. HTH

Kujtojmë se Polici Izet Demaj u vra gjatë detyrës në Istog në shkëmbim zjarri me grabitësin e një banke./TeleshkronjaPost/

Thaçi, Selimi e Lushtaku përkujtojnë 24 marsin me fli e çaj rusi në Drenicë

Shënimin e 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-së gjithkush ka vendosur ta përkujtojë në mënyra të ndryshme.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbyllur ditën e fundit të kësaj jave me fli, çaj rusi e në shoqërinë e Sylejman Selimit e Sami Lushtakut.

Thaçi, Lushtaku e Selimi kanë qëndruar mbrëmjen e sotme në odën e Jetullah Gecit në Llaushë të Skenderajt.

Fotografitë në fjalë janë publikuar nga djali i Jetullahit, Arbër Geci , pikërisht sot kur u bën 20 vjet nga bombardimet e NATO-s, shkruan Indeksonline.

E gjatë ditës, Thaçi ishte i pranishëm edhe në Epopenë e Dukagjinit në Gllogjan ku tha se kjo epope shënoi një kthesë historike në luftën për liri, çlirim dhe pavarësi.

Thaçi e nis diten duke kujtuar bashkimin në Rambuje

Presidenti Hashim Thaçi ka shkruar për 20-vjetorin e finalizimit të marrëveshjes së Rambujesë. Ai duke kujtuar bashkimin e spektrit politik në “negociatat rraskapitëse”, ka kërkuar që e njëjta të ndodhë edhe tani, kur ai dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po negociojnë për një marrëveshje.

Janë bërë 20 vjet qëkur delegacioni kosovar dhe ai serb finalizuan negociatat në Rambuje.

Presidenti Thaçi, i cili atëherë po merrte pjesë si përfaqësues politik i UÇK-së në negociata, ka kujtuar konferencën.

“Finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë. Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”.

Sipas Thaçit, me bashkimin e spektrit politik, gjatë konferencës së Rambujesë u bë e mund arritja e një marrëveshjeje.

“Bashkimi i spektrit politik në atë kohë dhe besimi i palëkundur te Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje pas negociatave të vështira dhe rraskapitëse”,

E, ai ka kërkuar që bashkim të njëjtë të ketë edhe tani kur dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja i refuzojnë negociatat me Serbinë, të udhëhequra nga Presidenti.

“Sot, si 20 vjet më parë, duhet të bashkohemi të gjithë për të jetësuar ëndrrën e radhës – anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti Thaçi: Nëse është nevoja Beogradit do t’i përgjigjemi me Ushtri

‘’Ndarja e Kosovës është ide e vjetër serbe. E kanë dëshiruar por nuk do të ndodh. Unë jam komandant suprem. Dëgjoj plot zëra nga Serbia. Kosova do t’i përgjigjet edhe me ushtri, me FSK dhe jo vetëm me polici. Nëse nuk ndalet Beogradi me politikën nxitëse, do të mbrojmë territorin, sovranitetin dhe pavarsinë me cdo kusht’’, ka thënë Thaçi.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se beson fuqishëm në idenë e korrigjimit.

“Unë besoj fuqishëm në idenë e korrigjimit. Çka nënkupton kjo, Kosova vend i pavarur dhe sovran dhe përfshirjen e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, pa u cenuar asnjë milimetër e Kosovës”, ka thënë ai në Klan Kosova- transmeton Indeksonline.

Thaçi ka thënë se me shkëmbim nënkupton pazar, dhe se ai nuk bënë pazare.

“Për mua shkëmbimi është pazar dhe unë nuk bëjë pazar. Unë jam vetëm që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkëngjiten Kosovës, pasi që mbi 99% në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë t’i bashkohen Kosovës. Edhe 20 vite nëse nuk ndodhë atje do të kemi fare ose pak shqiptarë pasi që do të dëbohen”, ka thënë tutje Thaçi gjatë intervistes.

Sipas tij, për idenë e shkëmbimit të territoreve kanë dhënë opinione edhe shumë personalitete tjera si ish-presidenti Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, e shumë të tjerë.

Prononcohet edhe Haradinaj pas takimit me zyrtarin amerikan, David Hale

Është deklaruar edhe kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, David Hale.

Takimi i mbajtur në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, bashkë me Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli.

Pas takimit, Haradinaj ka shkruar një status në Facebook duke thënë se Kosova u tha amerikanëve se është e gatshme për dialog dhe e unifikuar.

I pari i qeverisë nuk e ka përmendur taksën fare, vetëm duke iu referuar një marrëveshje e cila përfshinë edhe tregtinë e lirë.

Gjithashtu edhe Presidenti Hashim Thaci ka shkruar se cka ndodhi sot në takimin me nënsekretarin amerikan për Politikë të Jashtme, David Hale./Teleshkronja Post/

Postimi i plotë i Haradinajt: