Kastrati dhe Bahtiri memorandum bashkëpunimi për 51 shtëpi në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës Jugore dhe Shoqata Jetimat e Ballkanit kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Kjo u bë e ditur sot përmes një njoftimi në Facebook nga kryesuesi i shoqatës dhe humanisti Halil Kastrati, raporton Teleshkronja Post.

Kryetari Agim Bahtiri dhe Halil Kastrati kanë nënshkruar marrëveshjen, ku u bë e ditur se do dhurohen 51 shtëpi.

Postimi i plotë :

Lajm i madh 51 shtepi do te ndertohen ne komunen e MitrovicesSot u nenshkrua memorandumi bashkepunues mes Shoqates…

Posted by Halil Kastrati on Thursday, January 31, 2019

Arbana Xharra i del në mbrojtje Halil Kastratit

Arbana Xharra ka kritikuar të gjithë ata që që po sulmojnë humanistin Halil Kastrati.

Ajo ju kujtuar atyre se është poshtërsi atyre që e sulmojnë një njeri që po ndihmon familjet e varfëra në Kosovë, derisa ka thumbuar shumë personat tjera nga politka e gazetarë që janë bërë milionerë pas luftës.

Ish-këshilltarja e kryetarit të Kuvendit, Arbana Xharra i ka dal në mbrojtje humanistit të madh shqiptar, Halil Kastrati. Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka thënë se është poshtërsi që të sulmohet ky humanist.

Sipas Ish-këshilltares e kryetarit të Kuvendit, Kastrati po kryen një punë që normalisht ishte dashur ta kryen shteti.

Postimi i Xharrës në Facebook :

Me i ra ne qafe Halilit pse po del para kamerave nderkohe qe nise prej politikaneve, shoqerise civile, estradës…e s’len kush pa i keqpërdorë njerëzit ne skamje, te semuret bile edhe femijet me kancer per disa lajka ne Facebook ose nje grusht vota, eshte poshtërsi. Mediat le ta “gozhdojne” Halilin nese zbulojne qe ai po i keqperdore fetarisht keto familje, qysh kane bo shume organizata te tjera pas luftes, perndryshe ky njeri po kryen nje pune qe ne rrethana normale shteti duhet me marre pergjegjesi. Pra me lajm eshte, qysh kaq shume familje jane tu rrnu ne skamje ne Kosove derisa “ajka” e shoqerise kosovare, politikane, perfaqesues te NGO-ve e jo pak gazetare kane mrri me u bo milionera!

Vetëm ata që nuk kanë kulm mbi kokë e kuptojnë vlerën e Halil Kastratit

Gazetari i RTK-së dhe rofesori universitar, Milazim Krasniqi, ka goditur kritikuesit e humanisitit të shqiptar, Halil Kastratit.

Krasniqi me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se për ta kuptuar rolin e madh të Halil Kastratit dhe bamirësinë e tij.

Duhet me qenë pa kulm dhe vetëm atëherë e kupton se çfarë pune të madhe bën ai me shoqatën e tij ”Jetimat e Ballkanit,” ka shkruar Krasniqi.

Postimi i Krasniqit:

Duhet të jesh në lëkurën e familjeve që nuk kanë pasur kulm mbi krye e që janë bërë me shtëpi, për ta kuptuar vlerën e angazhimit të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe të Halil Kastratit personalisht. E pakta, duhet të shkosh me ta në ndonjë nga ato familje, kur u kumtohet se do të bëhen me shtëpi dhe kur shtëpia u dhurohet, e të kuptosh se si mjerimi zëvendësohet me gëzim, vuajtja me shpresë. Përtej kësaj, ka veç kundërthënie logjike e hipokrizi. Pse? Sepse ata që kërkojnë transparencë në të gjitha rastet e tjera, këtu kërkojnë mungesë transparence. E dyta, ka njerëz që shesin moral në publik, ndërsa tregojnë mungesë dhembsurie ndaj njerëzve që vuajnë.

Para pak ditësh Flaka Surroi, drejtoresha e Kohavisionit kishte thumbuar Kastratin duke i thënë manipulues me fatin e të pastrehëve për aktivitetin e tij bamirës që po e zhvillon çdoherë në praninë e kamerave./TeleshkronjaPost/

Flaka Surroi thumbon Kastratin

Publicistja Flaka Surroi ka sulmuar Halil Kastratin për aktivitetin e tij bamirës që po e zhvillon çdoherë në praninë e kamerave.

Surroi pa përmendur emra, ka shkruar se kurrfarë bamirësie nuk është ajo e cila përcillet me kamera e komunikata për shtyp.

“Kurrfarë bamirësie nuk është ajo të cilën e përcjellin kamerat dhe kumtesat për shtyp. Është, për më tepër, keqpërdorim i atyre, që për fat të keq, kanë nevojë që dikush t’iu ndihmojë që të mbijetojnë. Nëse bash keni vendosur të ndihmoni, bëjeni qetazi, për ndërgjegje, e jo për reklamë” ka shkruar Surroi.

Ndryshe, gjatë natës së mbrëmshme humanisti, Halil Kastrati bëri të ditur se më 17 shkurt do t’i dhurojë 17 banesa për njerëzit në nevojë.

Po ashtu mbrëmë në emisionin ‘Oxygen’ dhuroi një shtëpi për një familje në nevojë. Ishte kjo skenë që irritoi shumë njerëz, të cilët thonë se ndihma duhet të bëhet në heshtje./Periskopi/

Humanisti Kastrati flet për fondet ruso-serbe / VIDEO

Humanisti Halil Kastrai ka deklaruar se janë organizatë e regjistruar në shtet dhe se gjithë transaksionet nuk shpëtojnë pa u kontrolluar.

“Dhe jemi të kënaqur që kontrollohemi. Gjithçka shkon përmes bankës”, ka deklaruar ai.

Kastrati tha se pranojnë edhe para të gatshme në dorë, por personave që i dhurojnë ua japim një dokument, dhe ato para pastaj i dërgojnë në bankë në emrin e shoqatës.

Në Oxygen Press tha se ka pasur raste kur kanë thënë; stop mos ndihmoni, derisa të ju gjejmë vendin këtyre që kemi.

Ka thënë se aty para dhurojnë vetëm shqiptarët.

“Ne listat i qesim, prej ditës së parë të themelimit nuk kemi pranuar fonde të huaja. Nëse dikush ka dyshime, le të shkon te organet e drejtësisë”, ka thënë ai.

Ka shpjeguar se vazhdimisht publikohen listat e donatorëve, me emra dhe shumë të dhëna./ OxygenPress.info

Lajmi i madhë i Halil Kastratit për 17 shkurt / VIDEO

Halil Kastrati nga Jetimat e Ballkanit, vazhdon të jetë njëri nga humanistët më të mëdhenj në Kosovë.

I ftuar në emisionin Oxygen, konfirmoi se më 17 shkurt, në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të dhurojë 17 çelësa banesash.

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në ditën e flamurit kombëtar me 28 nëntor, kishte dhuruar 28 palë çelësa, për 28 familjare në nevojë.

Ndërkaq, që nga themelimi, ka gëzuar qindra familje shqiptare me kushte të rënda ekonomike.

Sonte në Oxygen ai dhuroi edhe një banesë për një familje nga komuna e Gjilanit.

Halil Kastrati njihet si njëri ndër personat më të dashur dhe më të respektuar në Kosovë, për shkak të aktiviteteve të bamirësisë.

Halil Kastrati dhuron një banesë gjatë emisionit Oxygen Show / VIDEO

Sonte i ftuar në emisionin “Oxygen Show” me Besim Dinën ishte humanisti nga Prizereni Halil Kastrati.

Gjatë emisionin u dhurua edhe një banesë, për t] cilen nuk ishte në dijeni as Dina as Kastrati, shkruan Teleshkronja Post.

Halil Kastrati dhuroi një banesë gjatë emisionit Oxygen Show, çelësin ia dorëzoi një vogluesheje pa baba.
Banesa është dhuruar në komunën e Gjilanit, VIDEO :

 

Aksioni i madhë për ‘Ditën e Flamurit,’ 28 familje me 28 shtëpi

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në ditën e flamurit kombëtar, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, do të ndajë 28 palë çelësa, në 28 nëntor, për 28 familjare në nevojë.

Kjo është njëra nga iniciativat më të fuqishme humanitare që pritet të realizohet në historinë e re të Kosovës, shkruan Teleshkronja Post.

Ndryshe, drejtori i shoqatës, Halil Kastrati në profilin e tij në Facebook ka shpalosur shqiponjën dykrenare të punuar enkas për këtë ngjarje, në krahët e së cilës janë vendosur çelësat që do të pajisen familjet nevojtare.

“Më ndryshe – gëzim i madh për të gjithë ne. Nesër gëzim i veçantë për 28 familje. 28 pale çelësa të varurua në Shqiponjën dy krenare. Urime”, ka shkruar Kastrati.