Juve 2-3 Tottenham, Higuain, Ronaldo dhe Kane shënojnë (VIDEO)

Harry Kane me golin në minutat shtesë nga gjysma e fushës ia fiton ndeshjen Tottenham ndaj Juventus.

Takimi përfundoj me rezultat 2-3 për Tottenham, një ndeshje plot spektakël dhe gola të bukur.

Pjesa e parë ishte e mërzitshme me vetëm një gol nga Erik Lamela për Tottenham në minuten e 30’të.

Ndërsa pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe, më gjallëruese. Mandzukic u largua nga loja për t’ia lënë vendin Gonzalo Higuain.

Me të hyrë në lojë, pas 10 minutash argjentinasi barazoj rezultatin në 1-1 në min. e 56’të, transmeton Teleshkronja Post.

Ndërsa Ronaldo vetëm 3 minuta më vonë kaloj në epërsi Juven pas një aksioni model i kurorëzuar nga ai.

Lucas Moura më pas e riktheu Tottenham në lojë me golin e tij pas 63 minutash lojë në Singapor.

Ndërsa qershia mbi tortë për Tottenham erdhi në minutat shtesë ku sulmuesi anglez, Harry Kane me super gol nga gjysma fushës ia siguroj fitoren klubit anglez:

Krahasimi i sprinteve të Cristianos dhe Higuaín: gjeni 7 dallimet!

Të dy lojtarët, të cilët ishin shokë sa ishin tek klubi i Real Madridit, punuan së bashku në stërvitjen e Juventusit të martën.

Ndërsa portugezi mburret me eksplozivitetin e tij klasik, sulmuesi argjentinas është më shumë më i ngathët në vrapimin e tij gjatë një trajnimi të parë para sezonit pas pushimeve.

Cristiano Ronaldo ka mbushur 34 vjet në muajin shkurt, ndërsa Gonzalo Higuain ka 31 vjet, shkruan Teleshkronja Post.

Shikoni videon më poshtë dhe na tregoni shtatë dallime që i keni vërejtur tek sprintet e CR7 dhe Higuain.

Gonzalo Higuan ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi flitet se do largohet nga Juventus këtë merkato verore.

Janë dy klube të interesuara, Roma dhe West Hami, dy klubet të cilat duan shërbimet e 31 vjeqarit./TeleshkronjaPost/

Goli u muajit në Premierligë: Mohamed Salah, Eden Hazard apo James Maddison ?

U shënuan disa gola spektakular gjatë muajit prill në Premier Ligën angleze, padyshim mund të quhet muaji i golave të jashtëzakonshëm.

Egjiptiani Mohamed Salah është më i nominuari këtë muaj me dy gola, ose thënë më mirë super gola.

Këta janë disa nga top golat e shënuar, gola të vequar nga Salah, Hazard, Madison, Babel, Hendricks, Digne :

  • Mohamed Salah – Southampton vs LIVERPOOL – Prill 5
  • James Maddison – Huddersfield vs LEICESTER – Prill 6
  • Eden Hazard – CHELSEA vs West Ham – Prill 8
  • Mohamed Salah – LIVERPOOL vs Chelsea – Prill 14
  • Lucas Digne – EVERTON vs Man Utd – Prill 21
  • Jeff Hendrick – Chelsea vs BURNLEY – Prill 22
  • Gonzalo Higuain – CHELSEA vs Burnley – Prill 22
  • Ryan Babel – FULHAM vs Cardiff – Prill 27

Cili ishte goli i muajit prill sipas jush ? Votoni më poshtë duke zgjedhur të preferuarin tuaj…/Teleshkronja Post/