Gold AG thotë: ‘Mire se t’gjeta moj Kosove’

Preshevari Arian Agushi ose i nohur ndryshe me emrin artistik si Gold AG ka publikuar këngën e tij të radhës.

Kënga e re nga rep-artisti 33 vjeqarë i kushtohet dëshmorit të Kosovës Izet Morina nga Malisheva.

Ariani tashmë numëron disa këngë që ia ka kushtuar atyre që dhanë më të shtrenjtën jetë për lirinë dhe vendin tonë, shruan Teleshkronja Post.

E veqanta e këtij videoklipi është se aktor i madhë, Çun Lajçi luan disa pjesë në këngë duke ia shtuar vlerat artistike dhe kombëtare kësaj kënge.

View this post on Instagram

Sonte 💥 MIRË SE T’GJETA MOJ KOSOVË 🇦🇱

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

Tekstin dhe muzikën e këngës e ka kryer vet reperi, videoklipi i realizuar nga Imagine Films, ndërsa orkestrimi i është besuar Alban Fortunës./Teleshkronja Post/

Gold AG ft. Shemi ILIRET – Nënat Shqiptare

Është publikuar dueti ndërmjet Gold AG dhe Shemsi Krasniqit – Shemit të Ilirëve me titull “Nënat shqiptare”.

Arian Agushi e ka bërë muzikën e kësaj kënge, të cilës po ashtu ia ka shkruar edhe tekstin, e cila sot u publikuar në YouTube.

Ndërkaq, për orkestrimin e projektit të ri është kujdesur Fatos Canolli.Ana pamore i është besuar M Production që e ka xhiruar videoklipin e këngës “Nënat shqiptare”.

Ashtu siç është edhe titulli, kjo është një këngë patriotike që u kushtohet nënave që bënë sakrificë për lirinë.

Gold AG i bën dhuratë Shyhretes

Kanë realizuar disa projekte të suksesshme së bashku Gold AG dhe Shyhrete Behluli.

Por, këngëtarja, Shyhrete Behluli dhe reperi nga Presheva, Gold AG kanë raporte mjaft të mira edhe në jetën e përditshme.

Para pak javësh, Gold AG ka qëndruar disa ditë në vendin e shenjtë, Medinë, ku edhe solli pamje nga atje në rrjete socialet.

Ndërsa sot, këngëtarja Behluli tregon se ka pranuar një dhuratë simbolike nga Goldi.

“Një dhuratë nga një vend i shenjtë, Faleminderit, Arian Agushi”, shkruan ajo në rrjetin social, Instagram.