Gruaja e Glauk Konjufcës aktore e famshme në Kosovë

Fytyrat publike, qoftë të fushës së showbizit, politikës, humorit apo edhe të fushave tjera kryesisht ndahen në dy kategori.

Disa prej tyre nuk e kanë problem të shfaqin familjen e tyre në publik për ta njoftuar me të tjerët, e disa ndonëse shumë të suksesshëm në profesionin e tyre, preferojnë që të jenë më të rezervuar në këtë aspekt.

Por sot, këta të fundit vështirë se po mund ti ikin syrit të publikut e mediave, ngase pothuajse gjithçka tashmë është bërë më transparente.

Interesimi i publikut është gjithmonë të dijë më shumë, se kush me kë është i martuar etj, sidomos për fytyrat publike që kanë ndikim në shoqëri.

Të gjithë e njohim antarin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën, njëri nga deputetët më të zëshëm të Lëvizjes Vetëvendosje e të Kuvendit në përgjithësi.

Është i pari për reagime, sugjerime e kritika në debatet që realizohen në Kuvend, gjithashtu shpeshë edhe komik.

Megjithatë, jo të gjithë e njohin familjen e tij dhe jetën jashtë Kuvendit e politikës. Për ata që kanë kurreshtjen ta dinë, Glauku është i martuar dhe ka fëmijë.

Bashkëshortja e tij është një fytyrë e njohur për publikun. Është kjo Emira Bajqinca Konjufca, të cilën dikur e kemi parë nëpër seriale e filme vendore, madje edhe nëpër këngët për fëmijë.

Kurse tani ajo punon në si asistente në Fakultetin Filologjik në degën e Gazetarisë. Ajanë prindër të një vajze, e cila quhet Knida.

Glauk Konjufca: Përfshirja e SHBA-ve në dialog, rrezik për Kosovën

Dialogu Kosovë-Serbi. Samiti i Berlinit, një takim i një formati të lartë, ku krerët e shtetit të Kosovës dhe Serbisë u ftuan nga kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe presidenti francez Emmanuel Macron, u përqendrua kryesisht në rivendosjen e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas vendosjes së taksës nga Kosova për produktet serbe.

Ndonëse qëndrimet e kancelares Merkel për çështjen e hapjes së kufijve edhe më herët ishin të qarta, se në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka vend ideja për ndryshim kufijsh, edhe në Samitin e Berlinit të mbajtur më 29 prill, është raportuar se ka pasë qëndrime të njëjta se nuk do të ketë ndryshim të kufijëve.

E politikanët nga Kosova, thonë se pritshmëritë për këtë Samit kanë qenë shumë të mëdha. Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se Franca dhe Gjermania nuk ishin zë shumë kritik kundër idesë për hapjen e kufijve.

“Pritshmërinë e të gjithëve kanë qenë të mëdha për shkak që mendoj që në samitin e Berlinit, Gjermania dhe Franca do jepnin një kornizë më konkrete të mënyrës se si të shkohet përpara në procesin e dialogut si dhe disa elemente të padiskutueshme në formë të principeve që do i përfshinte marrëveshja përfundimtare. p.sh njohjen e Kosovës nga Serbia. Nuk ishte aq eksplicit kundërshtimi dhe qortimi për hapjen e kufijve të Kosovës, prita një pozicionim më preciz dhe patëm si rrjedhim një deklaratë me fraza universale”.

Një tjetër mangësi të këtij Samiti, Konjufca e sheh edhe çështjen e qëndrimeve të dy krerëve kosovarë, Thaçit e Haradinajt, të cilët sipas Konjufcës në këtë Samit shkuan me ide krejt të kundërta të cilat sipas tij po i bëjnë dëm edhe vendit tonë.

“Në këto raste më mirë është mos të shkohet fare se sa të shkohet me qëndrime të kundërta pasi që dëmi është shumë i madh për shtetin e Kosovës, nëse i kemi dy përfaqësuesit më të artë të shtetit që nuk kanë mendime të njëjta sa i përket zgjidhjeve në procesin e dialogut me Serbinë, në vend që t’i afrohemi zgjidhjes, prej mendimeve të kundërta rezultati është që i shtojmë edhe më shumë dilemat dhe dilemat si thojmë tek këta faktorë të fuqishëm ndërkombëtarë që kanë një pjesë të rëndësishme sa i përket procesit të vendimmarrje. Presidenti u mundu që të tingëllojë si kryeministri, mirëpo kjo ishte vetëm në nivel të tarifës, por sa i përket temës së kufijve presidenti siç duket nuk e ka ndryshuar mendimin e tij dhe ende ka shpresë me Vuçiqin që kjo temë mund të hapet ndonjëherë”.

Ndërsa deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, thotë se Samiti i mbajtur në Berlin, por as ai që do mbahet në Paris më 1 korrik të këtij viti, nuk e kanë për qëllim arritjen e një marrëveshje përundimtare mes shteti tonë dhe Serbisë.

“Mendoj që këto Samite nuk kanë qëllim, as ky i paralajmëruar për 1 korrik në Paris nuk e kanë qëllimin që të arrihet ndonjë marrëveshje përfundimtare më shumë janë samite që kanë qëllim ta intensifikojnë procesin si të tillë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe në një farë mënyre paraqesin një risi në këtë fazë të fundit të procesit të dialogut e reja është që një përfshirje më të madhe të dy shteteve bosht të BE-së Gjermanisë dhe Francës në këtë proces dhe ka një përafrim dhe unifikim i qëndrimit të këtyre shteteve sa i përket procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se kjo është e mirë, pra në ndërtimin e një momentumi ndërkombëtarë për sa i përket këtij dialogu, mirëpo gjithnjë duhet ta kemi parasysh që qëndrimi i Kosovës, i përshkruar në Platformën e miratuar në Kuvend duhet të jetë qëndrimi i vetëm institucional i Kosovës dhe Kosova një zëri ta thotë troç e qartë qe me Serbinë ka vetëm një marrëveshje e ajo është njohja e Kosovës dhe asgjë tjetër nuk do të jetë e pranueshme”.

Ndërsa deklaratat e presidentit Thaçi, se nuk ka dialog pa praninë e ShBA-së, po i quan të qëllimshme edhe Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Ai thotë se presidenti Thaçi nuk po e gjen përkrahjen për ripërcaktimin e kufijve nga shtetet e BE-së dhe si pasojë e kësaj, ai po kërkon përfshirjen e ShBA-së, pasi që këta të fundit kanë qenë më dorëshlirë dhe përkrahës të përcaktimit të kufijve.

“Në parim roli i ShBA-së për Kosovën është i panegociueshëm mirëpo në këtë rast konsideroj se insistimi i presidentit për përfshirjen e ShBA-së në këtë proces nuk derivon nga ky parim, por nga fakti që nga ky Samit e ka kuptuar ndoshta së fundmi dhe përfundimisht që BE-ja nuk e përkrahë një ide të ripërcaktimit të kufijve dhe momentalisht i vetmi aktor relevant ndërkombëtarë dhe shumë i rëndësishëm i mbetur janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht administrata e presidentit Trump e cila duket të jetë më dorëshlirë dhe më përkrahëse ndaj idesë për përcaktim të kufijve”.

Kryeziu po e sheh si problem çështjen e qëndrimeve të kundërta të presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj.

“Është normale deri diku që të kenë mospajtime për gjëra të rëndomta, por asnjëherë për gjëra kaq substanciale për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe normativisht politika e brendshme e vendit ndikon e edhe në politikën e jashtme të vendit dhe kjo patjetër që dëmton shtetin e Kosovës në përfaqësimin e saj në organizime të tilla që kanë karakter ndërkombëtarë. Ne kemi qenë të njoftuar se në një takim të tillë do prezantohen dy ide të ndryshme për të cilat edhe Franca edhe Gjermania është e informuar, mirëpo ne kemi pasë një copë shprese që para fillimit të samitit të ketë të paktën një përafrim të qëndrimeve, por duke qenë se qëndrimet janë dimetriksiht të kundërta rezultoi i pasuksesshëm”.

Kryeziu thotë se samitit i ka dhënë një dimension të ri procesit të dialogut, por sipas tij nuk mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare përderisa ky proces udhëhiqet nga shefja për politikë të jashtme, Federica Mogherini.

Kosova mori pjesë në Samitin e Berlinit më 29 prill të këtij viti, ndërsa zyrtarisht është bërë e ditur që një takim tjetër i përfaqësuesve së Kosovës dhe Serbisë me dy boshtet kryesore të Bashkimit Evropian, do mbahet në Paris më 1 korrik të këtij viti.

Konjufca: Jam penduar që kam hedhur gaz lotsjellës, ish pas dashtë me gjujtë me allti!

Bashkë me partinë në të cilen është nënkryetarë, Lëvizjen Vetëvendosje, kishin mbajtur protestat më masive në Kosovën e pasluftës.

Me një mesazh ironik, Konjufca thumbon eksponentë të partive në pushtet për rastin në odën e Fatmir Limajt, ku vitin e kaluar u gjuajt me armë.

Me ironi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se është penduar që ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

Duke injoruar me vendimin e Gjykatës për lirimin e zyrtarëve qeveritarë nga aktakuza për gjuajtje me armë, Konjufca ka thënë se ndihet pishman se pse edhe ai nuk ka gjuajtur me allti me gaz.

“Jam penduar që kam hedh gaz lotsjellës në Kuvend. Ish pas dashtë me e marrë një allti me gaz e me gjujtë Qeverinë. Gjykata paska pasë me më shpall të pafajshëm e me më liru! Nuk kanë thanë kot pleqtë – njeri hjek për mend” shkruan Konjufca në Facebook.

Glauk Konjufca: “Qeveria nuk e di kur është pavarësia e Kosovës”

Numri dy në Vetëvendosje dhe shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka kritikuar qeverinë Haradinaj për ndarjen e mjeteve financiare nga rezervat shtetërore.

Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për shpenzimet enorme të qeverisë tha:

“Dy pikat e para se si shtrohet argumentimi për shpenzimin janë krociale dhe tregojnë saktë se qysh shkon kjo procedurë. E para që shpjegohen rrethanat për këto fonde dhe e dyta që shpjegohet pse këto rrethana nuk kanë mund të parashikohen. Ajo çka është trondiste ka të bëj me festën e pavarësisë, kjo qeveri nuk e din kur është pavarësia e Kosovës apo si është puna, kjo datë nuk luan.”

Më tej ai pyeti se si është e mundur që shpenzimet për pavarësi të merren prej këtij fondi dhe të lëkundën?

“Një vit i harxhojmë 200 mijë euro, tjetrin 500 mijë askush nuk jep përgjegjësi. Një emblemë e blejnë 5 euro, ajo kushton 50 cent. Në Kosovë kemi dy lloje të keqpërdorimeve ato në stilin e tenderëve me presion, me direktiva, me manipulime të ndryshme, si e kemi parë edhe rastin e Blerim Dinës që ia kanë lyp tenderin për autostradën për Gjilan.”

Sipas tij, keqpërdorime të mëdha ndodhin çdo ditë në Kosovë.

“Keni dhënë shpenzime të paparashikuara për presidentin, me dhanë qindra mijëra euro për lobimin e presidentit, për çka për librat e tij personal, çka na intereson neve lobimi për figurën personale të Hashim Thaçit, pse ne me pagu për presidentin”, ka deklaruar Konjuca.

Konjufca-SHIK: Veseli deklaron opinionin e tij

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, SHIK, Kadri Veseli, as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar se a ka qenë Glauk Konjufca, pjesë ek ësaj organizate.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se nuk dëshiron që të flasë për këtë çështje.

“Shkojmë tutje. Nuk është pjesë e diskutimit të kësaj studioje”, ka thënë Veseli.

Pas insistimeve ai ka thënë se “kushdo që i ka shërbyer vendit duhet të ndjehet krenar, por disa kanë mundur e disa nuk e kanë pasur këtë mundësi për shkak të moshës”, për ta lënë të paqartë përgjigjen rreth këtyre pretendimeve.

Veseli ka thënë se Prishtina dhe Kosova janë të vogla dhe dihet saktësisht se kush ka qenë pjesë e SHIK-ut.

“Tash nuk është momenti për të folur për këtë”, ka thënë Veseli.

Pretendimet se shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka qenë për një vit punonjës i SHIK-ut i tha në Kuvendin e Kosovës deputeti Dardan Molliqaj, që ishte bashkëpartiak i Konjufcës në Vetëvendosje, tash në PSD. Konjufca ka ushtruar “padi për shpifje” ndaj Molliqajt, në lidhje me këtë deklaratë.

Reagon Molliqaj pas padisë, kërkon debat televiziv me Konjfucën

“SHIK” ! Kjo është fjalia që po i përçanë edhe më shumë Partinë Social Demokrate dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE, apo thënë më ndryshe Dardan Molliqaj dhe Glauk Konjufca.

Ish-deputeti i VV’së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj padisë që i ka bërë deputeti i VV-së, Glauk Konjufca siç është raportuar sot, përcjellë Teleshkronja Post.

Deputeti Molliqaj përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se nëse Glauku dhe e tjerë të Sektit siç e quan ai e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, ka thënë Molliqaj.

Atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një përballje televizive kudo që ai donë dhe aty i qesim në shesh të gjitha.

Lexoni postimin e plotë të Dardan Molliqajt pas padisë së bërë sot nga Konjufca:

Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për…

Posted by Dardan Molliqaj on Thursday, February 7, 2019

Glauk Konjufca ishte në SHIK, flasin ish-zyrtarët e kësaj organizate

Asnjë prej ish-zyrtarët të ish-Shërbimit Informativ të Kosovës nuk kanë dashur të komentojnë nëse Glauk Konjufca kishte qenë në SHIK. Kanë thënë se nuk dëshirojnë të përfshihen në këtë debat.

Njëri prej tyre ka thënë se vetëm Kadri Veseli mund të përgjigjet për këtë temë.

Veç Kadri Veseli mund të flasë nëse Glauk Konjufca ishte në SHIK për një vit. Kjo është përgjigja e Fadil Demakut, njërit prej ish-zyrtarëve të Shërbimit Informativ të Kosovës, pas konstatimeve të Dardan Molliqajt se Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK’ut për një vit.

Molliqaj ka paralajmëruar se do t’i tregojë edhe emrat tjerë të zyrtarëve të Vetëvendosjes që ishin pjesë e Shërbimit të udhëhequr nga Kadri Veseli, aktualisht Kryetar i PDK’së.

“Vete Kadri Veselin, ai mund të tregojë”, ka thënë Demaku, të dielën, për Express.

Ish-deputeti nga radhët e PDK’së ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në hajgaret e zyrtarëve të VV’së e PSD’së.

“Kësi hajgaresh nuk i komentoj”, ka shtuar ai.

Glauk Konjufca, aktualisht deputet i Vetëvendosjes, më herët, ka qenë pjesë e AAK’së.

Dardan Molliqaj tha se Konjufca ishte edhe në PDK. Ndërsa, tha se Shefi i deputetëve ishte për 365 ditë në SHIK.

Molliqaj nuk ka treguar se çfarë pozite ka pasur Konjufca dhe as sa është paguar për punën që ka bërë në organizatën e Kadri Veselit.

“S’di a e dini ju që Galuk Konjufca ka qenë një vit pjesë e SHIK’ut. Ai ka qenë në këtë shërbim para se të ishte pjesë e VV’së. Ti vetë Glauk ke qenë pjesë e SHIK. Dil e trego haptas që ke punuar aty”, ka thënë Molliqaj, në Kuvendin e Kosovës.

“Kur ka qenë Glauku në SHIK s’ka qenë në VV dhe unë s’e kam problem, por që s’e ka tregu se s’ka pas guximin me tregu. Mire është me kallxu një nja një që keni qenë në SHIK. Dua ta shoh edhe etikën edhe guximin edhe me pa a je gati me e pranu këtë gjë”, ka shtuar ai.

Glauk Konjufca ka kërkuar fakte nga Molliqaj për konstatimet se ishte pjesë e SHIK’ut.

“…i pranoj pretendimet e Dardanit, veç me një kusht: le të ofron fakte për shpifjet e tij”, ka deklaruar Konjufca.

Edhe një udhëheqës tjetër i ish-SHIK’ut, Fatmir Xhelili, aktualisht deputet i PDK’së, ka refuzuar të përfshihet në debatin Molliqaj-Konjufca.

“Nuk komentoj. Janë akuza të dy partive tjera. Nuk kisha dashur të komentoj”, ka thënë Xhelili, për Express.

Edhe Latif Gashi, ish-drejtor i përgjithshëm i SHIK’ut, ka thënë se nuk dëshiron të merret me deklarimet e Konjufcës e Molliqajt.

“Janë probleme të tyre. Nuk dua të merrem me to”, ka thënë Gashi.

Shërbimi Informativ i Kosovës, SHIK, ishte organizatë e themeluar në kohën e luftës dhe organ i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kishte funksionuar deri më 2008, kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës. Ka pasur akuza se pjesëtarë të kësaj organizate ishin të përfshirë në vepra penale.

Shumica e ish-anëtarëve të kësaj organizate kanë vazhduar aktivitetin politik në PDK, disa në AAK, VV e parti tjera.

Kadri Veseli, vitin e kaluar, kishte paralajmëruar se do t’i ‘nginte’ SHIK të gjithë zyrtarët e partive politike. Kishte thënë se kur të dalin faktet s’bën të kukasin “Ciu, ciu, ciu”.