Dramë: Gjermania mposhtë Holandën në fund / Video

U mendua se po shkonte ndeshja drejtë barazimit, por Gjermania e befasoj Holandën duke mposhtur midis Amsterdamit.

Gjermania e nis me fitore kampanjën kualifikuese për EURO 2020, pasi mposhti Holandën me rezultat 2-3.

Holanda dhe Gjermania dhuruan spektakël duke shënuar pesë gola.

Gjermanët e mbyllën pjesën e parë me epërsinë 0-2 me golat e Leroy Sane dhe Serge Gnabry.

Në pjesën e dytë, vendasit shkrin rezultatin dhe barazuan 2-2, shënuan Matthijs de Ligt dhe Memphis Depay.

Por, paka para fundit të takimit, realizoi Nico Schulz për t’ia dhuruar tri pikë Gjermanisë.

Neuer tregon se është më i miri, Gnabry dyfishon me një gol të çmendur / Video

Manuel Neuer ka treguar kundër Holandës se është portieri më i mirë jo vetëm i Gjermanisë, por i të gjithë botës.

Numri një i kombëtares së Joachim Low i ka mohuar dy gola të sigurt sulmuesit të Holandës, Ryan Babel, me dy pritje të jashtëzakonshme në harkun e dy minutave.

Pasi ka shpëtuar rezultatin, portieri i Bayern ka parë Gnabry të realizoj golin e dytë të gjermanëve me një goditje të mrekullueshme në limitet e zonës së rreptësisë në minutën e 34-t.

Gjermania në avantazh, Sane shënon kundër Holandës / Video

Aktualisht po luhet derbi i javës mes holandezëve dhe gjermanëve, transmeton Teleshkronja Post.

Gjermania ka kaluar në epërsi kundër Holandës në Amsterdam.

Gjermania është duke e mposhtur 1-0 Holandën. Ishte sulmuesi i Manchester City, Leroy Sane, ai që shënoi për mysafirët në minutën e 15’,

Goli i Leroy Sane për kombëtaren gjermane :

Holanda dhe Gjermania LIVE

Holanda dhe Gjermania, që do të përballen nga ora 20:45, gjenden në Grupin C në kualifikimet për Euro 2020.

Holanda tashmë e ka zhvilluar një ndeshje dhe ka triumfuar 4-0 kundër Bjellorusisë, kurse për Gjermaninë do të jetë ndeshja e parë në këto eliminatore.

Këtë ndeshje Holanda vs Gjermania LIVE mund ta ndiqni më poshtë :

Klasikja evropës: Holandë – Gjermani, formacionet zyrtare / Foto

Sonte kombëtarja gjermane e fillon ciklin kualifikues për EURO 2020, kundër kombëtares holandeze.

Ekipi i drejtuar nga Joachim Low viziton Holandën në stadiumin ‘ Johan Cruijff Arena’ në Amsterdam.

Ndeshja fillon nga ora 20:45 dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshje, shkruan Teleshkronja Post.

Këto janë skemat zyrtare nga dy trajnerët:

Dy motrat kosovare që humbën jetën në aksident në Gjermani, ishin të martuara për dy vëllezër

Një aksident i rëndë që ndodhi sot në Gjermani mori jetën e dy femrave kosovare.

Sipas burimeve të Indeksonline viktimat që humbën jetën në këtë aksident janë motra, të martuara për dy vëllezër.H.Sh dhe F.Sh, emra të njohur për redaksinë humbën jetën në aksidentin që ndodhi ndërmjet ‘Graben-Neudorf dhe Nochstetten’ të Gjermanisë, pasditen e sotme.

Të njëjtat janë me origjinë nga Gjakova kurse për aksidentin në fjalë kanë raportuar edhe mediat e huaja.

Në raportim e sipër u theksua se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë, shkruan Indeksonline, përcjell Albinfo.ch.

Veturat e përfshira në këtë aksident ishin një Mercedes dhe një Opel, të cilat edhe u përplasën njëra me tjetrën.

Në rrezik për jetë si pasojë e këtij aksidenti është edhe shoferi 51 vjeçar i veturës ‘Opel’

Reperi Mozzik synon të thyej një rekord në Gjermani

Para pak ditëve, Mozzik dhe Loredana publikuan këngën e re.“Romeo&Juliet”, mban titullin kënga e re e çiftit Aliu e cila u lansua në fillim të këtij muaji, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë e dyshes u prit tejet mirë nga publiku ku vetëm në këto pak ditë ka mbledhur mbi 9 milionë shikime në YouTube.

Së fundmi, Mozzik ndau këtë këngë me ndjekësit në InstaStory dhe paralajmëron se nesër do të thyej një rekord të klikimeve në Gjermani.

“Deri në 10 mëngjes kemi afat me i bo 10 milionë edhe e thejmë rekordin e klikimeve t’gjitha kohërave në krejt Gjermaninë!!”, ka shkruar Mozzik.

Borë e paparë në Bavari

Një pushim i shkurtër nga sulmi i dëborës për rajonet bavareze në jug të Gjermanisë dhe Austri ka qenë vetëm nata e së premtes. Në fundjavë kërcënon sërish ashpërsimi i gjendjes.

Kryeministri bavarez, Markus Söder të shtunën shkoi në rajonet e prekura nga rënia e madhe e dëborës që ka shkaktuar mjaft vështirësi.

Söder u informua edhe për aksionet e ndihmës të forcave të shpëtimit në Bad Tölz. Të shtunën në mbrëmje fillojnë sërish reshje të mëdha dëbore.

Në pesë qarqe bavareze është shpallur gjendja e alarmit.

Nga e shtuna deri të hënën në mbrëmje do të bjerë dëborë edhe në malësitë gjermane saksone, por sidomos në zonat e Alpeve dhe Pyllin Bavarez reshjet priten të jenë shumë të mëdha.

Rrezik paraqesin sidomos çatitë e rënduara nga sasia e madhe e dëborës.

Ushtria gjermane ka dërguar 350 ushtarë në rajonet e prekura që të pastrojnë masat e dëborës, të furnizojnë banorët me ushqime e të transportojnë ndihmësit vullnetarë me automjete të rënda. 300 ushtarë të tjerë janë në gatishmëri.

Një zëdhënës i Kryqit të Kuq Bavarez është shprehur se „megjithë angazhimin disa ditor të vullnetarëve, shohim forca mjaft motivuara”.

Shqetësim përbën në rajon edhe rreziku i orteqeve. Fluturimet ajrore po ashtu janë prekur nga situata e dëborës.

Në aeroportet e Mynihut dhe Frankfurtit janë anuluar të premten 100 fluturime. Edhe hekurudha nuk paraqitet në gjendje më të mirë, mjaft linja hekurudhore nuk përshkohen për shkak të dëborës. Në Austri forcat e shpëtimit morën me helikopter nxënësit e një shkolle gjermane që ishin bllokuar nga dëbora.