Storja e Arnesa Morinës, vajza e mësuesit nga fshati Gjergjaj, Mehdi Morinës (VIDEO)

E lindur në Drenicen heroike në fshatin Gjergjicë, Arnesa ka qenë vetëm tre vjeçare, kur familja e saj ka emigruar në Kanada, përtej oqeanit Atlantik.

Gjatë vitit 1999, kulmimi i luftës në Kosovë, forcat serbe e lanë pa babain, Mehdi S. Morina në shtator të vitit 1998.

“Ai do të jetë gjithmonë humbja ime më e madhe në jetë”, thotë Arnisa.

Për 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës – Arnisa Morina ka folur për portalin Insajderi për luftën në Kosovë, humbjen e babait dhe sfidat e familjes përgjatë luftës në Kosovë vitin 1998 – 1999 dhe në fund mundësitë që i ofrojë shteti kanadez.

Si 23 vjeçarje ka treguar se ajo është në prag të doktoraturës në universitetin e “Osgoode Hall Law School”, në Kanadë.

Përgjatë kësaj interviste, Arnisa na foli edhe për vështirësitë në të cilat hasi si refugjate, mes tjerash thekson fakti se si është të jetosh në një shtet si Kanada.

Nga këndi i saj si një mërgimtare, ajo na foli edhe për atë se a do të donte të kthehej në Kosovë si dhe nëse beson se do të kishte njëjtin sukses në sikur të ishte në Kosovë.

Lajm i mirë: Hapet Zyra e Gjendjes Civile në Arllat

Ka përfunduar projekti për ndërtimin e Zyrës së Gjendjes Civile në Arllat dhe nga sot ajo është në funksion dhe në shërbim për qytetarët e fshatrave,Arllat, Llapushnik, Negroc dhe Gjergjicë.

Kjo Zyre do të jetë në funksion gjatë orarit zyrtar për qytetarët e Komunës së Drenasit, përkatësisht për qytetarët e fshatrave të lartcekura dhe gjithë atyre që janë të regjistruar në zyrat tjera, por që janë në sistem të gjendjes civile.

Ky projekt është realizuar nga Drejtoria e Administratës se Përgjithshme Komunale dhe ka për qëllim që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë sa më afër tyre duke ju lehtësuar shërbimet e shpejta.

Kjo është bërë e ditur nga vet Komuna përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook:

Zyra e Gjendjes Civile në Arllat, foto: Komuna Drenasit
Zyra e Gjendjes Civile në Arllat, foto: Komuna Drenasit

https://www.facebook.com/437470389681459/photos/a.441179485977216/2164146920347122/

Ish-komandanti i UÇK’së kujton kohën kur Gjergjica ia ktheu pushkën armikut

Ish-komandanti i UQK’së dhe tash asambleisti i PDK’së në Drenas, Elmi Shala sonte me një postim në Facebook kujton kohën fshati Gjergjicë ia ktheu pushkën armikut.

Ai tregon se si banoret e fshatit Gjergjicë ne menyre masovike si nje trup e vetme i’u pergjigjen thirrjes se At’dheut per lufte kunder pushtuesit serb.

Në postim Shala i falenderon edhe familjen e mësuesit Mehmet Bytyqi, cili kishte dy djemtë ushtarë dhe familjen e Skender Morinës që ua lëshuan konakun, të cilat ishin edhe si shtabe të përdorura në atë zonë të Drenicës, përcjellë Teleshkronja Post.

Postimi i plotë i Elmi Shalës :

Ishte muaji Prill i vitit 1998, ku banoret e fshatit Gjergjaj ne menyre masovike si nje trup e vetme i’u pergjigjen…

Posted by Elmi Shala on Sunday, January 27, 2019

Kujtojmë se  Elmiu është vëllai Gjeneral Shaban Shalës dhe dëshmorit Gjeneral Bedri Shalës.

Fshati Gjergjicë lirisë i ka falë edhe dëshmorë, Bedri Shalën, Ramadan Bytyqin, Gëzim Morinën, Sylë Morinën./TeleshkronjaPost/