Asistimi i Bale, i cili u bë viral sot me Uellsin

Super stari i Uellsit dhe Real Madridit, Gareth Ble, i ka mahnitur të gjithë, me veprimin e tij ne ndeshjen e sotme ndaj Kroacisë të vlefshme për eliminatoret e Europianit.

Në minutën e 10-të, futbollisti i Realit të Madridit, u bë protagonist, duke dhuruar spektakël me duar.

Gareth Bale asistoi nga auti, në afërsi të mesit të fushës, për shokun e skuadrës, i cili nuk u tregua i saktë para portës.

Videoja e momentit kur Bale hedh autin e gjatë nga mesi i fushës është duke bërë xhiron e internetit, teksa të gjithë kanë mbetur të mahnitur nga uellsiani, i cili problemeve që ka pasur kohët e fundit me klubin e tij, mbetet një lojtar i madh.

Shikoni videon interesante të Bale :

Manuel Neuer me super driblim ndaj lojtarit bjellorus afër këndores (VIDEO)

/TeleshkronjaPost/

Zidane dhe Bale i ndajnë rrugët përfundimisht

Gareth Bale nuk u rikthye në qendrën e Valdebebas me shokët e tij të Real Madridit pas humbjes së tij 1-0 ndaj Rayo Vallecano në natën e së dielës.

Trajneri Zinedine Zidane i kishte dhënë lojtarëve dy ditë e gjysmë pushimi dhe Bale kishte kërkuar leje për të shkuar drejtpërdrejt nga Vallecas në Aeroportin Madrid-Barajas, ku një avion privat po e priste.

Bale, i cili kishte një lojë shumë të keqe kundër Rayo, priste nga autobusi i ekipit përpara se një makinë private ta merrte drejtpërdrejt në aeroport.

Ai ishte i vetmi lojtar që nuk u bashkua me shokët e tij në autobusin e ekipit, një tregues i mëtejshëm se uellsiani po lëviz më larg Los Blancos, shkruan Teleshkronja Post.

“Nuk e di nëse Bale është i fokusuar,” tha Zidane pas humbjes së Rayo, duke kontestuar koncentrimin e Bale në lojë.

Është duke u bërë gjithnjë e më e qartë se francezi nuk do të llogarisë në Bale për sezonin e ardhshëm./Teleshkronja Post/

Gareth Bale në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos. (Foto: realmadrid.com)

Bale flet për prishjen e raporteve me Cristiano Ronaldon

Uellsiani 29 vjeqar dhe Cristiano Ronaldo u tha se kishin një marrëdhënie të çrregullt gjatë kohës së tyre në Santiago Bernabeu.

Por, Gareth Bale këmbëngul se ai kurrë nuk kishte ndonjë problem me Cristiano Ronaldon në Real Madrid.

Dyshja thuhet se ka patur një marrëdhënie jo të mira gjatë kohës së Ronaldos në Bernabeu përpara se të kalonte verës në klubin italian, Juventus.

Bale ka pasur një sezon të dobët dhe frustrues që nga dalja e superyllit portugez dhe tani flitet se edhe ai mund të dalë nga Bernabeu këtë verë.

“Cristiano është një lojtar i pabesueshëm, më pëlqente shumë të luaja me të,” tha ai për BT Sport.

“Natyrisht mediat përpiqen ti zmadhojnë këto probleme të cilat nuk ishin kurrë mes nesh. Ne kemi kaluar me të vërtetë mirë.”

“Ai është një lojtar i pabesueshëm dhe atë që bëri për klubin me golat e shënuar. Një lojtar i pabesueshëm dhe ai ende po vazhdon me super formë”.

Bale gjithashtu foli për kalimimin nga klubi londinez Tottenham në Bernabeu për një tarifë rekord botëror në 2013, rreth 100 milion euro, përcjellë teleshkronjapost.info.

“Unë vlerësoj gjithçka që Tottenham kishte bërë për mua, por mendoj se ata e kuptonin në atë kohë kur një klub i tillë si Real Madridi të thërret, është e vështirë t’i thuash JO”, shtoi Bale.

“Edhe pse unë u gëzova kohën time në Tottenham, kam dashur klubin dhe ende e bëj, kur ka ardhur Real Madridi për ty, do të pendohesh nëse i thua jo”.

E ardhmja e Bale përtej këtij sezoni mbetet e paqartë pas kthimit të Zinedine Zidane në Bernabeu.Uellsiani dukej i vendosur të largohej në verë, por gjërat mes tij dhe klubit spanjoll pritet të qartësohen në verë./TeleshkronjaPost/

5 gjërat që u vërejtën tek Bale gjatë stërvitjes në Carrington

Ekipi i Uellsit ka qenë në Carrington duke u përgatitur për ndeshjen e tyre të mërkurën, miqësoren ndaj Trinidad dhe Tobagos.

Gareth Bale dhe bashkëlojtarët e tij të Uellsit kanë trajnuar në bazën e Carrington të Manchester United përpara ndeshjes me Trinidad dhe Tobago të mërkurën mbrëma.

Ata do të luajnë ndeshjen në “Ground Racecourse Ground” të Wrexham, por kanë përdorur pajisjet dhe janë stërvitur në klubin e The Reds.

Një takim i madhë me Sllovakinë për të filluar fushatën kualifikuese të kampionatit evropian 2020 po afrohet dhe në Cardiff të dielën dhe ata nuk duan të lënë asnjë gur pa luajtur.

Shfaqja e Bale në Mançester ka gjeneruar mjaft interesim duke pasur parasysh zërat që e lidhin atë me një lëvizje në Old Trafford gjatë verës, shkruan Teleshkronja Post.

Ja pesë gjëra që Daily Mirror ka vërejtur kur Bale arriti në Carrington :

1) Të gjithë me buzëqeshje
Ai ishte gjatë gjithë kohës duke buzëqeshur pasi Gareth Bale arriti në Carrington.

Ylli i sulmit u fotografua duke ecur nëpër korridore duke u kënaqur pasi ai ishte i rrethuar nga muret e yjeve të Manchester United si Paul Pogba e Marcus Rashford.

2) Trajnerët e Manchester United të cilët i shikojnë stërvitjet


Dy anëtarë të ekipit të stërvitjes së Manchester United po vëzhgonin ndërsa Bale dhe shokët e tij të skuadrës u futën në fushën stërvitëse.

Michael Carrick dhe Kieran McKenna ishin ata që e panë seancën para se të merrnin shansin për të folur me ish-kolegun e tyre Ryan Giggs.

3) Vetëm një nga lojtarët

Gareth Bale është në mënyrë të qartë superylli i Uellsit.

Por ai mbetet vetëm një anëtar tjetër i skuadrës, kur ai lidhet me shokët e ekipit të Uellsit, me të cilin ai ka një lidhje të ngushtë.Menaxheri Ryan Giggs përshëndeti Bale duke e quajtur të “shkëlqyer.”

Giggs ka thënë: “Është gjithmonë e mrekullueshme, sepse zakonisht kur Gareth shënon. Janë 90 minuta e tij të parë për tre muaj dhe nëse ai luan ndeshje, ai do të shënojë gola.”

“Çdo menaxher do ta donte atë. Kur Gareth u kthye, ai ishte i shkëlqyer. Ai pëlqen të luajë për Uellsin dhe të jetë me shokët e tij dhe ai është një nga zërat në dhomën e zhveshjeve”.

4) Asnjë shenjë e lëndimit


Bale nuk tregoi shenja të shqetësimeve për dëmtimin pasi ai u trajnua me me shokët e tij të skuadrës.

Ai ka pasur një sezon plot dëmtime në Real Madrid dhe ishte shkurtimisht në dyshim për ndeshjet ndërkombëtare pas marrjes së një dëmtimi në kyç gjatë humbjes në shtëpi ndaj Ajax në Ligën e Kampionëve.

5) Yjet e rinjë të gatshme për të lënë përshtypje
Uellsi mund të jetë ende në gjendje të grumbulloj Gareth Bale për momentin – por Giggs tashmë e ka syrin e tij në disa yje të ardhshëm.

Harry Wilson, David Brooks dhe Daniel James janë të gjithë në formë dhe janë identifikuar si talentë në zhvillim për ekipin kombëtar.

Me 29-vjeçarin Bale që ka një kohë të vështirë në Real Madrid, Giggs dëshiron që talenti tjetër sulmues të marrë disa shtysa nga jashtë me talentët e rinjë./TeleshkronjaPost/

Spektakli i Marcelos i mundëson golin Gareth Bale / Video

Los Blancos kanë shënuar edhe golin e dytë kundër Celta de Vigos në Bernabeu.

Marcelo me spektakël sot, asistoj tek goli i Gareth Bale i cili me ndihmen e shtyllës shënoj golin e dytë për Realin.

Rezultati aktual i ndeshjes është Celta 0-2 Real Madrid, transmeton Teleshkronja Post.

Goli i bukur dhe lëvizjet e mrekullueshme nga Marcelo :

Agjenti i Bale: “Gareth dëshiron të qëndroj, do flasim me zotri Zidanen”

Me të ardhmen e Gareth Bale në ajër pas riemërimit të Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit, agjenti i lojtarit Jonathan Barnett ka insistuar që ai të dëshirojë të qëndrojë në Santiago Bernarbeu.

Edhe pse gjërat dukeshin të vështira me Santiago Solari, dukej sikur me ardhjen e Zidane do ta vendoste uellsianin në pjesën e fundit të karrierës së tij në Real Madrid, duke pasur parasysh ndarjen në marrëdhëniet midis dy palëve.

Megjithatë, kur u pyet në të ardhmen e Bale Barnett ishte këmbëngulës se ai dëshiron të mbetet në kryeqytetin spanjoll.

“Po, pse jo? Ai dëshiron të luajë të gjithë karrierën e tij për Real Madridin dhe nëse nuk bën, do të flasim përsëri”, tha Barnett për BBC, njofton TeleshkronjaPost.

Zinedine Zidane & Gareth Bale

“Ai do të bisedojë me z. Zidane, do ta marrë atë nga atje dhe pastaj do të shohë në fund të sezonit.”

“Ne [Barnett dhe Bale] flasim shumë, personi më i afërt me të është biri im Joshua, i cili është me të vërtetë agjenti i tij dhe ai kujdeset për të, ai ka bërë një punë të mirë”.

Duke pasur parasysh se me kalimin e kohës problemet mes Bale dhe Zidane u rritën dhe pas përfundimit të Ligës së Kampionëve në Kiev, ai lë të kuptohet se ai mund të shikojë në aventura të reja.

“Gareth donte të luante në një mënyrë dhe Zidane donte të luante një tjetër”, tha agjenti. “Kjo ishte shkaku i tij dhe gjatë një periudhe kohore u përkeqësua marrëdhenia mes dyve.”

“Nëse e lejon Gareth të luajë mënyrën se si ai dëshiron të luajë, ai mund të jetë zëvendësues i Cristiano Ronaldos. Ai ka një talent të madh”.

“Gareth është shumë i fortë,” vazhdoi Barnet. “Ai është një person me shumë vullnet dhe nuk mërzitet për atë që thotë shtypi.”

“Frustrimi [nga tifozët] nuk është diçka që e shqetëson, ai e kupton se çfarë duhet të bëjë.”

Goli i Gareth Bale kundër Liverpool në finalen e Champions League.

“Shikoni rekordin e tij, atë që ai ka fituar dhe se si ai ka luajtur. Në vitet që vijnë, këta njerëz që po e mbajnë atë, fëmijët e tyre do të shikojnë golat që ai ka shënuar dhe do të thonë, ‘çfarë lojtari i mrekullueshëm’. “/TeleshkronjaPost/

Zyrtare: Vendimi i Federates së Spanjës për gjestet e Bale

Këtu është një lajm i mirë për Real Madridin dhe teknikun Santiago Solari, i cili gjendet para një jave vendimtare.

Gareth Bale kishte këtë javë të vështirë dhe uellsiani nuk do të sanksionohet për gjestet e tij të festimit kundër Atletico Madrid në LaLiga.

La Liga kishte transferuar ankesën në komisionin e disiplinor të federatës spanjolle, duke e përshkruar festimin si “provokim inkurajues për publikun”.

“Gjesti ishte ndoshta i turpshëm,” shpjegoi LaLiga për aktin.

Megjithatë, komiteti ka vendosur të mos e sanksionojë këtë gjest, duke e lënë Bale të lirë për të shfaqur në të dyja takimet e kësaj jave me Barcelonën.

Santiago Solari tani ka një vendim për të bërë dhe duhet të zgjedhë nëse do të ketë besim tek uellsiani që nga fillimi, transmeton Teleshkronja Post.

Ndeshja e sontme mes Real Madridit dhe Barcelonës në Santiago Bernabeu fillon nga ora 21:00 në mbrëmje./TeleshkronjaPost/

“Gareth Bale nuk duhet të luajë kurrë më në Madrid”

Josep Pedrerol mendon se Florentino Perez duhet të reagojë, “Bale s’duhet të luajë kurrë më në Madrid”.

Ka disa vite që raportohet “ky mund të jetë sezoni i fundit i Bale në Madrid” dhe vitet kalojnë, ai vazhdon ta veshë fanellën e bardhë.

Megjithatë, “ky me të vërtetë mund të jetë sezoni i fundit i 29-vjeçarit në Santiago Bernabeu, për gjithçka që po ndodh”.

Sipas gazetarit të “El Chiringuito de Jugones”, Josep Pedrerol, Bale është duke u treguar jo profesionist, dhe pas asaj që bëri mbrëmë, “ai s’duhet të luajë më kurrë”.

Uellsiani u inkuadrua mbrëmë në lojë vetëm pas minutës së 70’ dhe pasi shënoi gol, që ishte i fitores dhe i tre pikëve, nuk festoi, madje edhe i shtyu shokët e skuadrës.

Por, përveç kësaj, para ndeshjes, uellsiani është kapur nga kamerat e “El Chiringuito de Jugones” duke shikuar Kampionatin Botëror të Golfit, sikur nuk i interesonte fare që ekipi i tij do të luante një ndeshje të rëndësishme.

Pedrerol, gazetar shumë i njohur në Spanjë dhe autor i emisionit “El Chiringuito de Jugones”, tha se Bale s’e meriton më të luajë për Madridin, për shkak të jo profesionalizmit që ka treguar gjatë gjithë sezonit, duke kujtuar edhe largimin nga stadiumi 15 minuta para fundit të ndeshjes në shtëpi me Real Sociedadin, ku Madridi humbi 2-0.

“Duke parë mbrëmë çfarë bëri, mendoj se Bale, sado i mirë që të jetë, nuk duhet të luajë kurrë më në Madrid”, u shpreh Pedrerol.

“Unë do ta largoja, por të isha Florentino Perez, do ta largoja. Kjo nuk mund të ndodhë (tregon foton e arrogancës së Bale). Ka shënuar gola të bukur, oke, po në Copa del Rey e Champions, por gjashtë vite në Madrid, ai mendon vetëm për GOLF”.

“Të gjithë thoshin se nuk po mund të tregojë diçka më shumë me Ronaldon, oke Ronaldo shkoi dhe ishte koha për të, që të jetë titullar, lider dhe të drejtojë ekipin. Por asnjëra, as nuk është lider as nuk po mund të ndihmojë ekipin, luan dy ndeshje, qëndron jashtë dy muaj, sërish luan dy ndeshje dhe prapë jashtë dy muaj. As më parë dhe as sot nuk ka treguar asgjë, po të isha në vend të Florentinos, do ta largoja – LARGOJE!!!”, shtoi ai mes tjerash.

Kujtojmë se Bale gjithmonë është i distancuar, nuk flet pothuajse me asnjë lojtar, pasi që, edhe përkundër që po i bën gjashtë vite në Madrid, nuk e ka mësuar gjuhën spanjolle.

Marcelo e pranoi ditë më parë se me Bale, të gjithë komunikojnë me gjeste.