Pagat marramendëse që marrin aktorët e “Game of Thrones”

Një nga nga prodhimet filmike më të ndjekura në kohen moderne të internetit padyshim mbetet “Game of Thrones”.

Seriali “Game Of Thrones” është një nga më të ndjekurit në të gjithë botën që prej vitit 2011, shkruan Teleshkronja Post.

Momentalisht është duke u transmetuar sezoni i tetë dhe i fundit i këtij seriali, i cili ka gjeneruar shumë të ardhura për këtë produksion.

Por duket se edhe protagonistët e këtij seriali janë paguar me shuma të majme për çdo episod ku kanë qënë pjesë.

Këto janë disa nga pagesat më të larta për aktorët kryesorë të këtij seriali:

1-Emilia Clarke (Daenerys Targaryen) $500,000 për episode

2-Kit Harington (Jon Snow) $500,000 për episode

3-Lena Headey (Cersei Lannister) $500,000 për episode

4-Peter Dinklage (Tyrion Lannister) $500,000 për episode

5-Nikolaj Coster-Waldau (Jaime Lannister) $500,000 për episode

6-Sophie Turner (Sansa Stark) $175,000 për episode

7-Maisie Williams (Arya Stark) $175,000 për episode

8-Isaac Hempstead Wright (Bran Stark) $175,000 për episode

Sëmundja ‘Game Of Thrones’: Në Australi mungojnë në punë me arsyetimin se janë të sëmurë për ta shikuar fillimin

Pronarët e kompanive në Australi kanë marr kërkesa për pushim shëndetësor nga ana e stafit, për shkak se episodi i parë i serisë më të famshme ‘Game of Thones’ transmetohet këtë të hëne.

Seriali më i popullarizuar i kompanisë “HBO” transmeton episodin e parë të sezonit të tetë me radhë që pritet të shënojë një eveniment historik në televizion.

Në sezonin e ri, episodi i parë është i fokusuar në një botë mesjetare të quajtur “Westeros”, fillimisht transmetohet në Australi në orën lokale 9:00 dhe 11:00, varësisht nga shtetet perëndimore apo lindore të atij kontinenti, kur punëtorët zakonisht ndodhen në orarin e tyre të punës, shkruan Daily Mail.

E për këtë arsye pronarët e kompanive të ndryshme presin mungesa të mëdha në punë – raporton The West Australian.

“Ata do ta bëjnë këtë në mënyrë ligjore duke kërkuar pushim dhe në mënyrë jo ligjore duke gënjyer se janë të sëmurë, mund ta them se do të ketë shumë njerëz që do të kërkojnë pushim për ta shikuar ‘Game oh Thrones’, sepse është e hënë dhe u konvenon ashtu”, ka thënë një menaxher kompanie.

Ai gjithashu ka këshilluar punëtorët që të mos gënjejnë se janë të sëmurë, por t’u kërkojnë shefave të tyre që të jenë me fleksibilë, duke filluar më herët apo duke e përfunduar punën më vonë.Seriali “Game of Thrones” është i përshtatur nga koleksioni i novelave të George R. R. Martin, seria u bë e popullarizuar në gjithë botë që nga emetimi i sezonit të parë në vitin 2011.