Fiton me vështirësi Liverpool, merr kreun e tabelës / Video

Liverpool me mjaftë vështirësi si mysafirë ka arritur të fitojë ndaj Fulham për ta marrë kreun e tabelës në Premierligë.

Goli i parë i ndeshjes u shënua na Sadio Mane, i cili po kalon në një formë të shkelqyer, raporton Teleshkronja Post.

Ishte Sadio Mane, ai që shënoi për 0-1, i cili është në formë mbresëlënëse në ndeshjet e fundit dhe vazhdimisht po e gjen rrjetën.

Në pjesën e dytë, në minutën e 74’, Fulham i frikësoi mysafirët për pak minuta, pasi veterani, Ryan Babel, shënoi për vendasit dhe për të barazuar gjithçka

Por, pak minuta më vonë, në atë të 80’ Liverpooli gjeti sërish golin e epërsisë, që doli të jetë i tri pikëve.

Ishte mesfushori, James Milner, ai që shënoi për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Në këtë ndeshje, ashtu si në shumë të tjera në vitin 2019, Xherdan Shaqiri qëndroi gjatë gjithë kohës në stol dhe nuk pati minuta për të as në pjesën e dytë.

Thjesht i pandalshëm, Sadio Mane super gol kundër Fulham / Video

Ekipi i Liverpool ka kaluar në epërsi ndaj Fulham City pas 25 minutave lojë si mysafirë.

Njeriu i momentin tek The Reds, Sadio Mane, ai që shënoi për 0-1, i cili është në formë mbresëlënëse në ndeshjet e fundit dhe vazhdimisht po e gjen golin.

Ky është super goli i njeriut të momentit në Liverpool pas një aksioni të bukur:

Fulham – Liverpool, formacionet zyrtare / Foto

Sot Liverpool viziton Fulham si mysafirë në xhiron e 31 të Premierligës.

Janë publikuar formacionet zyrtare, por Shaqiri përsëri nuk ka zënë vend në njëmbëdhjetëshen e parë të Klopp.

The Reds do të tentojnë që ta rrëmbejnë poziten e parë në Premier League nga lideri aktual Man City.

Formacionet zyrtare Fulham – Liverpool :