Ekskluzive: “Feronikeli” afër falimentimit, fabrika mbyllet nga 1 shkurti

Gjigandi dhe fabrika kryesore e metalit në Kosovë “New Co Feronikeli,” siç ka mësuar Teleshkronja Post eshtë afër falimentimit do të mbyllet nga 1 shkurti 2019, javën e ardhëshme.

Edhe pse tani Feronikeli është afër falimentimit problemet me këtë prodhues janë të herëshme nga viti 2016, atëherë kur pronar ishte një izraelit, i cili e la fabrikën në borgje të mëdha pasi u arrestua për ryshfet.

Pak shpresë për rreth 900 puntorë të kësaj fabrike iu dha kur flitej se aksionet e “Feronikelit” do të blihen nga kompania franceze e veturave Pezho.

Por nuk ndodhi kështu dhe tek pas dy vitesh krizë, në skenë shfaqet një nga njerëzit më të pasur të shqipërisë, Samir Mane.

Miliarderi shqipëtarë erdhi fuqishëm në kompani në gusht të vitit 2017, duke i shlyer borgjet e kompanisë dhe duke i paguar puntorët që nuk merrinn paga që nga janari i vitit 2017.

Biznismeni dhe pronari i Balfin Group dha premtime të mëdha se do ta rimekëmbë këtë gjigand ekonomik, por siç duket nuk po i përmbushë ato, raporton Teleshkronja Post.

Menjëherë pas 7 muajsh pasi i bleu shumicën e aksioneve të kësaj fabrike, burime të besueshme i kanë thënë portalit TeleshkronjaPost se ai tani po paralajmëron mbylljen e fabrikës për dy muajt e ardhëshem.

Puntorët e fabrikës po qëndrojnë në ankth se qfarë do bëhet me vendin e punës së tyre, pas këtyre zhvillimeve jo të qëndrueshme në kompani.

Burimet thonë se është marrë vendim që fabrika të mbyllet për dy muaj duke filluar nga data 1 shkurt dhe data për hapjen ende nuk dihet.

Edhe kryemninistri Haradinaj para pak ditësh vizitoi fabrikën e Feronikelit dhe i premtoi se qeveria do ta mbështes dhe do ia lehtësojnë veprimet ndërmarrjes nga Drenasi, por siç duket oligarku Samir Mane nuk është bindur.

Mbyllja e fabrikës do ta qonte në krizë totale dhe në mos prodhim, ndërsa mbi 900 puntorë do mbeteshin pa paga./TeleshkronjaPost/

Kryeministri Haradinaj viziton fabriken e Feronikelit

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë sot në ndërmarrjen Ferronikeli në Drenas.

Ai tha se si eksportuesi më i madh në Kosovë, kjo ndërmarrje meriton vëmendjen e Qeverisë në mënyrë që të tejkalohen të gjitha vështirësisë.

Kryeministri ka premtuar përkrahje duke thënë se investitorët në Kosovë e kanë partner Qeverinë.

“Ferronikeli është prodhues i madh dhe eksportues i madh. Është një investim me rendësi për Kosovën.. janë disa vështirësi që do ti kalojmë bashkë,. janë 800 punësuar të rregullt dhe është interes i yni që vështirësitë që i kemi t’i tejkalojmë bashkë. Njëkohësisht është ta çojmë porosinë që investitorët në Kosovë kanë partnerë nuk janë dhe besoj prej këtu do ta dërgojmë këtë porosi për të gjithë investitorët potencialë të tjerë”, tha Haradinaj.

Ndërsa aksionari kryesor i Ferronikelit, Samir Mane, ka kërkuar bashkëpunim më të madh me qeverinë lokale dhe atë qendrore.

Ai e ka njoftuar kryeministrin e vendit për ecurinë e rivendosjes së prodhimi të kësaj fabrike përgjatë këtyre muajve, mundësinë e rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe për planin e ardhshëm operacional.

“I kam treguar ecurinë e këtyre muajve që ne e kemi marrë fabrikën në pronësi dhe planet e të ardhmes për të rikuperuar më tepër dhe bashkëpunim më të madh, jo vetëm me Qeverinë lokale siç kemi folur me kryetarin e komunës por edhe me qeverinë qendrore aty ku mund të gjejmë pika bashkëpunimi”, tha Mane.

Ferronikeli është eksportuesi dhe punëdhënësi më i madh privat në vend, me rreth 800 punëtorë dhe 400 kontraktorë.

Përfundon ndeshja Drita – Feronikeli, ja kush fitoj / FOTO

Feronikeli ka barazuar 1-1 me Feronikelin të dielën në Gjilan, duke dështuar ta shfrytëzojë lëshimin e liderit, Prishtinës, për ta rrëzuar atë nga froni i Ipko Superligës së Kosovës.

Feronikeli vinte në këtë takim duke e ditur se Prishtina kishte lëshuar dy pikë, pas barazimit me Ferizajn.

Por nuk ia doli ta nxjerrë më shumë se një barazim ndaj kampionit në fuqi, Dritës, në stadiumin e qytetit në Gjilan, raporton Teleshkronja Post.

Në fakt, vizitorët nga Drenasi e nisen mirë duke kaluar në epërsi 1-0, falë golit me kokë nga Lapidar Lladrovci në minutën e 41-të.

Feronikeli nuk arriti ta ruajë epërsinë deri në fund, pasi Bujar Shabani e barazoi rezultatin në 1-1 njerëz minuta para fundit.

Feronikeli mbetet në vendin e dytë me 36 pikë, një më pak se liderja Prishtina.

Drita mbetet e pesta me 23 pikë./Teleshkronja Post