Thaçi tregon qka u bisedua në takim me ambasadorin Kosnet dhe liderët

Pas më shumë se dy orë pasi përfundoi takimi mes liderëve, presidenti Hashim Thaçi ka publikuar një deklaratë.

Aty shkruan se si në takim u bisedua për ruajtjen e raporteve mes Kosovës dhe SHBA’ve, transmeton Teleshkronja Post.

Në postim Thaçi e ka përsëritur edhe një herë kërkesën se pret vendimmarrje të përgjegjshme në përputhje të plotë me interesat shtetërore sepse nuk ka kohë për të humbur.

Përfundon takimi i liderëve të koalicionit PANA

Udhëheqësit e koalicionit qeverisës të Kosovës kanë zhvilluar sot një takim të jashtëzakonshëm, në ndërtesën e Qeverisë.

Ky takim, i cili kishte nisur në pasditën e së mërkurës, ka zgjatur më shumë se dy orë.

Pas përfundimit të takimit, krerët e koalicionit nuk e kanë thënë asnjë fjalë.

S’është deklaruar as kryeministri Ramush Haradinaj, e as kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Nuk kanë folur as zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Në këtë takim ishte raportuar se mund të vendosej për ndryshime të mundshme në koalicionin qeverisës të vendit.

Pavarësisht interesimit të madh të mediave, gazetarët nuk janë lejuar brenda mbledhjes, madje as në objekt fare.

Takimi është mbajtur përkitazi me zhvillimin e një seance të Kuvendit të Kosovës, me shumë pika në rend të ditës.

Fjalët e kryesuesve të dialogut pas takimit me presidentin Thaçi

Kryesuesi i Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se presidenti Thaçi sot ua ka dorëzuar një raport mbi takimet që ka zhvilluar në Bruksel.

“Zotëri Thaçu na ka dorëzuar raportin për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi . Ky është një raport i zyrës së presidencës për dialogun shtetëror, pra nuk është dokument pra nuk është transkript i temave që ka pas z.Thaçi, por është raport i ekipit të presidentit për temat e ndryshme që janë hapur në Bruksel si pjesë e fazës përfundimtare të dialogut,. Këtu figurojnë tema si të zhdukurit, të zhvendosurit, trashëgimia kulturore, pronat në të dyja shtetet, të drejtat e minoriteteve etj.”, u shpreh Ahmeti.

Ai shtoi se këtë material do t’ia dorëzojnë ekipit të dialogut shtetëror, dhe do të shohin nëse do të kenë pyetje shtesë, shkruan Telegrafi.

Ahmeti theksoi se presidenti Thaçi u ka siguruar se nuk ka asnjë draft-marrëveshje të nënshkruar me Serbinë.

“Edhe në raport shkruan, por dhe në takim z.Thaçi tha se nuk ka asnjë draft zyrtarë të dakorduar qoftë me Brukselin qoftë me Serbinë, pra nuk ka draft-marrëveshje. Konfirmuam që deri më tani kanë ndodhur 3+1 takime, takimi i katërt nuk është bërë shkaku i taksës, pasi që është tërhequr pala serbe”, theksoi Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se së shpejti do ta kenë vizitën e dytë në Bruksel, ku do të flasin më tutje për dialogun.

Në anën tjetër, Fatmir Limaj shtoi se pas pranimit të këtij raporti, tani e dimë se ku jemi si shtet në këtë proces.

“Ne tani e dimë ku jemi si shtet në këtë proces. Dalëngadalë po ndërtohet një bazë për të ecur përpara”, theksoi Limaj.

Limaj shtoi se Ekipi Negociator do të punoj intensivisht që këtë dokument tia dërgojmë sa më parë Kuvendit.

Limaj i përgjigjet Thaçit nga Brukseli: Gara për taksën s’të bën nder

Hashim Thaçi dje ka provuar që meritat për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, t’ua delegojë ish-bashkë partiakeve të tij, Enver Hoxhajt e Kadri Veselit, duke thënë se ideja për atë vendim ishte e tyre.

Megjithatë sot nga Brukseli, zëvendësi i Ramush Haradinajt, Fatmir Limaj, i ka dhënë një përgjigje, duke thënë se vendime të tilla nuk janë individuale.

Limaj ka thënë se politikat bëhen nga koalicioni qeverisës dhe vendimet për ato politika i merr kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Vendimet shtetërore janë vendime shtetërore. Nuk ka vendime e propozime individuale. Qeveria është atje e ka një kryeministër, e ka një qeveri, një koalicion. Politikat i bon koalicioni, vendimet i merr Qeveria”, ka thënë Limaj në konferencë para gazetarëve në Bruksel.

Sipas tij kjo garë për të marrë meritat si për dialog si për çështje tjera nuk i bëjnë nderë askujt.

“Kjo garë dhe kjo logjikë e garës, si këtu për dialog, si atje. Për besë kërkun nuk na çojnë”, ka shtuar ndër të tjera Limaj.

Sa i përket deklarimeve të Hashim Thaçit të bëra në ‘Washington Post’ se Kosova është gati ta shqyrtojë heqjen e taksës, Limaj e ka përsëritur edhe një herë që taksa do të hiqet vetëm pas një marrëveshje finale që rezultat do të kishte njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia.

“E bëmë të qartë që tashmë Kosova ka ekip, dhe jo individ. Ka ekip shtetëror. Ne e tham edhe aty, duhet të hiqen arsyet pse ka ardhur taksa. Ka shumë kushte që Serbia duhet t’i plotësojë për ta tërhequr taksën. Kjo nuk është e një anshme. Ne jemi në kushte të tilla që jetojmë me Serbinë. Ka qindra marrëveshje që Serbia nuk i ka respektuar. S’po flasim për këtë fushatën e egër kundër Kosovës. Edhe çështja e taksës në një marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk do të ketë nevojë për taksë”, ka thënë ndër të tjera Fatmir Limaj.

Së bashku me Limajn në Bruksel ka qenë edhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti. Para gazetarëve Ahmeti ka folur edhe rreth idesë për korrigjim të kufijve, duke thënë se BE-ja e mbështet çfarëdo marrëveshje për të cilën merren vesh Kosova dhe Serbia.

“BE-ja nuk përkrah shtete etnikisht të pastërta”, ka shtuar Ahmeti