David Luiz do të luaj kundër kopjes së tij / Foto

Shorti i hedhur sot në Europa League ka vënë Chelsean përballë ndaj befasisë më të mëdha të kësaj gare, skuadrës çeke, Slavia Prague.

Kjo përballje do të jetë interesante edhe për një arsye tjetër. David Luiz do të ketë rival futbollistin që i ngjanë më së shumti.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e ri çek, David Kral.

20 vjeçari gjithmonë është krahasuar me mbrojtësin brazilian për dukjen dhe stilin e tij të lojës. /Indeksonline/

Video: Chelsea kryen gjysmën e punës, fitore bindëse ndaj Dinamo Kiev

Maurrizio Sarri dhe Chelsea është me një këmbë në çerekfinale të Europa League, pasi e mposhti 3-0 në “Stamford Bridge” Dinamo Kieven.

“Blutë e Londrës” kanë kryer me sukses detyrën në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales në Europa League, raporton Gazeta Express.

Chelsea e mposhti Dinamo Kievin nw “Stamford Bridge” me rezultat tw pastwr, 3-0, një gol në pjesën e parë dhe dy në atë të dytë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 17’ nga ish-sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez.

Në pjesën e dytë, Chelsea shënoi edhe dy gola, fillimisht Willian shënoi për 2-0 në minutën e 65’, kurse për rezultatin përfundimtar shënoi talenti, Callum Hudson-Odoi në minutën e 90’.

Chelsea shkon i qetë në Ukrainë javën e ardhshme, pasi kreu me sukses detyrën në Londër.

Shokohet Arsenal, humbë thellë ndaj Rennes / Video

Klubi francez Stade Rennais e ka mposhtur 3-1 Arsenalin në “Roazhon Park”.

Rennes e ka shkaktuar befasinë e javës në Europa League, duke e mposhtur 3-1 Arsenalin në ndeshjen që u zhvillua në “Roazhon Park.”

Vendasit e nisën keq takimin dhe pranuan gol në minutën e 4’, Alex Iwobi realizoi për “Topçinjtë”.

Vendasit e nisën keq takimin dhe pranuan gol në minutën e 4’, Alex Iwobi realizoi për “Topçinjtë”.

Por, befasisht, në minutën e 42’, pasi Sokratis Papastathopoulos u ndëshkua me karton të kuq, vendasit barazuan në 1-1 përmes Benjamin Bourigeaud.

Me një lojtar më shumë në fushë, Rennes shkëlqeu në pjesën e dytë dhe shënoi edhe dy gola.

Fillimisht Nacho Monreal shënoi autogol në minutën e 65’, kurse për 3-1 shënoi Ismaila Sarr në minutën e 88’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Arsenali tani do të duhet të fitojë me dy gola diferencë në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në “Emirates” javën e ardhshme.

Rennes-Arsenal: Karton i kuq dhe super gol / VIDEO

Klubi francez, Rennes e ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Arsenalit në “Roazhon Park”

Arsenali po luan me një lojtar më pak ndaj Rennes, pasi Sokratis Papastathopoulos u ndëshkua me karton të kuq duke shkaktuar ndërhyrje të palejuar.

Vendasit e shfrytëzuan më së miri këtë që ndodhi, duke shënuar për 1-1 përmes të Benjamin Bourigeaud, i cili realizoi një gol të bukur dhe tani kanë epërsinë numerike në fushë.

Për ekipin e Arsenalit ka shënuar anësori i talentuar, Alex Iwobi, në minutën e 4’të të takimit./TeleshkronjaPost/

Iwobi shënon gol të pazakontë për Arsenalin / VIDEO

​Klubi nga Londra, Arsenali ka kaluar në epërsi ndaj Rennes pas vetëm katër minutave lojë në Francë si mysafirë.

Sulmuesi i talentuar anësorë, Alex Iwobi, ishte ai që shënoi për 0-1 në minutën e 4’të të takimit, duke i befasuar vendasit ende pa nisur mirë ndeshja.

A.Iwobi ishte me fat, sepse as nuk shikoi nga porta dhe tentimi i tij ishte për të harkuar brenda zonës, por ajo goditje përfundoi në rrjet, transmeton Teleshkronja Post.

Goli i Iwobit :

Formacionet zyrtare: Rennies – Arsenal, startojnë dy shqiptarët / FOTO

Triumfi në Europa League mbetet mundësia më e mirë e Arsenalit për ta zënë një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, pasi që lufta për një vend në top katërshe të Premierligës është shume e madhe.

Për këtë arsye, skuadra e Unai Emeryt do të tentojë të arrijë kundër Stade Rennias për herë të parë në histori, pasi që dy klubet nuk janë përballur mes vete asnjëherë tjetër në histori.

Të dyja ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare, ndeshje e cila fillon nga ora 18:55 në stadiumin e ekipit francez.

Për klubin londinez nga fillimi startojnë dyshja shqiptare, Shkodran Mustafi në fazën e mbrojtjes dhe Granit Xhaka në mesfushë.

Formacionet zyrtare të ndeshjes Stade Rennais – Arsenal:

 

Formacionet zyrtare: Eintracht Frankfurt – Inter / FOTO

Pasi u eliminua nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve, Interi e filloi rrugëtimin në Europa League.

Tani, skuadra e Luciano Spallettit do të tentojë ta fitojë ndeshjet kundër Eintracht Frankurt, në kuadër të 1/8 të finales së Europa League.

Janë publikuar formacionet zyrtare të dy klubeve, ndërsa ndeshja fillon në orën 18:55, shkruan Teleshkronja Post.

Interi edhe sonte është pa Mauro Icardin, ish-kapitenin, me të cilin asesi nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët.

Formacionet zyrtare Eintracht Frankfurt – Inter :