Kosova apo Bullgaria, kush është favorit? Përgjigjet trajneri i Bullgarisë

Sipas Petar Hubchev, s’ka asnjë favorit në ndeshjen Kosovë – Bullgari.

Trajneri i Bullgarisë, Petar Hubchev, mendon se në Grupin A, vetëm Anglia është favorit ndaj çdo skuadre, ekipet tjera janë të barabarta dhe do të japin maksimumin deri në xhiron e fundit për të siguruar një biletë për “Euro 2020”, raporton Gazeta Express.

“Unë e ndaj mendimin e njëjtë me gjithë trajnerët e këtij grupi. Ne mendojmë se favorit është Anglia, ndërsa pjesa tjetër janë të barabartë”, deklaroi Hubchev.

I pyetur se kush është favorit mes Kosovës dhe Bullgarisë, ai u përgjigj shkurt: “Nuk ka favorit”.

Ai beson se përballja me Kosovën nuk do të jetë e lehtë, por objektivi i tyre është “Euro 2020” dhe do të japin më të mirën në stadiumin “Fadil Vokrri” për të nxjerrë rezultat pozitiv.

“Na pret një lojë e mundimshme dhe e vështirë, dhe ne si Bullgari duam të jemi në Evropian, andaj do ta japim më të mirën”, tha Hubchev.

Neuer tregon se është më i miri, Gnabry dyfishon me një gol të çmendur / Video

Manuel Neuer ka treguar kundër Holandës se është portieri më i mirë jo vetëm i Gjermanisë, por i të gjithë botës.

Numri një i kombëtares së Joachim Low i ka mohuar dy gola të sigurt sulmuesit të Holandës, Ryan Babel, me dy pritje të jashtëzakonshme në harkun e dy minutave.

Pasi ka shpëtuar rezultatin, portieri i Bayern ka parë Gnabry të realizoj golin e dytë të gjermanëve me një goditje të mrekullueshme në limitet e zonës së rreptësisë në minutën e 34-t.

Batshuayi dhe Hazard shënojnë për Belgjikën / Video

Kombëtarja e Belgjikës ka kaluar në epërsi kundër Cipros dhe po fiton 0-1 si mysafirë.

Ishte anësori i Chelsea, Eden Hazard, ai që realizoi një gol të bukur në minutën e 10’ për ta kaluar në epërsi skuadrën e Roberto Martinez.

Pas një rrëmuje në zonë, Hazard u gjend më së miri brenda zonës. Nuk u vonua shumë dhe Belgjika shënoj edhe golin tjetër përmes sulmuesit Michy Batshuayi.

Golat e Hazard dhe Batshuayi për “Red Devils” :

Holanda dhe Gjermania LIVE

Holanda dhe Gjermania, që do të përballen nga ora 20:45, gjenden në Grupin C në kualifikimet për Euro 2020.

Holanda tashmë e ka zhvilluar një ndeshje dhe ka triumfuar 4-0 kundër Bjellorusisë, kurse për Gjermaninë do të jetë ndeshja e parë në këto eliminatore.

Këtë ndeshje Holanda vs Gjermania LIVE mund ta ndiqni më poshtë :

Shokohet Kroacia nga Hungaria / Video

Befasi e dorës së parë, Hungaria, që humbi ndeshjen e parë ndaj Sllovakisë, ka befasuar duke marrë një fitore të madhe ndaj nënkampionëve të botës. Hungarezët kanë fituar 2-1 ndaj Kroacisë në Groupama Arena të Budapestit.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Ante Rebic në fillim të sfidës. Szalai barazoi rezultatin pak përpara pjesës së parë. Pas pushimit, ishte Patkai ai që shënoi golin vendimtar duke u dhënë tre pikë të arta vendasve. Grupi E pritet të jetë tepër delikat dhe i hapur deri në fund, pasi aty ndodhen edhe Uellsi dhe Sllovakia që do të konkurrojnë për kualifikimin.

Izraeli ka fituar bindshëm ndaj Austrisë me rezultatin 4-2 në Sammy Ofer Stadium të Haifës. Vendasit kanë dominuar sfidën ndaj austriakëve dhe po të mos ishte për Arnautovic me dy golat e tij, rezultati do të ishte akoma më i thellë.

Ka shkëlqyer Zahavi për izraelitët, i cili e ka mbyllur ndeshjen me një tripletë. Me këtë fitore, Izraeli ngjitet në krye të Grupit G me katër pikë nga dy ndeshje.

San Marino ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kualifikuese teksa është mposhtur 2-0 ndaj skocezëve të cilët janë rikthyer te fitorja pas disfatës befasuese ndaj Kazakistanit disa ditë më parë. San Marino akoma nuk e ka shënuar golin e parë në kualifikuese e Euro 2020.

Klasikja evropës: Holandë – Gjermani, formacionet zyrtare / Foto

Sonte kombëtarja gjermane e fillon ciklin kualifikues për EURO 2020, kundër kombëtares holandeze.

Ekipi i drejtuar nga Joachim Low viziton Holandën në stadiumin ‘ Johan Cruijff Arena’ në Amsterdam.

Ndeshja fillon nga ora 20:45 dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshje, shkruan Teleshkronja Post.

Këto janë skemat zyrtare nga dy trajnerët:

Challandes zbulon se a do të luajnë Kololli dhe Kryeziu

Timonieri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur rreth lëndimit të Benjamin Kolollit.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se në mbrëmje do të merret vendimi nëse Benjamin Kollolli do të luajë nesër ndaj Bullgarisë.

Trajneri zviceran ka thënë se mbrojtësi kosovar do të jetë ose nuk do të jetë në formacion, në stol nuk është e arsyeshme.

“Është e mundur që ai mund të luajë, por tani për tani nuk mund të them asgjë”, tha fillimisht Challandes.

Do të shohim sonte në mbrëmje nëse ai është i gatshëm që të luajë për ndeshjen e nesërme.

“Në mbrëmje do të vendosim nëse ai do të luajë, pasi nuk është logjike që të jetë në stol dhe mos të luaj, andaj në mbrëmje do të jetë një situatë më e qartë.”, ka shtuar më tej trajneri i Kosovës.

Ndërsa mesfushori Hekuran Kryeziu ka konfirmuar se është i gatshëm për ndeshjen e nesërme./TeleshkronjaPost/

Sergio Ramos specialist i panenkas / Video

Spanja siguroi fitore me rezultat 2:1 ndaj Norvegjisë, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Mestalla”, ndërsa Italia e mposhti Finlandën me rezultat 2:0 në “Dacia Arena.”

Spanja e dominoi plotësisht ndeshjen kundër Norvegjisë, me 76 për qind të posedimit të topit, dhe me 25 goditje drejt portës, në krahasim me vetëm katër të norvegjezëve.

Spanjollët i humbën tri raste të arta për të shënuar gol, megjithatë arritën ta fitojnë ndeshjen përmes golit të Rodrigos në minutën e 16-të dhe golit të Sergio Ramosit në minutën e 71-të, nga pika e penalltisë. Golin e vetëm për norvegjezët e shënoi Joshua King, nga 11-metërshi.

Super goli i Sergio Ramos, i cili siç po duket ia ka marrë dorën panenkas nga penaltia :