Përsëri vendos Messi, Baça fiton derbin kundër Espanyol / Video

Siç ka bërë shumicen e ndeshjeve këtë sezon, Lionel Messi është treguar edhe një herë vendimtar për Barcelonës, duke ia siguruar katalonasve fitoren kundër Espanyolit.

Barcelona arriti ta fitojë derbin e Katalonjës, kundër Espanyolit, me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së 29-të të La Ligës. Me këto tre pikë, Barcelona shkon 13 pikë para klubit në pozitën e dytë në tabelën e ligës spanjolle, Atletico Madridit.

Tri pikët e kësaj ndeshjeje Barcelona i siguroi falë argjentinasit Lionel Messi, i cili në minutën e 71-të e shënoi golin e parë për këtë ndeshje.

Por, kjo nuk ishte e gjitha për argjentinasin në këto 90 minuta lojë. Vetëm një minutë para fundit të kohës së rregullt, Messi shënoi edhe një gol tjetër, duke ia siguruar kështu Barcelonë fitoren.

Federata vendos për kartonin e Ramos

Komisioni i Ankesave i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), e ka refuzuar ankesën e Real Madridit ndaj kartonit të verdhë që Sergio Ramos e mori në Camp Nou kundër Barcelonës.

Kjo nënkupton se qendërmbrojtësi spanjoll është një karton larg suspendimit dhe rrezikon ta humbasë finalen e Kupës së Mbretit nëse Reali e siguron atë.

RFEF nuk e pranoi ankesën e klubit madrilen ndaj kartonit të verdhë që Ramosi e mori në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, që nënkupton se nëse kapiteni i të bardhëve ndëshkohet edhe në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu, dhe Real Madridi arrin në finale, ai do të detyrohet ta shohë atë nga tribunat, transmeton Gazeta Express.

Se a do të ndikojë kjo në përzgjedhjen e formacionit nga Santiago Solarit për ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës, pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë, mbetet të shihet.

Reali u ankua duke ofruar një video si dëshmi se Ramosi nuk e kishte faulluar Nelson Semedon për ta parandaluar një kundërsulm në minutën e nëntë.

Por, në raportin e ndeshjes, gjyqtari e tha të kundërtën dhe Komisioni i Ankesave e mbajti në fuqi vendimin e gjyqtarit, pasi i vlerësoi pamjet me kujdes.

Reali fiton me spektakël golash kundër Espanyol

Ndeshje spektakli ishte kjo ndërmjet Real Madridit dhe Espanyolit në El Cornella stadium.

Në këtë takim tifozët panë plotë gjashtë gola, dy nga vendasit dhe 4 nga mysafirët.

Reali e nisi furishëm ndeshjen me golin në minutën e 3’të të takimit pas një super aksioni të ndërtuar nga Modric dhe u konkretizua nga Benzema.

Epërsia e ekipit të Solarit u ngrit pas minutës së 15’të, ku Sergio Ramos në mënyrè maestrale shënon me kokë, raporton Teleshkronja Post.

Espanyoli arriti ta ngushtonte rezultatin në 1 me 2 me anë të Leo Baptistao në minutën e 25’, ndërsa Karim Benzema ishte edhe një herë në vend për ta thelluar rezultatin (45’).

Gareth Bale shënoi një gol sensacional në minutën e 67, gjersa Raphale Varane u përjashtua nga loja me karton të kuq pas ndërhyrjes së palejuar në lojtarin kundërshtar (72’).

Espanyol arriti ta shënonte edhe një gol me anë të Rosales (81’), por që nuk mjaftoi t’i ndalonte madrilenët nga fitorja e dytë radhazi.

Pas 21 xhirosh, Mbretërit zënë vendin e tretë në tabelë me 39 pikë, ndërsa Espanyoli zë vendin e 15’të me 24 pikë./TeleshkronjaPost/

Formacionet e mundshme: Espanyol vs Real Madrid

Real Madrid do të shpresojë të vazhdojë frymën e tyre fituese kur ata të udhëtojnë në stadiumin RCDE për t’u takuar me Espanyol sonte në mbrëmje.

Ndeshja 21 e sezonit 2018-19 në La Liga vazhdon këtë të diel, me pesë ndeshje që luhen sot, transmeton Teleshkronja Post.

Ndeshja finale e ditës do të luhet në stadiumin RCDE, me një ekip të vështirë si Espanyolit duke luajtur ndaj një Real Madridi të rimekëmbur.

Ndeshja Espanyol vs Real Madrid luhet sonte nga ora 20:45.

Formacioni i mundshëm i Espanyol (4-3-3): Diego Lopez; Javi Lopez, Lluis Lopez, Hermoso, Vila; Granero, Roca, Darder; Baptistao, Iglesias, Piatti

Formacioni i mundshëm i Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Reguilon; Modric, Llorente, Kroos; Lucas Vazquez, Benzema, Vinicius.

 

Solari: “Isco? E vetmja betejë që unë kam është ndeshja e radhës”

Para ndeshjes së Real Madridit kundër Espanyol në natën e së dielës, Solari iu përgjigj edhe një herë situatës së Isco, duke lavdëruar gjithashtu Vinicius Junior dhe Benzeman.

Isco hyri si zëvendësues kundër Girona të enjten, duke zëvendësuar Dani Ceballos, dhe ende ka shumë intriga që rrethojnë vendin e tij të tanishëm në ekip.

“Beteja e vetme që ekziston është ajo e ndeshjes së ardhëshme,” Solari u përgjigj kur u pyet për një betejë të vazhdueshme me Iscon.

Megjithatë, duke folur për Benzema, Solari ishte shumë më i hapur pasi ai ishte i lumtur nga performancat e tij të fundit.

“Benzema është në formë të mirë, ai ka një vit të madh,” shtoi spanjolli.

“Unë gjithmonë them se ai është shumë bujar dhe i gatshëm ta ndihmojë ekipin.Ai është duke luajtur shumicën e ndeshjeve dhe është një nga lojtarët me më shumë minuta .”

“Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë,” u shpreh Solari.

“Me këdo që luan Real Madridi, Viniciusi do të vazhdojë të rritet si lojtarë,” dhe Solari pranon se ai i është përshtatur shumë mirë në ekipin e parë.

“Vinicius është duke luajtur mirë, jemi të kënaqur”, tha ai në fillim ai.

“Ai është 18 vjeç dhe adaptimi i tij ka qenë shumë i mirë”.

Klubi Madrilen kishte Gareth Bale, Marco Asensio dhe Mariano Diaz të gjithë të përfshirë në stërvitje të shtunën në mëngjes, por Solari nuk dëshiron të nxitojë – sidomos me uellsianin.

“Ne do të shohim se kush po luan nesër dhe në javët e ardhshme”, tha ai.

“Lojtarët që janë duke u rikuperuar, ne duam që ata të jenë gati sa më shpejt të jetë e mundur.Gareth është i rëndësishëm për ne, sepse ai është një futbollist fantastik,” tha në fund Solari.

Espanyoli nesër në mbrëmje e pret Real Madridin në shtëpi në La Liga./TeleshkronjaPost/

Gol i hershëm në ndeshjen Barcelona – Espanyol (VIDEO)

Barcelona ka kaluar në epërsi kunder ekipit të Espanyol pasi humbi në ndeshjen e parë si mysafir në Espanyol 1-0.

Golin e shënoi Luis Suarez në minuten e 8, vetëm pak pasi u ndeshkua me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje të ashpër.

Ky është goli i Suarez pas asistim të Alex Vidal :

Formacionet e mundshme : Barcelona vs Espanyol (FOTO)

Barcelona do ët takohet sonte me Espanyolin në kuadër të Cop del Rey

Skuadra e Barcelonës do të tentojë që të përmbys rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Espanyolit në Copa del Rey, ku javën e kaluar ishte mposhtur 1:0.

Trajneri Ernesto Valverde pritet të luajë me formacionin më të mirë, duke kërkuar kalimin në gjysmëfinale.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:30.

Formacionet e mundshme : Barcelona vs Espanyol
Formacionet e mundshme : Barcelona vs Espanyol