Valverde tregon se është rikuperuar Messi pas lëndimit

Ernesto Valverde ishte personazhi kryesor në aktin përmbyllës të librit “Relats Solidaris”, përfitimet nga shitja e të cilit do të kalojnë në llogarinë e “Open Arms”, një oranizatë joqeveritare në favor të shpëtimit të emigrantëve në Detin Mesdhe.

Në ceremoninë e prezantimit të librit, të drejtuar nga gazetari Sergi Mas, trajneri i Barcelonës jo vetëm foli për përfshirjen e tij në projekt, por (në një mënyrë të shkurtër, pa dyshim) iu është përgjigjur disa pyetjeve mbi situatën në kampin katalanas.

Për shembull, në lidhje me gjendjen fizike të Leo Messit, i cili pësoi një kontrakturë të muskujve të kofshës 10 ditë më parë dhe për të cilin thuhet se ende ka siklet. “Leo është shumë i mirë. Sot është trajnuar në mënyrë të përkryer dhe është në planet tona për atë që po vjen”, – tha Valverde.

Një tjetër emër, për të cilin është pyetur ai, ka qenë Samuel Umtiti. Referuar situatës së qendërmbrojtësit franko-kamerunas, Ernesto Valverde shpjegoi:

“Situata e Umtiti është e ndryshme nga Messi. Është e mundur që Sam të jetë së shpejti me ne, por nuk mund të them nëse të shtunën apo të marten. Ne duhet të vlerësojmë shumë gjëra”.

Valverde: ”Është e hapur sfida për ndeshjen kthyese në Bernabeu”

Timonieri i ekipit të Barcelonës, Ernesto Valverde është paraqitur në konferencë për media pas barazimit të sontëm 1-1.

Real Madridi i shkaktoi shumë proleme në Camp Nou ekipit të Valverdes, tranmeton Teleshkronja Post.

Ndeshja kthyese në kuadër të gjysmëfinales së Copa del Rey.

”Duhet të shënojmë, kjo është e qartë. Eliminatorja është e hapur për ndeshjen kthyese në Bernabeu, nuk ka favorit të qartë.”

“Duke marrë parasysh kualitetin e të dy ekipeve, ende ka shumë për të tu parë. E dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë.”

Ndërsa sa i përket gjyqtarit të ndeshjes, tekniku Blaugran tha: ”Në fund gjyqtari ka vështirës kur ka detyrën të vërshëllejë. Jam më shumë i fokusuar në lojën tonë.”