Lajm i mirë nga Banka Botërore për Kosovën

Kosova është një nga shtetet më të varfëra në europë, por kjo nuk ka ndikuar në raportin e Bankës Botërore për zhvillimin ekonomik.

Rritja ekonomike në Kosovë këtë vit dhe në dy vitet e ardhshme, pritet të arrijë në 4.5 për qind, thuhet në raportin e fundit ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore.

Krahasuar me vendet e rajonit, sipas raportit, rritja më e madhe ekonomike pritet të jetë në Kosovë.

Rritja ekonomike për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor për vitin 2019 është: Shqipëria 3.6 për qind, Maqedonia 2.9 për qind, Serbia 3.5 për qind, Mali i Zi 2.8 për qind, kurse rritja ekonomike për Bosnjë Hercegovinën ishte 3. 4 për qind./TeleshkronjaPost/

Tmerri në depot e ‘Viva Fresh’, kujdes / VIDEO

Raste të tilla në Kosovë ndodhin shpesh dhe konsumatorët nuk janë aspak të sigurt për atë që konsumojnë.

Në lagjen e spitalit, në Prishtinë, në marketin “Viva Fresh (19)”, janë bërë disa fotografi dhe video skandaloze ku shfaqen disa mijë që kanë formuar çerdhe në produkte ushqimore.

Në fotot dhe videot e siguruara nga lajmi.net, shihet se minjtë janë në produktet e sheqerit.

Mirëpo, personi që i ka bërë këto foto i ka thënë lajmi.net, se minjtë vazhdimisht sillen në produkte ushqimore dhe në produktet e mishit.

Madje, siç pretendon ai mishi i prishur përzihet me mish të paprishur duke i hedhur përbërës të ndryshëm (vinobran) dhe miell për të mos u dalluar se është i prishur dhe më pas servohet për shitje.

Lajmi.net para disa ditësh ka raportuar se si kjo kompani i keqtrajton punëtorët duke i bërë të punojnë me orare të teje zgjatura, një ditë pushim dhe i ndëshkon në mënyra të ndryshme dhe të rënda.

 

Kujdes mërgimtarë, përsëri pre e mashtrimeve me bileta aeroplani

Përsëri janë rikthyer mashtrimet në disa kantone në Zvicër në lidhje me bileta për aeroplani.

Siç raporton gazeta zvicerane 20min, autorët po u bëjnë thirrje udhëtarëve kosovarë për fluturimet me aeroplani në Kosovë, prej të cilëve po përfitojnë mijëra franga.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet në Zvicër janë alarmuar për raste të tilla, e kjo ndodh kryesisht gjatë fundvitit.

Më shumë se 100,000 kosovarë që jetojnë në Zvicër, shkruan kjo gazetë, mbajnë raporte të mira me atdheun e tyre, Kosovën. Linja ajrore Zurich-Prishtinë ka qenë ‘rrugë popullore për vite me radhë’.

Por, policia tani përsëri paralajmëroi për një mashtrim të ri me bileta aeroplani, transmeton Koha.net.

Këta persona që po shesin bileta, po mashtrojnë qytetarët duke shitur bileta me oferta të ndryshme. Kur kosovarët paguajnë për bileta, këta persona që i ofrojnë ato oferta nuk janë më në dispozicion.

Ose, biletat që marrin për aeroplan janë të pavlefshme ose joekzistente.

Aty thuhet se kontakti me ta bëhet përmes internetit, SMS-ve ose Viberit. Arsyeja e këtij paralajmërimi është prej momentit kur gjatë kësaj jave dy persona u bënë viktimë dhe raportuan rastin në polici.

Policia në Zvicër këshillon të gjithë udhëtarët, kryesisht ata që udhëtojnë me linjën Zurich-Prishtinë, të blejnë bileta në kompanitë e udhëtimit që janë të njohura e të besueshme.

100%, për dy javë nga Serbia kanë hyrë vetëm 38 kamionë me mallra

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës prej 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina i ka dhënë menjëherë efektet e saj.

Prej ditës së vendosjes së kësaj mase në kufirin kosovar kanë arritur të depërtojnë vetëm 38 kamionë me mallra nga Serbia dhe 11 nga Bosnja në vlerë prej 140 mijë eurove, sa kanë paguar edhe masën mbrojtëse për të hyrë në shtetin tonë.

Nga 100 kamionë me targa serbe, sa hynin në Kosovë brenda një dite të vetme, vetëm 38 të tillë kanë hyrë për gati dy javë prej ditës kur u vendos masa prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve që origjinë kanë shtetin serb e Bosnjë e Hercegovinën.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar se nga terreni deri më tani kanë pasur 38 importe nga Serbia dhe 11 nga Bosnja.

“Deri tani sipas informatave nga terreni kemi pasur rreth 38 importe nga Serbia dhe 11 nga Bosnja, kryesisht kanë qenë me lëndë të parë për prodhim me vlera të ulëta, pra vlera e tyre ka qenë rreth 140 mijë euro, deri po aq sa kanë paguar edhe masë mbrojtëse”, ka thënë Stavileci./Zëri/Teleshkronja Post/

Bie çmimi i naftës

Çmimet botërore të naftës kanë rënë në nivelin më të ulët për më shumë se një vit. Rënia e çmimit të naftës ka ndodhur tashmë për shtatë javë rresht.

Çmimet e naftës tashmë janë në nivelet më të ulëta që prej tetorit të vitit 2017, teksa çmimi i naftës amerikane ka rënë në 50,42 dollarë për fuçi, e çmimi i naftës në Londër ra për 6,1 për qind, përkatësisht një fuçi naftë, më 23 nëntor, në Londër u shit për 58,8 dollarë.

Furnizimi me naftë është rritur më shpejt sesa kërkesat për naftë në muajt e fundit, duke rritur frikën se mund të ketë një ngopje me naftë, teksa vendet kryesore që prodhojnë naftë, po shqyrtojnë mundësinë që të ulin prodhimin e tyre.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) pret që të shkurtojnë prodhimin, pasi shtetet anëtare të mbajnë një takim më 6 dhjetor.

Çmimet botërore të naftës kanë rënë në një mesatare prej 20 për qind deri më tani./Teleshkronja Post

Gazetari Valon ​Syla kundërshton taksën: U vendos për inat të presidentit Thaçi

Gazetari Valon Syla e ka kritikuar ashpër vendimin e marrë të mërkurën nga Qeveria e Kosovës, për të taksuar për 100% mallrat nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.

Syla ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se vendimi i Qeverisë Haradinaj është “populist, i pamenduar mirë, i pasinqertë”.

Ai ka thënë se nuk e konsideron aspak serioz këtë vendim, duke theksuar se nuk beson fare që ky vendim do të qëndrojë gjatë në fuqi.

“Nuk është taksë 100 për qind. Është embargo”, është shprehur ai, duke kontestuar emrin e masës së ndërmarrë nga Qeveria.

“Ndikon direkt te ekonomia e vendit, vjen shtrenjtimi i çmimeve”, ka thënë ai.

Vendimi, sipas tij, “s’ka logjikë ekonomike”. Syla ka thënë se prapa vendimit “fshihet një logjikë politike, për ta sulmuar dialogun Thaçi-Vuçiq”.

Policia Kosovës në Merdare kthen kamionët me mallra serbe

Kamionët me mallra serbe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë. Ata janë kthyer prapa nga Policia në Merdarë me urdhër të qeverisë së Republikes së Kosovës.

Vendimi i djeshëm i Qeverisë, për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, dhe ndalimin e importit të produkteve serbe që nuk i referohen Kosovës si Republika e Kosovës, ka nisur së zbatuari. Sot, gjithë kamionët me mallra serbe janë kthyer prapa nga Policia në Merdarë, e nuk janë lejuar që të hyjnë brenda territorit të Kosovës.

“Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë po ashtu menjëherë”, thuhet në vendimin që mori dje Qeveria.

Gazeta Express ka siguruar një video, ku shihet Policia në Merdare duke i kthyer këta kamionë prej nga kanë ardhur.

ZYRTARE: Kosova godet Serbinë, i vendos taksë prej 100 %

Qeveria e Kosovës ka goditur Serbinë, pasi vendosur masë prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia.

Kjo masë vie si pasojë e fushatës së egër të Serbisë kundër Kosovës, ku rezultoj me mos pranimin e Kosovës në INTERPOL, raporton Teleshkronja Post.

Ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Endrit Shala në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar që të vendoset taksa për 100 për qind për produktet të importuar nga Serbia.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj e ka përkrahur ketë nismë dhe e ka mbështetur fuqishem vendosjen e taksës.

Ramush Haradinja ka thënë se vendimi hyn ne fuqi menjëherë./Teleshkronja Post/