Kërkesa e Veselit bën që mjekët, policët dhe mësuesit të fitojnë rritje page

Kërkesa e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për uljen e koeficientit të pagës së tij nga 11 në 9, ka sjellë ndryshime drastike në sistemin e pagave.

Ky ndryshim si parim kryesor do të shkaktojë një zvogëlim të pagave për politikanët dhe të emëruarit e tyre, por rritje për kategoritë tjera publike; mjekët, mësuesit, policët, etj.

Një burim i lajmi.net brenda Komisionit për Administratë Publike që tash e disa ditë po punon në Ligjin për Pagat, ka shpjeguar në detaje se çfarë efekti ka pasur kërkesa e Veselit për ulje të pagës së tij.

Kjo kërkesë ka ndikuar që të bëhen ndryshime të rëndësishme në ligj.

Fillimisht, ajo e ka bërë jo funksional vendimin e qeverisë për rritjen e pagave të tyre, duke kursyer një vlerë prej 7 milionë euro.

Me ndryshimet që po ndodhin, duke u zvogëluar pagat enorme të ndërmarrjeve publike buxhetit të shtetit i kursehen edhe 38 milionë euro në tri vitet e ardhshme.

“Në ndërmarrjet publike nuk do të ketë më paga super të larta dhe rritje me vendim nga vet ata. Paga më e lartë në ndërmarrje publike do të jetë rreth 1.600 euro”, ka thënë ky burim i lajmi.net.

Me këto kursime, pritet të ketë rritje në sektorët tjerë të rëndësishëm në vend, e të cilët tash e disa ditë janë duke mbajtur greva apo kanë paralajmëruar të tilla.

Sipas kësaj logjike në shëndetësi, specialisti do të marrë pagë prej 1458, rritje të pagës për 70%. Mjeku i përgjithshëm do të marrë pagë 812 euro apo 50% rritje. Infermierët do të kenë rritje në pagat e tyre për rreth 50 euro.

Mësimdhënësit, varësisht, koeficienti do t’ju rritet për 0.20%. Shërbyesve civil që kanë koeficient nën 2.7, iu rritet paga për 50 euro.

Policia nga 391 euro pagën do ta kenë, bazuar me këto ndryshime, 528 euro. Shto kësaj edhe shtesat që ata marrin, diku paga e tyre do të shkojë deri në 728 euro. Ligji për Pagat do të jetë së shpejti në seancë për miratim.

Ekskluzive: “Feronikeli” afër falimentimit, fabrika mbyllet nga 1 shkurti

Gjigandi dhe fabrika kryesore e metalit në Kosovë “New Co Feronikeli,” siç ka mësuar Teleshkronja Post eshtë afër falimentimit do të mbyllet nga 1 shkurti 2019, javën e ardhëshme.

Edhe pse tani Feronikeli është afër falimentimit problemet me këtë prodhues janë të herëshme nga viti 2016, atëherë kur pronar ishte një izraelit, i cili e la fabrikën në borgje të mëdha pasi u arrestua për ryshfet.

Pak shpresë për rreth 900 puntorë të kësaj fabrike iu dha kur flitej se aksionet e “Feronikelit” do të blihen nga kompania franceze e veturave Pezho.

Por nuk ndodhi kështu dhe tek pas dy vitesh krizë, në skenë shfaqet një nga njerëzit më të pasur të shqipërisë, Samir Mane.

Miliarderi shqipëtarë erdhi fuqishëm në kompani në gusht të vitit 2017, duke i shlyer borgjet e kompanisë dhe duke i paguar puntorët që nuk merrinn paga që nga janari i vitit 2017.

Biznismeni dhe pronari i Balfin Group dha premtime të mëdha se do ta rimekëmbë këtë gjigand ekonomik, por siç duket nuk po i përmbushë ato, raporton Teleshkronja Post.

Menjëherë pas 7 muajsh pasi i bleu shumicën e aksioneve të kësaj fabrike, burime të besueshme i kanë thënë portalit TeleshkronjaPost se ai tani po paralajmëron mbylljen e fabrikës për dy muajt e ardhëshem.

Puntorët e fabrikës po qëndrojnë në ankth se qfarë do bëhet me vendin e punës së tyre, pas këtyre zhvillimeve jo të qëndrueshme në kompani.

Burimet thonë se është marrë vendim që fabrika të mbyllet për dy muaj duke filluar nga data 1 shkurt dhe data për hapjen ende nuk dihet.

Edhe kryemninistri Haradinaj para pak ditësh vizitoi fabrikën e Feronikelit dhe i premtoi se qeveria do ta mbështes dhe do ia lehtësojnë veprimet ndërmarrjes nga Drenasi, por siç duket oligarku Samir Mane nuk është bindur.

Mbyllja e fabrikës do ta qonte në krizë totale dhe në mos prodhim, ndërsa mbi 900 puntorë do mbeteshin pa paga./TeleshkronjaPost/

Vuqiq thotë se taksa do hiqet, por pasojat janë të mëdha për Serbinë

Kosova herët a vonë do ta shfuqizojë taksën për prodhimet nga Serbia.

Por ajo tashmë i ka kushtuar Serbisë tepër shtrenjtë, ka thënë të mërkurën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nëse do ta heqin, ta suspendojnë apo do të gjejnë ndonjë modus tjetër, një është. Neve na kanë bërë një dëm të madh dhe kanë shkaktuar një tension të madh”, ka thënë ai në RTS.

“Thashë se do të ndodhë ajo tërheqje dhe do të ndodhë. Njësoj është, ne e kemi paguar shtrenjtë”, është shprehur Vuçiq.

Po ashtu ai ka shtuar se, “atë askush nuk do të na kompensojë, as Prishtina, as BE-ja, e as dikush tjetër”.

Katër kompani nga Evropa dhe SHBA të interesuara për blerjen e Telekomit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për përgatitjen e procedurave për privatizimin e Telekomit të Kosovës, ka thënë se ky është vendim për rimëkëmbjen e kësaj ndërmarrje publike.

Lluka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se katër kompani nga vende të ndryshme të BE-së dhe SHBA, kanë shprehur interes për marrjen e pjesshme ose të tërësishme në pronësi të ndërmarrjes Telekomi i Kosovës.

“Me qëllim të përgatitjes së këtij procesi [privatizimit], i cili do të inicohet vetëm pas përfundimit të ristrukturimit dhe rritjes së vlerës së ndërmarrjes, u aprovua rekomandimi i Komisionit Ndër-ministror për Ndërmarrjet Publike për autorizimin e komisionit qeveritar për privatizimin e kësaj ndërmarrje”, ka thënë Lluka.

Postimi i plotë postimin e ministrit Lluka:

“Sot qeveria morri vendim për rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës

Ndërmarrja Publike ‘Telekomi i Kosovës’ Sh.A. që nga viti 2015 është duke u përballur me një krizë të thellë financiare dhe operative. Përgjatë 3 viteve të fundit, humbjet financiare të kësaj ndërmarrje varijojnë nga 8 deri në 52 milionë euro në vit. Përtej masave të marra nga bordi i drejtoreve dhe menaxhmenti aktual, kjo ndërmarrje vazhdon të shënoj humbje financiare – humbje të cilat rrezikojnë seriozisht likuiditetin e saj.

Në aspektin operativ, bordit i drejtorëve në muajin Maj të vitit 2018, ka nxjerrë vendim për hapjen e fazës së ristrukturimit, ndaljes së punësimit dhe gradimeve në ndërmarrje. Gjithashtu, janë marrë masa në uljen e shpenzimeve operative. Për më tepër, është hartuar një plan për investime emergjente të cilat presin të realizohen brenda një kohe të shkurtër.

Në bashkëpunim me Bordin e Drejtorëve, si Ministër përgjegjës për Ndërmarrjet Publike, kam kërkuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që të ofroj asistencë teknike (në formë të grantit) për fazën e ristrukturimit dhe ripozicionimit të kësaj ndërmarrje. Në kërkesë, kam potencuar faktin se Qeveria e Kosovës, në bazë të planit të saj qeverisës, parasheh privatizimin e kësaj ndërmarrje. Gjithashtu, kam bërë të qartë se para gjithsecilit vendim të privatizimit, përmirësimi i përformancës së ndërmarrjes si dhe praktikave brenda saj është prioritare dhe do i paraprije çfarëdo procesi tjetër.

BERZH më është përgjigjur pozitivisht, në të cilën shprehet gatishmëria e tyre për të: ofruar asistencë teknike në fazën e ristrukturimit, ofrimin e një kredie deri në 25 milion euro si dhe hartimin e një dokumenti mbi hapat që duhet të ndjekë Qeveria e Kosovës për privatizimin e kësaj ndërmarrje, i cili ndër të tjera bazohet në principet si në vijim: vlerësimin e drejtë të secilës ofertë për privatizim të Telekomit, përkushtim dhe transparencë në këtë proces, inkurajim të konkurrencës si dhe rishikim të proceseve dhe strukturave brenda Telekomit të Kosovës.

Tutje, kjo procedurë ka filluar marrë në konsideratë që deri më tani, të paktën 4 kompani nga vende të ndryshme të BE dhe SHBA, kanë shprehur interes për marrjen e pjesshme ose të tërsishme në pronësi të ndërmarrjes Telekomi i Kosoves.

Me qëllim të përgatitjes së këtij procesi, i cili siç u cekë më lartë do të inicohet vetëm pas përfundimit të ristrukturimit dhe rritjes së vlerës së ndërmarrjes, u aprovua rekomandimi i Komisionit Ndër-ministror për Ndërmarrjet Publike për autorizimin e komisionit qeveritar për privatizimin e kësaj ndërmarrje.

Vlenë të cekët se dialogu social në mes të aksionarit dhe sindikatës së punëtorëve do të jetë pjesë e rëndësishme e këtij procesi, ashtu siç ka qenë deri më tani, për t’u siguruar që interesat e punëtorëve përfaqësohen denjësisht.

Ndërkohë, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (European Bank for Reconstruction and Development (EBRD)) do të siguroj jo vetëm proces transparent, por më shumë e rëndësishme, do të krijoj besim tek të gjithë të interesuarit në këtë proces” (sic.), ka shkruar Lluka.

Shpëtojnë shëndoshë dhe mirë 100 minatorët e ngujuar në Trepçë

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku ka konfirmuar për Telegrafin se 100 minatorët e ngujuar në minierë kanë dalë nga atje pasi që është mundësuar furnizimi alternativ me energji elektrike.

Sipas tij, minatorët ishin 700 metra nën tokë.

“Kanë dalë gati të gjithë minatorët të cilët kanë qenë të ngujuar në minierë. Furnizimi alternativ me energji elektrike ka mundësuar funksionalizimin e ashensorit që i ka transportuar minatorët e ngujuar”, ka thënë Sadiku për Telegrafin, transmeton Teleshkronja Post.

“Minatorët e ngujuar 700 metra nën tokë, janë mirë me shëndet dhe nuk ka pasur rrezik për jetën e tyre. Mungesa e rrymës ka bërë që të mos funksionoj ashensori”, tha Sadiku.

Për informim, para pak minutash rreth 100 minatorë kishin mbetur të ngujuar si pasojë e defektit elektrik./TeleshkronjaPost/

Kryeministri Haradinaj viziton fabriken e Feronikelit

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë sot në ndërmarrjen Ferronikeli në Drenas.

Ai tha se si eksportuesi më i madh në Kosovë, kjo ndërmarrje meriton vëmendjen e Qeverisë në mënyrë që të tejkalohen të gjitha vështirësisë.

Kryeministri ka premtuar përkrahje duke thënë se investitorët në Kosovë e kanë partner Qeverinë.

“Ferronikeli është prodhues i madh dhe eksportues i madh. Është një investim me rendësi për Kosovën.. janë disa vështirësi që do ti kalojmë bashkë,. janë 800 punësuar të rregullt dhe është interes i yni që vështirësitë që i kemi t’i tejkalojmë bashkë. Njëkohësisht është ta çojmë porosinë që investitorët në Kosovë kanë partnerë nuk janë dhe besoj prej këtu do ta dërgojmë këtë porosi për të gjithë investitorët potencialë të tjerë”, tha Haradinaj.

Ndërsa aksionari kryesor i Ferronikelit, Samir Mane, ka kërkuar bashkëpunim më të madh me qeverinë lokale dhe atë qendrore.

Ai e ka njoftuar kryeministrin e vendit për ecurinë e rivendosjes së prodhimi të kësaj fabrike përgjatë këtyre muajve, mundësinë e rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe për planin e ardhshëm operacional.

“I kam treguar ecurinë e këtyre muajve që ne e kemi marrë fabrikën në pronësi dhe planet e të ardhmes për të rikuperuar më tepër dhe bashkëpunim më të madh, jo vetëm me Qeverinë lokale siç kemi folur me kryetarin e komunës por edhe me qeverinë qendrore aty ku mund të gjejmë pika bashkëpunimi”, tha Mane.

Ferronikeli është eksportuesi dhe punëdhënësi më i madh privat në vend, me rreth 800 punëtorë dhe 400 kontraktorë.

Bizneset në Drenas vendosin flamujt që tregojnë prejardhjen e produktit

Bizneset e Komunës së Drenasit vendosin flamujt që tregojnë prejardhjen e produktit

Komuna e Drenasit ka filluar zbatimin e urdhëresës së MTI-së për vendosjen e flamujve ne të gjitha produktet.

Ne bazë të raportit të Inspektorëve komunal, është konstatuar se të gjithë Operatorët Ekonomik në Komunën e Drenasit, me urdhëresën e MTI-së për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimin e flamurit mbi origjinën e produktet, të gjithë operatorët kanë vendosur flamurin duke treguar prejardhjen e produktit.

Inspektorët komunal, kanë inspektuar dyqanet dhe operatorët ekonomik dhe kanë raportuar se ne të gjitha lokalet kanë respektuar urdhëresën e MTI-së për prejardhja e produktit ne bazë të flamurit.

Lajm i mirë nga Banka Botërore për Kosovën

Kosova është një nga shtetet më të varfëra në europë, por kjo nuk ka ndikuar në raportin e Bankës Botërore për zhvillimin ekonomik.

Rritja ekonomike në Kosovë këtë vit dhe në dy vitet e ardhshme, pritet të arrijë në 4.5 për qind, thuhet në raportin e fundit ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore.

Krahasuar me vendet e rajonit, sipas raportit, rritja më e madhe ekonomike pritet të jetë në Kosovë.

Rritja ekonomike për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor për vitin 2019 është: Shqipëria 3.6 për qind, Maqedonia 2.9 për qind, Serbia 3.5 për qind, Mali i Zi 2.8 për qind, kurse rritja ekonomike për Bosnjë Hercegovinën ishte 3. 4 për qind./TeleshkronjaPost/