Edon Zhegrova bashkë me Xhakën e ndezin atmosferën

Shumë aktiv në mediat sociale dhe vështirë se ndonjëherë do të arrijë të largohet prej tyre dhe të koncentrohet vetëm te futbolli dhe karriera futbollistike.

Bëhet fjalë për talentin e përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili para disa ditësh u largua nga Genku dhe u transferua tek Baseli në Zvicer.

Ai ka publikuar një video në Instastory duke kërcyer në dhomat e zhveshjes me mesfushorin shqiptar të Shqipërisë, Taulant Xhaka.

Vet fakti se Taulant Xhaka dhe Albian Ajetit janë aty, Zhegrova nuk pritet të ketë probleme që të ambientohet te klubi i FC Basel.

Edoni pritet të shënojë paraqitjen e parë kundër S.Galleon, kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00, transmeton TeleshkronjaPost.

Edhe pse , trajneri i Baselit, Marcel Koller, ka bërë të ditur se përkundër që Edon Zhegrova është integruar mjaft mirë me ekipin e tij të ri, por ende nuk ka vendosur nëse do t’i japë mundësinë.

Trajneri Koller është zotuar se do t’i jap minuta të mjaftueshëm 19-vjecarit për t’i treguar aftësitë e tij, kjo ishte pikërisht arsyeja pse Zhegrova u largua nga Genk./TeleshkronajPost/

Vet Edon Zhegrova zbulon klubin e ri (Foto)

Super talenti Edon Zhegrova përfundimisht do të largohet nga Genku. Futbollisti i Kosovës tashmë gjendet në Zvicër.

Anësori i talentuar i Kosovës, Edon Zhegrova, tashmë gjendet në Zvicër dhe nesër pritet të kompletojë transferimin nga Genku te Baseli.

Këtë e ka konfirmuar vet futbollisti me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, duke treguar se asi tashmë gjendet në Zvicër.

Zhegrova nuk ishte i preferuari i Philippe Clement te klubi belg, i cili e kritikoi shqiptarin, duke thënë “lojtarët që nuk janë këtu me zemër, më mirë është të largohen. Unë kam eksperiencë të madhe me lojtarët e rinj dhe disa prej tyre janë mjaft të padurueshëm. Fatkeqësisht, Edoni hyn në atë kategori. Ai mendon se do të duhej të luante më shumë në gjashtë muajt e fundit dhe ndien se ka ardhur koha që djaloshi ta marrë një hap tjetër në karrierë. E ardhmja do ta tregojë nëse ai kishte të drejt ta bënte këtë hap apo jo”.

Genku tashmë ka gjetur zëvenmdësuesin e shqiptarit, ai është, Juyta Ito.

Zhegrova, që bëri vetëm 12 paraqitje më Genkun këtë edicion dhe realizoi 4 gola e dhuroi edhe një asist, të hënën pritet të prezantohet te Baseli.

Dy klubet e famshme italiane pas Edon Zhegrovës

Afati kalimtar i janarit po hyn në 24 orët e fundit dhe thashethemet po vazhdojnë të rriten edhe më tepër.

Një prej futbollistëve shqiptar që po i lakohet emri rreth transferimeve është edhe sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova.

Ditë më parë mediat italiane raportuan se futbollisti po monitorohet për së afërmi nga skuadra e Milanit.

Gjatë ditës së sotme, gazeta e njohur italiane “Corriere dello Sport” shkruan se marrëdhëniet e mira të Lazios me Genkun, mund të ndikojë në transferimin e 19-vjeçarit nga Kosova.

Edhe drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare ka raporte të mira me agjentët e lojtarit që shihet si e ardhmja e klubit romak.

Theksojmë se Edoni deri më tani është paraqitur në 19 raste për skuadrën blege dhe ka realizuar dy gola.

Ndryshe, Lazio ka në skuadër edhe dy shqiptarë të tjerë, portierin Thomas Strakosha si dhe mesfushorin e Kosovës, Valon Berishën.