Thaçi takon Ramën, flet për bashkimin kombëtarë

Pak para takimeve me liderë ballkanikë dhe Frederica Mogherinin, Hashim Thaçi thotë se me Edi Ramën foli për bashkim kombëtar.

Presidenti Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Tiranë bashkë me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, ka takuar kryeministrin shqiptar, Edi Ramën.

Thaçi pak para takimeve që po mbahen si përgatitje para Samitit të Brdo-Brionit, ka shkruar se me Ramën diskutuar për hapjen e kufijve mes Kosovës e Shqipërsisë.

Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti që pas pak pritet të takohet në Tiranë me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së, Federica Mogherini, thotë se në takimin me Ramën folën për’ nevojën e korrigjimit të padrejtësive ndaj shqiptarëve’.

“Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq, reagon sa herë që politikanët shqiptarë flasin për bashkim kombëtar dhe ide të tjera si kjo e hapjes së kufijve.

Edi Rama: Haradinaj po gënjen publikisht

Dikush po gënjen. Në një postim të gjate në Facebook, Edi rama e ka demantuar – jo vetëm Ramush Haradinajn, por edhe vetveten.

Fillimisht ka thënë që nuk i ka kërkuar Haradinajt që ta heqë taksën, kurse pak më poshtë pohon se ia ka kërkuar dy herë pezullimin e saj.

Kryeministri shqiptar nuk i ka kursyer as ofendimet ndaj homologut nga Kosova.

I pari i Shqipërisë, Edi Rama, i ka reaguar homologut të tij kosovar, Ramush Haradinaj, pas deklaratave të këtij të fundit se udhëheqësi shqiptar i kishte bërë trysni në Berlin, gjatë Samitit për Ballkanin, që Kosova të hiqte taksën prej 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia.

Rama, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, në internet, e ka ofenduar Haradinajn, duke thënë se kryeministri i Kosovës po gënjen publikisht.

Deklaratat për Ramën, Haradinaj i kishte bërë gjatë një interviste të dhënë në kryeqendrën gjermane, Berlin.

Shkrimi i plotë i Ramës në Facebook:

E VERTETA IME ME SHUME DESHMITARE

Si rregull udheheqesit nuk i komentojne ne publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq me teper pa rene dakord paraprakisht dhe lere pastaj t’i shtremberojne, duke genjyer per te dale “burra te mire” para popullit te tyre, si te ishin duke shitur mish ne pazar. Me vjen sinqerisht keq qe miku im Ramush, nuk e ka mesuar ende kete rregull kaq te thjeshte, megjithese normalisht ky s’eshte as ndonje rregull udheheqesish ne fakt, po nje norme elementare mirekuptimi njerezor. Nuk eshte hera e pare qe e ben, po eshte hera me e gabuar dhe prandaj kete here, s’e kaloj dot ne heshtje si te tjera.

Askush s’i ka bere Ramushit presion ne Berlin per te hequr taksen. Une jo e jo. Madje askush as i’a ka kerkuar hiç qe ta heqe taksen! Une jo e jo. Perkundrazi.

Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kane nxitur nje diskutim informal ne holl mbi rifillimin e dialogut. Kam nderhyre vetem njehere, duke thene se ata duhet te hynin vete ne proces. Me tutje i kane kerkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqe taksen, po thjesht te jape pelqimin qe taksa te pezullohet perkohesisht, per 6 muaj apo edhe per 4 muaj qofte, duke u zotuar qe te hyjne ne procesin e dialogut Kosove-Serbi ata vete. Edhe te dy personalisht, kancelarja dhe presidenti!

I kam sugjeruar Ramushit ne dy momente ta pranoje kete kerkese te tyre, sepse kam menduar dhe mendoj qe perfshirja direkte ne nivelin me te larte e Gjermanise dhe Frances, boshtit te Bashkimit Europian, u shfaq si nje mundesi e re dhe shume e favorshme per ta shtruar çeshtjen e finalizimit te dialogut, ne nivelin me te larte te mundshem.

E kam mbeshtetur dhe e mbeshtes edhe sot taksen si nje “klithem” te Kosoves, qe ta degjoje bota dhe si te tille edhe e kam mbrojtur, kudo e me kedo. Po une di qe ajo eshte nje takse qe i eshte vene Serbise, jo nje mur qe i eshte vene Gjermanise, Frances apo SHBA, per t’i ndaluar ta ndihmojne e ta mbeshtesin Kosoven, ne rrugen e perpjekjes se mundimshme historike drejt njohjes perfundimtare nga gjithe bota. Dhe kur keta aleate te medhenj dhe te pazevendesueshem dot nga askush e askurre (pa te cilet jo Ramushin, po as Kosoven dhe te drejten e saj njeqind vjet te mohuar s’do ta njihte kurrekush ende sot), kerkojne thjesht pezullimin e perkohshem te takses, ne menyre qe te mund ta ndihmojne e ta mbeshtesin Kosoven drejt njohjes se saj te plote nderkombetarisht, refuzimi eshte i pakonceptueshem per mua.

Shtoj ketu se me ka mbetur gozhde fakti qe miqte e medhenj, hasen ne nje refuzim te pashpjegueshem edhe kur propozuan qe perkunder pezullimit te perkohshem te takses, nese ne fund te muajve te dialogut nuk do te arrihej objektivi final i nenshkrimit te paqes, atehere do t’i hapej perfundimisht rruge liberalizimit te vizave per Kosoven(!).

Gjithesesi, meqe Ramushi u qa publikisht se une i paskesha bere me shume presion se sa Vuçiçi per heqjen e takses, mua s’me mbetet tjeter vecse te ngushellohem me faktin qe pas samitit edhe Vuçiçi, u shpreh publikisht ndaj meje po aq i palumtur sa Ramushi.

S’kam dashur dhe s’dua te hyj asnjehere ne polemika publike me askend ne Kosove, aq me pak me kryeministrin e Kosoves. Uroj qe te mos jem i detyruar ta bej perseri. Ai ka te drejten e tij te flase ne emer te Kosoves, po mua s’ma heq dot askush te drejten te flas per Kosoven.

Edi Rama transferohet në spital-Gjermani

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përfunduar në spital në Berlin për shkak të problemeve me zemrën.

Pas parainfarktit që Edi Rama kaloi në Tiranë, për të cilin u shtruar në një spital privat, ai është larguar më pas në drejtim të Berlinit me avion çarter.

Gjendja e Ramës ka qenë e rëndë që në Berat kur ai kishte dalë jashtë kontrollit.

‘Të ftojmë të huajt që të pijnë objektet’, thoshte Rama nga Berati shkruan syri.net.

Por gjendja e tij do të vinte duke u rënduar, pasi vetëm pak orë më pas, do të shtrohej me urgjencë në spital në Tiranë, pasi kaloi një parainfarkt.

Edhe pse disa orë më vonë Rama bëri një reagim, ai më shumë konfirmoi faktin se ishte në spital, se sa mohoi.

E që nga e hëna ai ndodhet në Berlin, i shtruar në spital. Vizita e tij në Gjermani ka qenë vetëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore e asnjë arsye tjetër.

E FUNDIT: Edi Rama pëson infarkt

Edi Rama është shtruar në spital pasi ka pësuar një parainfarkt.

Deklarata e fortë vjen nga ana e ish deputetit të PD-së Klevis Balliu, i cili përmes një postimi në rrjetin social jep njoftimin. Sipas Balliut situata shëndetësore e Ramës tregon dhe gjendjen e rënduar të tij për shkak të krizës politike. Balliu shkruan se Rama është shtruar në një spital privat.

Në mesazh, ish deputeti thotë se i uron shërim të shpejtë Ramës dhe i kërkon që të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit pasi edhe fizikisht nuk po e përballon dot më.

STATUSI I BALLIUT:

Rama përfundon në spital pas 16 marsit

Mësova nga disa burime se Kryeministri Rama është shtruar në një spital privat, pasi ka pësuar një parainfarkt.

Gjendja e tij shëndetësore reflekton qartazi gjendjen e rënduar politike. Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjeter revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij.

Duke i uruar shërim të shpejtë, i kërkoj që të japë dorëheqjen për të mirën e tij. Pasi politikisht tani dihet që gjendja është e papërballushme por qartazi edhe fizikisht nuk e përballon dot.

Ndaj i kërkoj Kryeministrit ti hapi rrugën qytetarëve me zgjidhje politike, që Shqipëria të kthehet në normalitetin politik dhe ekonomik te saj.
Më shpejt se sa vonë Edvin, mendo për vete dhe qytetarët

Deputeti i PD qëllon me top boje Ramën, Gramoz Ruçi bën reagimin e menjëhershëm

Në një moment krejt të papritur në prani të kryeparlamentarit të Maqedonisë Talat Xhaferri, deputeti Edi Paloka ka që.lluar me bojë kryeministrin Edi Rama.

Paloka është përjashtuar në mënyrë të menjëhershme nga seanca nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Paloka ka pasur një shiringë të mbushur me bojë të cilën e ka zbrazur ndaj kryeministrit, teksa Rama ishte i ulur në vendin e tij të kabinetit qeveritar.

Edi Paloka ka refuzuar të dalë nga salla e Kuvendit cka ka detyruar Ruçin të ndërpresë seancën me 5 minuta.

Thumbimet Rama-Berisha: “Bashkëpuntor i Serbëve, Rugova s’i fliste”

Kryeministri Shqipërisë Edi Rama ka thumbuar sërish sot ish-liderin e PD-së, Sali Berisha, për deklaratat e tij kundër Presidentit Hashim Thaçi.

Rama në një mesazh në Twitter ka a.kuzuar Berishën se me deklaratat ndaj Thaçit, tregon se po vazhdon thumbimet kundër Kosovës.

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli marksistë-leninistë pjestarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa ndërroi jetë.”

“Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, shkruan Rama.

Vuçiq viziton Shqipërinë me 7 dhe 8 mars

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do vizitojë Tiranën në datat 7 dhe 8 mars.
Vizita e kreut të shteit serb do zhvillohet në kuadër të punimeve të Samitit të Brdo-Briunit.

Situata në rajonin e Ballkanit dhe marrëdhëniet mes vendeve do të jenë temë e diskutimeve në këtë Samit.

Pjesëmarrjen dhe vizitën në kryeqytetin shqiptar e ka konfirmuar vetë presidenti serb gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Vuçiç tha se Samiti do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Gjatë diskutimeve me presidentin slloven, presidenti Vuçiç ka theksuar se për rishikimin e territorit me Kosovën duhet të dëgjohen dhe interesat e shqiptarëve, ndërsa Pahor ka vënë theksin te impakti që do të krijojë në rajon. Marrëveshja Kosovë-Serbi, por edhe tema e nxehtë e kufijve mësohet se do të jetë në fokus të diskutimeve në Samit.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Vuçiç në Shqipëri, por e para si president. Në maj 2015 ai vizitoi Tiranën në cilësinë e kryeministrit të Serbisë, ndërsa disa muaj më parë, në nëntor 2014, kishte qenë kryeministri Edi Rama ai që vizitoi Beogradin./bota sot

Pas Ramës edhe Thaçi përmendë bashkimin kombëtar

U bënë 103 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, njërit prej udhëheqësve kryesorë të kryengritjeve shqiptare. Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini. Përpjekjet e tij një shekull më parë për çlirimin e trojeve etnike përbëjnë ende frymëzim për shumë breza të rinj dhe amaneti i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, që dhanë jetën për bashkimin e shqiptarëve, na obligon edhe sot që të punojmë pareshtur për përmbushjen e aspiratave tona. HTH

Këto janë fjalët e Thaçit në përkujtimin e Isa Boletinit, por ajo që bie në sy është përmendja e bashkimit kombëtarë, diçka për të cilen nuk e ka përmendur që nga shpallja e pavarsisë së Kosovës me 17 shkurt 2018.

Ditë më parë edhe kryeministri i Shqipërisë në një debat në Facebook citoi po të njejtat fjalë, shkruan Teleshkronja Post.

Përndryshe, sot bëhen 103 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, njërit prej udhëheqësve kryesorë të kryengritjeve shqiptare.