IFFHS shpallë Modriçin “Playmaker 2018”, lë prapa Messin dhe Hazard

Ishte lider i padiskutueshëm i Kroacisë dhe Real Madridit, Luka Modric ka rrëmbyer tjetër çmim, duke lënë prapa Messin.

Kroati Luka Modric, pasi mori çmime të shumta në fund të vitit 2018, veçuar “Topin e Artë” dhe çmimet e lojtarit më të mirë nga UEFA e FIFA, tani ai është vlerësuar edhe nga Instituti i Futbollit për histori dhe Statistika (IFFHS).

Modric, që fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe arriti deri në finale të Kupës së Botës me Kroacinë në Rusi, në mëngjesin e së premtes e ka pranuar çmimin e “Plejmekeri më i mirë në Botë për vitin 2018”, nga IFFHS.

Modric mori shumicën e votave (272) nga 90 ekspert të futbollit në mbarë botën, duke lënë prapa Lionel Messi me (144 pikë), Hazard (114), De Bruyne (36) dhe Neymar (18).

Lojtari i përfaqësueses kroate, Modric, nuk ishte lojtari i vetëm i Madridit që mori çmim këtë të premte, pasi portieri, Thibaut Courtois u vlerësua nga IFFHS si portieri më i mirë për vitin 2018.

Fabregas tregon një fakt shumë interesant për Hazard

Ish-bashkëlojtari i Eden Hazardit në Chelsea, mesfushori aktual i Monacos Fabregas, ka bërë të ditur se belgut 28 vjeq i ka pëlqyer gjithmonë Real Madridi.

Hazardi është duke hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge. Chelsea kishte shpresuar se do ta bindte belgun ta rinovonte kontratën e tij deri më tani.

Por këto tentime Hazardit kanë rezultuar të pasuksesshme deri më tani pasi që Hazardi është ende në qendër të vëmendjes sa i përket mundësisë së një transferimi në Real Madrid.

“Le ta shohim se çfarë ka vendosur ai të bëjë. Ai e ka edhe një vit e gjysmë në kontratën e tij dhe është i lumtur në Chelsea, edhe familja e tij është e lumtur në Londër”, ka thënë Fabregas, i cili gjatë janarit u transferua në Monaco.

“Por, në fund të fundit, këto janë vendime personale. Atij i pëlqen Madridi dhe këtë e ka thënë gjithmonë. Shpresoj se ai do ta rinovojë kontratën me Chelseat, por nëse nuk e bën këtë gjë, do të transferohet në Madrid”.

Pas shumë muajve paqartësi, kur belgu vazhdimisht kishte thënë se do ta merrte vendimin e tij në të ardhmen, tani ai ka bërë të ditur se tashmë e ka marrë këtë vendim, por nuk ka pranuar ta zbulojë atë

“Unë e di se çfarë do të bëj. E kam marrë një vendim”, tha para pak ditësh Hazard për Radio Marca.

Edhe gjatë kohës kur nuk është i hapur asnjë afat kalimtar për lojtarët, spekulimet për transferimin e 28-vjeçarit në Real Madrid nuk janë ndalur asnjëherë, pasi që edhe vet ai i ka ngjallur shpeshherë këto lajme.

Në një deklaratë të mëhershme, ai kishte treguar se kishte ëndërruar gjithmonë që të bëhet lojtar i Real Madridit, por kishte shtuar se do të jetë i lumtur edhe nëse qëndron në Chelsea deri në fund të karrierës.

Courtois: Reali duhet ta transferojë Hazardin para Neymarit

Sumuesi i PSG Neymar dhe sulmuesi i Chelsea Hazard ka kohë që lidhen me një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu” dhe Courtois ka preferuar belgun para brazilianit.

Thibaut Courtois ka zgjedhur Eden Hazardin para Neymar Junior dhe ka kërkuar nga Real Madridi që të bëjë të pamundurën në merkaton e verës për ta sjellë belgun në Bernabeu.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Reali heshti duke mos bërë asnjë goditje të madhe, pavarësisht se Hazard disa herë konfirmoi “e dua Realin, dua të luaj për Realin”.

Mungesa e transferimeve të lojtarëve me ndikim gjatë verës, bëri që Madridi të dështoi ndeshje pas ndeshje këtë edicion dhe kështu, ka mbetur 10 pikë prapa Barcelonës në renditjen e La Ligas.

Neymar është përmendur kohë pas kohe si një blerje e mundshëm për Realin në vitin 2019, por Courtois, që gjatë verës 2018 erdhi nga Chelsea, i ka kërkuar klubit që të transferojë 27-vjecarin belg, me të cilin për disa vite ka luajtur te “Blutë e Londrës”, dhe vazhdon të ndajë me të dhomat e zhdehjes te Përfaqësuesja e Belgjikës.

“Do të zgjedhja Hazardin, natyrisht. Me të vërtetë më pëlqen ai, por në fund zgjedhja i takon klubit”, tha portieri 26-vjeçar.

“Nuk e di cfarë do të ndodhë, nuk është kjo pyetje për mua, por për drejtuesit e klubit”.

“Ekipi është ky që është tani. Karim Benzema është në formë të mirë, ka realizuar 17 gola. Gareth Bale e nisi mirë, por më pas pati probleme me lëndime”.

Në aspektin ekonomik, Neymar do t’i kushtonte më shtrenjtë Realit, pasi PSG-ja e bleu nga Barcelona për 222 milionë euro në vitin 2017 dhe nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga braziliani për një ofertë më të vogël.

Kurse Hazardi është në fundin e kontratës me Chelsean dhe raportohet se në rast tentimi për ta transferuar, Reali mund të mbyllë gjithçka deri në 150 milionë euro.

Hazard për kritikat e Sarrit: “Nuk më intereson”

Eden Hazard tha se “nuk i intereson” për kritikat nga shefi i tij Maurizio Sarri pasi ka ndihmuar Chelsean që të mundë Spurs për të arritur finalen e Carabao Cup.

Sarri tha se Hazard “duhet të bëjë më shumë dhe se nuk është një lider,” më parë gjatë javës.

Pas ndeshjes, Hazard iu përgjigj duke i thënë : “Nuk ka rëndësi se çfarë tha menaxheri”.

Chelsea do të luajë në Manchester City në finalen e Wembley të dielën, më 24 shkurt.

Spurs fitoi ndeshjen e parë 1-0 në shtëpi, por N’Golo Kante dhe Hazard shënuan golin e Chelseat, të cilën Blues e fituan 4-2, transmeton Teleshkronja Post.

Në ndërtimin e lojës, Sarri kishte thënë gjithashtu: “Unë e preferoj atë [Hazard] kur ai flet me këmbët e tij dhe jo para mediave.”

“Potenciali është më i lartë se performancat aktuale mendoj. Ai duhet të respektojë, para së gjithash, vetën e tij.”

Sarri është menaxher i katërt i Chelseas për të arritur finalen e Kupës së Ligës në sezonin e tij të parë në krye.

Sarri, 60 vjeç, ka menaxhuar 17 skuadra italiane – kryesisht klube më të vogla – para një trevjeçari mbresëlënës, megjithëse pa trofe, tek Napoli.

As Sarri, as Menaxher i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, kurrë nuk kanë fituar një trofe të madh në karrierën e tyre menaxheriale.

Ja çfarë i kërkon Eden Hazardit trajneri i tij Sarri

Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri, i ka bërë thirrje Eden Hazard për të vendosur të ardhmen e tij më shpejt sesa të vonohet.

Ylli i Belgjikës Hazard, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2020, tha në tetor se ai ëndërronte të luante për Real Madridin një ditë.

“Unë nuk e di (nëse ai do të qëndrojë), por mendoj se është koha për të vendosur,” i tha Sarri konferencës së tij për shtyp para ndeshjes të premten.

Hazard i premtoi Chelseas se nuk do të lëvizë në dritaren e transferimit të janarit dhe pasi ka shënuar dy herë në fitoren 2-1 në Watford të mërkurën, 27-vjeçari tha:

“Unë jam i përqendruar vetëm në fushë. Do të shoh në fund të sezonit “.

Hazard gjithashtu tha se donte të ishte “një legjendë (Chelsea) si Frank Lampard, Didier Drogba dhe John Terry.

“Por Sarri tha se ai nuk “ka pushtet” për të zgjidhur çështjen.

“Unë jam trajner, nuk jam president, unë nuk jam përgjegjës për tregun,” tha ai.

“Dua të flas me të vetëm për pozitën në fushë.”

Lajm bombastik nga spanja, Reali arrinë marrëveshje me Hazard

Real Madridi tanimë e ka arritur një marrëveshje për transferimin e Eden Hazardit nga Chelsea për sezonin e ardhshëm, pretendon radio spanjolle, Onda Madrid.

Megjithatë, Chelsea nuk do ta lejojë Hazardin të largohet lehtësisht, para se t’i përfundojë kontrata në vitin 2020. Klubi i Premier Ligës është duke kërkuar rreth 170 milionë euro për të.

Por, Real Madridi nuk është i gatshëm ta shpenzojë një shumë të tillë për Hazardin për shkak se ai është në fund të kontratës së tij.

Klubi madrilen dëshiron që ta marrë Hazardin si pjesë e një marrëveshje për shkëmbimin e Mateo Kovacicit dhe belgut.

Kovacici është për momentin i huazuar në Chelsea, mirëpo ai nuk dëshiron të kthehet në Santiago Bernabeu në fund të sezonit, kur i përfundon marrëveshja për huazim.

Edhe drejtuesit e Chelseat dëshirojnë ta mbajnë kroatin për një kohë më të gjatë.

Hazardi ka folur shpeshherë për dëshirën e tij për të luajtur në Real Madrid, gjë të cilën e ka bërë të qartë në një intervistë ku edhe kishte thënë se do të jetë i lumtur edhe nëse vazhdon me Chelsean, edhe nëse largohet.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, dëshiron ta mbajë Hazardin në skuadrën e tij edhe për sezonet e ardhshme:

“Është zgjedhja e tij. Mendoj se klubi dëshiron ta rinovojë kontratën e tij menjëherë, por kjo është zgjedhja e tij. Unë e dua Edenin këtu, natyrisht, por e dua këtu nëse edhe ai e do një gjë të tillë”./Teleshkronja Post/