Dua Lipa: Ishim viktima të terrorit të tmerrshëm të Serbisë

Tabloidi i famshëm britanik “The Sun”, i ka kushtuar një hapësirë të madhe fitueses së sivjetme të çmimeve Grammy dhe Brit Awards, këngëtares nga Kosova Dua Lipa.

Ky tabloid shkruan se familja Lipa është dashur ta braktisë Kosovën në vitin 1992 për shkak të presionit dhe terrorit që kishte nga pushteti serb atje.

Gjyshi i Duas, Seit Lipa, ishte drejtor i muzeut historik në Prishtinë gjatë periudhës mes viteve 1990-95. Dhe pikërisht atij i ishte kërkuar që të përmirësoj disa libra historikë dhe të fabrikojë fakte historike, çka ai kishte refuzuar, për çka më pas ishte shënjestër e regjimit serb. “Ishte periudhë e tmerrshme për të gjithë. Janë mbyllur të gjitha shkollat dhe mediat.

“Secili akademik ka qenë shënjestër. Njerëzit zhdukeshin brenda natës. Familja Lipa ishte në rrezik shkaku i kësaj, prandaj janë detyruar të ikin”, ka rrëfyer kompozitori dhe miku i familjar, Florent Boshnjaku, përcjell Klan Kosova.

Vetë Dua ka deklaruar se familja dhe populli i saj janë dëbuar me dhunë nga Kosova nga regjimi serb. “Serbët na kanë dëbuar nga Kosova. Kemi qenë viktima të terrorit të tmerrshëm”, kishte deklaruar këngëtarja shqiptare.

Dua ka lindur në Londër në vitin 1995.

Dua ka ndjekur shkollën teatrale të Silvia Jong, para se me familje në vitin 2006, të kthehej në Prishtinë, ku babai i saj kishte fituar një vend pune. Në Prishtinë, Dua ka shkuar në shkolla private dhe është rritur duke dëgjuar muzikën e babait të saj, i cili dikur ishte pjesëtarë i grupit “Oda”.

“Tani jam krenare me emrin tim, por kur kam qenë më e re, e tëra që dëshiroja, ishte të quhesha Hana, Sara, Ella… Çfarëdo emri, vetëm të ishte normal. Sepse emrin Dua është dashur ta sqaroj vazhdimisht se çfarë nënkupton, që njerëzve t’u tregoja se isha nga Kosova”, ka rrëfyer Dua.

Si 14-vjeçare kishte filluar që në kanalin Youtube të publikojë këngët e përpunuara të këngëtareve të saj të preferuar, si Pink dhe Nelly Furtado.

Në të njëjtën kohë ka filluar të punoj si modele për një katalog ‘on-line’, por edhe si hostes në restorantin meksikan ‘La Bodega Negra’ në Soho, dhe në klubin e natës “Mayfer”.

Familja e Duas ishte kthyer në Londër në vitin 2012 dhe ajo së bashku me familjen, ishin vendosur në Londrën Perëndimore, ku ka jetuar deri në mars të vitit të kaluar. Në vitin 2015, producentët kishin dëgjuar përpunimin e saj të këngës “Cocoa Butter Kisses” të reverit Chensey dhe i kishin ofruar të nënshkruaj kontratë me shtëpinë diskografike “Warner Music”.

Dy vite më vonë, është paraqitur albumi i saj i parë “Dua Lipa”, ku gjendeshin shumë hite, mes tyre edhe “Be The One” dhe “New Rules”. Qysh në atë kohë ishte bërë e qartë se bota kishte fituar një yll të ri të muzikës, e cila vetëm në vitin 2017, kishte fituar mbi 2 milionë euro, ndërsa nga viti e kaluar e këndej, vazhdon t’i rendis çmimet më të rëndësishme muzikore.

Ja çka thotë Haradinaj për Dua Lipën

Suksesi i jashtëzakonshshëm i Dua Lipas nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga kryeministri Haradina.

Ai me një postim në Facebook ka falenderuar Dua Lipën, transmeton Teleshkronja Post.

Ja postimi i Haradinajt :

Dua Lipa në kulmin e sukseseve të saja, në sheshin kryesor të New York, Time Square, pjesë e kampanjës nga rrjeti muzikor Spotify:

“Nga Kosova në Britani të Madhe në nominimin për ‘Artisten e re më të mirë.Faleminderit Dua ,” shkruan kryemnisitri në Facebook.

Tjetër arritje e madhe nga Dua Lipa / FOTO

Dua Lipa është artistja më e pëlqyer femër në Britani të Madhe deri më tani për këtë vit, sipas shifrave nga dy platformat e mëdha të muzikës Spotify dhe Apple Music.

Kënga e Dua Lipa-s“One Kiss”, me Calvin Harris, është kënga e dytë më e transmetuar në të dyja platformat e muzikës, pas këngës “God’s plan” të reperit Drake.

Albumi i saj titulluar i “Lipa” është albumi i tretë më i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i katërti globalisht, në Spotify, shkruan BBC, përcjellë Teleshkronja Post.

Ylli shqiptar, e cila fitoi çmimin “Këngëtarja më e mirë femër” në BRIT Awards këtë vit, sapo është shpallur ylli i vitit nga revista më e madhe britanike “Vogue”.

Ajo pritet të nominohet për herë të parë për çmimet ‘Grammy’, pasi deri më tani janë zbuluar disa nga emrat që do të jenë pjesë e saj, teksa nominimet e plota do të publikohen në shkurt të vitit 2019.

Apple dhe Spotify janë dy shërbimet më të mëdha të transmetimit të muzikës, me më shumë se 139 milionë abonentë mes tyre.

Dua-Lipa-Bambi-International-Music
Dua Lipa me çmimin Bambi-International-Music

“Më të mirat e vitit 2018” tregojnë dominimin e hip-hopit, me rap-artistët si: Drake, Post Malone dhe XXXPentacionin.

Drake ishte pa dyshim artisti më i kërkuar i vitit pasi albumi i tij i pestë, “Scorpion”, arriti majat e suksesit në qershor.

Ai kishte vetëm 8.2 miliardë klikime në Spotify, ndërkohë që “God’s plan” është kënga më e dëgjuar në Britaninë e Madhe.

Ed Sheeran, i cili ishte artisti më i madh në shërbimin e transmetimit vitin e kaluar, ra në vendin e pestë në vitin 2018 – pa asnjë përfitim të mirë, duke pasur parasysh se ai nuk lëshoi ndonjë material të ri muzikor.

Ariana Grande është artistja më e popullarizuar femër, me 49 milionë transmetime vetëm në Spotify.

Muzika latine vazhdoi të rritet me shpejtësi, kryesuar nga artistët si: J Balvinin, Bad Bunny dhe Ozunën.

Në vazhdim, ju sjellim listat me këngët dhe albumet më të transmetuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë, në platformat e muzikës: Spotify dhe Apple Music./Teleshkronja Post/

Këngët më të transmetuara në Mbretërinë e Bashkuar
Këngët më të transmetuara në Mbretërinë e Bashkuar
Albumet më të transmetuara në Mbretërinë e Bashkuar
Albumet më të transmetuara në Mbretërinë e Bashkuar
Këngët më të transmetuara në Botë për vitin 2018
Këngët më të transmetuara në Botë për vitin 2018
Albumet më të transmetuara në Botë për vitin 2018
Albumet më të transmetuara në Botë për vitin 2018