Distri Krasniqi fiton medalje në ‘Grand Slam’ të Parisit

Distria Krasniqi ka korrur sukses të madh në Grand Slamin e mbajtur në kryeqytetin e Francës, në Paris.

Xhudistja kosovare ka arritur që të luaj në finale të këtij turneu, ku për fat të keq është mposhtur për të fituar medaljen e argjendtë.

Krasniqi e nisi këtë turne me fitoret ndaj portugezes Joana Diogo dhe brazilianes Gabriela Chibana, shkruan lajmi.net.

Në çerekfinale xhudistja jonë kaloi përmes jug-koreanes, Yujeong Kang, dhe preku gjysmëfinalen.

Në gjysmëfinale, Distria ishte më e mirë sesa francezja Melanie Clement, të cilën e mposhti për të siguruar finalen.

Në luftën e fundit, kosovarja u përball me japonezen Ami Kondo. Aty ajo pas një pakujdesie është mposhtur me IPPON nga kundërshtarja e saj.

Ishte kjo një garë e mirë për Distria Krasniqin, por në fund fati nuk ishte me xhudisten tonë.

Loriana si Majlinda, arrinë finalen dhe siguron medalje në Grand Prix

Xhudistja Loriana Kuka, e ka siguruar një vend në finalen e garës Grand Prix në Tel Aviv të Izraelit, në kategorinë e peshave -78 kilogram, pasi e mposhti xhudisten Natalie Powell, në gjysmëfinale.

Ajo arriti ta mposhtë rivalen e saj, anglezen Powell, duke e fituar ndeshjen me ippon dhe e siguroi një vend në finale të kësaj gare.

Me këtë fitore, Loriana Kuka e ka siguruar vendin e tretë ose të katërt që do të thotë medalje e ardgjendtë, mirëpo në finale do ta ketë mundësinë ta fitojë edhe medaljen e artë.

Loriana në finale do të ndeshet me xhudisten e cila e fiton ndeshjen tjetër gjysmëfinale. Kundërshtare e kosovares mund të jetë ose xhudistja nga Portugalia, Patricia Sampaio, ose xhudisten Klara Apotekar.

Kujtojmë se para dy ditësh Majlinda Kelmendi arriti ta fitojë medaljen e artë në Grand Prix në Tel Aviv të Izraelit./TeleshkronjaPost/

Majlinda rikthehet fuqishëm, stoliset me medaljen e artë në “Tel Aviv 2019”

Pas disa problemeve me lëndime, xhudistja më e mirë në botë Majlinda Kelmendi e ka siguruar medaljen e parë të artë për vitin 2019 në Grand Prix “Tel Aviv 2019”.

Majlinda Kelmendi para se të arrijë në finale fillimisht duke e mposhtur xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani, në rundin e dytë të garës Grand Prix “Tel Aviv 2019” në kategorinë e peshave -52 kg.

Kështu Kelmendi u kualifikua në çerekfinale të turneut Grand Prix “Tel Aviv 2019”, raporton Teleshkronja Post.

Në çerekfinale u përballë me xhudisten zvicerane, Fabienne Kocher, të cilen e mposhti me ippon në kategorinë deri në 52 kilogram dhe u kualifikua në gjysmëfinale.

Kosovarja Kelmendi arriti ta mposhtë rivalen e saj, Andrea Chitu, duke e fituar ndeshjen me ippon dhe e siguroi një vend në finale të kësaj gare.

Video e postuar nga Federata e Xhudos së Kosovës në Facebook :

Në finale ajo u takua me xhudisten izraelite Gili Cohen të cilen e mposhti Gili Cohen shumë shpejtë, brenda 30 sekondash.

Kështu Majlinda fiton medaljen e artë të parë në vitin 2019.

Majlinda Kelmendi vs Andrea Chitu
Majlinda Kelmendi vs Andrea Chitu

Majlinda Kelmendi

Sigurisht për suksesin e Kosovës në Xhudo nuk janë vetëm xhudistët, por edhe trajnerit i madhë kosovarë Driton Kuka.

Në garët e Grand Prix në Izrael është edhe Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogram që do paraqitet më vonë./TeleshkronjaPost/

Kelmendi dhe Kuka gati për në Grand Prix “Tel Aviv 2019”

Majlinda Kelmendi dhe Loriana Kuka do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Prixin e xhudos që mbahet prej nesër deri të shtunën në Tel Aviv të Izraelit.

Grand Prixi është gara e parë ndërkombëtare për vitin 2019 në xhudo.

Kampionia Olimpike, Kelmendi, garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Uebfaqja zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), ka shkruar se ky vit pritet të jetë plotë shkëlqim për Majlindën.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, që ndodhet në Tel Aviv, deklaroi për “noc-kosovo.org” se në Tel Aviv do të marrin pjesë vetëm Kelmendi e Kuka, ndërsa xhudistët tjerë do të paraqiten në Grand Slamin e Parisit, që mbahet muajin e ardhshëm.

Majlinda do të garojë të enjten, ndërsa në shortin e hedhur sot ajo do të përballet në raundin e dytë (raundin e parë e kaloi pa luftë) me fituesen e çiftit Tetiana Levytska Shukvani (Gjeorgji) – Paz Kafri (Izrael). Loriana përballet me Lluna Lucassen (Holandë).

KOK iu uron suksese xhudisteve tona në rrugën drejt medaljeve dhe pikëve të reja Olimpike.