Taksistit nga Drenasi i vidhen 80 euro nga pasagjerët

Në qytetin e Drenasit dje nën kërcënimin e armës është grabitur një taksist.

Siç ka raportuar taksisti në polici, atij i janë vjedhur 80 euro nga dy pasagjerë.

Hajnat kanë ikur, ndërsa policia ende nuk ka mundur t’i evidentojë.

“Gllogoc 14.02.2019-00:51.Viktima mashkull K-Shqiptar i cili punon si taksist ka raportuar se gjersa ishte duke i transportuar dy pasagjer, të njëjtit, nën kërcënimin e armës i kanë grabit 80 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raporton policor.

Teleshkronja Post do të ju mbajë të informuar rreth këtij rasti gjatë ditës./TeleshkronjaPost/

Arrestohen dy persona të dyshuar për tentim vrasje në Drenas

Të mërkurën në mbrëmje janë arrestuar dy burra nga Drenasi pasi që dyshohet se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në një tentim vrasje.

Me vendim të Gjykatës është kontrolluar shtëpia e personave në fjalë dhe nuk është gjetur ndonjë mjet të dyshimtë.

Ndërsa pas marrjes në pyetje nga Policia të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Disa protestues gjuajnë me vezë policinë në Drenas

Është duke vazhduar protesta në Drenas për rastin e raportuar për abuzimin të së miturës nga profesori dhe një hetues policor.

Disa nga protestuesit kanë gjuajtur me vezë në drejtim të Policisë, transmeton Teleshkronja Post.

Ndërsa një nga organizatorët e kësaj proteste u ka bërë thirrje që të mos gjuajnë me vezë, duke thënë se kjo protestë është organizuar në bashkëpunim me policinë.

“Mos gjuani, ne nuk jemi dhunues, jemi protestues. Policia e ka organizuar bashkë me ne protestën, andaj mos gjuani”, ka thënë njëri nga organizatorët.

Pavarsisht këtij incidenti të vogël, protesta në Drenas përfundoj e qetë dhe protesuesit u shprëndanë pas orës 13:30 ashtu siç ishte parashikuar./TeleshkronjaPost/

Përfundon protesta me veprime të pahijshme, por policia tregon profesionalizëm

Ka përfunduar portesta e thirrur nga Shoqëria Civile nga ora 12:00 deri në ora 13:30 për abuzimin seksual që ka ndodhur rreth dy vite rresht.

Protesta filloj qetë nga shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti Skenderbeu,” ku deri në fund të protestë kishte vetëm thirrje dhe pankarta.

Por 10 minuta para se të mbyllej protesta, disa protestues hidhnin gjësende në drejtim të murit të krijuar nga policia duke tentuar ti godasin, por policia nga stacioni i Drenasit treguan shembull dhe përmbajtje duke mos reaguar.

Nëse policia do reagonte sigurisht mund te pritej eskalim i situatës dhe ndoshta përleshje mes protestuesve dhe zyrtarëve policorë.

Megjithatë kjo u revokua falë profesionalizmit dhe shembullit duke mos reaguar ndaj veprimeve, edhe pse organizuesit e protestës bënin thirrje që mos të hidhnin gjësende drejt policisë.

Madje kur u bë thirrje që dy nga organizuesit të hyn brenda murit të policisë, kjo u lejua pa asnjë problem.

Në një moment njëri nga pjestarët e policisë u emocionua madje qau duke shprehur humanizmin dhe distancimin nga veprimet e izoluara të ish-kolegut.

Policia Kosovës

Respekt për Policinë e Kosovës 😰

Posted by Teleshkronja Post on Friday, February 8, 2019

Protesta përfundoi pa ndonjë incident madhorë dhe protestuesit u shprëndanë të qetë nën vëzhgim profesional nga Policia e Kosovë në Drenas./TeleshkronjaPost/

Njoftim për protestën në Drenas, komuna publikon rrugët që do të bllokohen

Drenasi sot do të protestoj kundër dyshimeve për dhunimin seksual të të miturës 16 vjeqare.

Komuna e Drenasit ka njoftuar të gjithë qytetarët se sot duke filluar nga ora 12:00 deri 13:30, një pjesë e rrugëve të qytetit do të jenë të bllokuara për automjete për shkak të protestës së paralajmëruar ndaj rastit të dhunimit të një të miture.

Rruga “Ajet Rrukiqi” nga shkolla e mesme e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe rruga “Ilaz Kodra” nga rrethi deri te objekti i Komunës, do të jetë e bllokuar për automjete, thuhet në njoftim.

Komuna e Drenasit sugjeron qytetarët që gjatë kësaj kohe të bllokimit të rrugëve të përdorin alternativa të tjera të rrugëve.

Ndryshe, shoqëria civile dje në Prishtinë ka protestuar kundër abuzim seksual me të miturën

Historia e plotë e 16-vjeqares nga Drenasi, mësimdhënësit dhe policit

39 vjeçari Sh.Xh, mësimdhënës në shkollën e mesme “Skënderbeu” në Drenas, dyshohet se për gati dy vite ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën A.G, e cila më pas dyshohet se u përdhunua edhe nga polici V.V.

Për historinë me arsimtarin e saj vajza e mitur kishte raportuar në Polici, por i kishte tërhequr më vonë deklaratat. Pas publikimit të rastit të saj, mësimdhënësi Xhekaj u suspendua për të dytën herë, për shkak të raporteve me të miturën deri në një vendim të Gjykatës. Express gjatë ditës ka qëndruar në Drenas, nga ku sjell rrëfimin për rastin

Në shkollën e mesme “Skënderbeu” në Drenas, mësimi të mërkurën po vazhdonte si zakonisht. Vetëm një ditë më parë, u bë e ditur se njëri nga profesorët e kësaj shkolle kishte abuzuar seksualisht me një të mitur, gjithashtu nxënëse në këtë shkollë.

Edhe pse mbi të po rëndonin këto akuza, Shkëlzen Xhekaj që jepte “Teknologji Informative”, kreu gjatë ditës orët që i kishte me nxënësit.

Ai ishte shumë i bindur se asgjë nga ato që kishte deklaruar e mitura A.G (emër i njohur për redaksinë), nuk ishin të vërteta, e thirrej mbi një vendim të prokurorisë që kishte pushuar hetimet për këtë rast.

Fillimisht, arsimtari Xhekaj tha se nuk ka çka të deklarohet për media, duke shtuar se drejtësia kishte vendosur pro tij.

Mirëpo, në një prononcim për Expressin, drejtori i shkollës, Valdet Istogu, kishte rrëfyer për rastin, duke shtuar se Xhekaj ishte suspenduar për një kohë, e edhe pasi kishin pushuar hetimet, Drejtoria Komunale e Arsimit, për gati katër muaj kishte hezituar që të njëjtin ta kthente në mësim.

“Ishte suspenduar deri sa të merrte vendim gjykata, kështu kishte vendosur DKA’ja. Drejtoria e ka pru vendimin. Gjykata me vendim e kishte shpallë të pafajshëm, edhe e ka çu letër edhe drejtorisë komunale që me e rikthy në vendin e vetë të punës. Edhe para se me ndodh kjo as nxënësi as prindi nuk janë ankuar te ne që mësimdhënësi në fjalë pe kushtëzon apo pe ngacmon” tha Istogu.

Drejtori ka konfirmuar se nxënësja tashmë po vazhdon mësimet rregullisht dhe momentalisht është në klasën e 12, ndërsa rasti kishte ndodhur kur ajo kishte qenë në klasën e 11.

As nxënësja e as familjarët e saj, sipas drejtorit nuk kanë deklaruar në shkollë asnjë nga këto shqetësime, përveç se te organet e rendit.

Drejtori po thotë se nuk kishin as informacione për ndonjë kushtëzim në notë dhe nxënësja kishe sjellje normale, nuk ishte agresive dhe nuk bënte mungesa.

Sipas tij, e gjithë ngjarja ka ndikuar në imazhin e keq të shkollës.

E mësimdhënësi Xhekaj gjatë ditës së nesërme, nuk do të mund të vazhdojë të jap mësim.

Krejt kjo, pasi që pas raportimit në media, Komuna e Drenasit e ka pezulluar për të dytën herë atë, për të njëjtin rast.

I njëjti, sipas vendimit të cilin e ka siguruar Gazeta Express nuk do të kthehet në punë deri me një vendim të Gjykatës, ndërsa, gjatë kësaj kohe do të marrë pagë 50%.

Më herët ai ishte pezulluar për gjashtë muaj, dhe i njëjti edhe pasi që ishte rikthyer në shkollë, nuk kishte pasur orë mësimi me vajzën.

Vajza kishte raportuar në polici krejt rastin, e sipas deklaratave të saj, ajo kishte rrëfyer se krejt historia me të cilën përfshihen marrëdhënie seksuale me profesorin kishte zgjatur një vit e gjashtë muaj.

Këto deklarata i kishte tërhequr kur ishte pyetur në prani të prindit, e për këtë rast kishin pushuar hetimet në janar të vitit të shkuar.

A.G, 17 vjeçare gjatë kohës kur kishte shkuar për ta denoncuar këtë rast në polici, ishte takuar me Vesel Veselin, polic, e i cili dyshohet se më vonë do ta dhunonte për një kohë, e pastaj, të njëjtën do ta detyronte që të abortonte. Veseli tashmë është arrestuar.

Doktori i cili e ka kryer abortin, pa dëshirën e vajzën, Fehmi Ahmeti, siç mëson Express është Shef i Repartit të Onkologjisë, ndërkaq, abortin ia ka bërë vajzës në ordinancën e tij private, krejt kjo me pretekstin se nuk e kishte ditur se vajza ishte e moshës së mitur.

  • Si kishte nisur e gjithë historia me profesorin?

Historia e vajzës kishte nisur në qershor të vitit 2016’të. Atëherë A.G (emër i njohur për redaksinë), tash 17 vjeçare, kishte filluar të fliste përmes Facebook’ut me Shkelzen Xhekajn të cilin e kishte edhe fqinj, por, që i njëjti jepte mësim edhe në shkollën ku mësonte vajza.

Të dy këta jetojnë në fshatin Poklek në Komunën e Drenasit dhe ishin njohur mes vete edhe familjarisht, edhe para se vajza të shkonte në shkollë të mesme.

Sipas deklaratës që kishte dhënë ajo në Polici, dy herë, kur kishte munguar arsimtarja e cila jepte lëndën e njëjtë me Xhekajn, Shkelzeni e kishte zëvendësuar atë dhe kështu kishte ligjëruar në klasën e A.G.

Fillimisht, të dy këta, e mitura dhe arsimtari, kishin filluar komunikimin përmes Facebook’ut, e më pas, edhe kishin pirë kafe në fshat.

Siç kishte deklaruar e mitura në polici, zakonisht të dy takoheshin në orën 13:00, e pas një kohe që të dy vazhduan të takoheshin së bashku, kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Krejt kjo histori kishte vazhduar për një vit e gjashtë muaj, deri kur për rastin ishte njoftuar edhe gruaja e arsimtarit.

Në polici, e mitura edhe kishte dhënë detaje se si kishte filluar marrëdhënia me Xhekajn.

“Kemi dalë me Shkelzenin me pi kafe te ordinanca “….”, në fsh. Poklel i Ri, dhe zakonisht jemi dalë pas orës 13:00 dhe pastaj kemi shkuar në Prishtinë. Kemi pas marrëdhënie seksuale në veturën e Shkelzenit e cila ishte e parkuar te fusha e futbollit “Bejtë Rexhepi”, koha ishte e ftohtë dhe ishte diku pasdite rreth orës 20:00”, kishte thënë A.G para policisë.

E njëjta, kishte thënë se për këtë ka edhe prova, madje di edhe motelin në të cilin shkonin zakonisht, e aty e njihnin edhe personat që punonin aty.

“Kemi shkuar në një motel në Prishtinë, lokalin e di, por emrin nuk ia di dhe kam një foto në telefonin tim, derisa isha në Fushë Kosovë edhe personat që punojnë aty na njohin mirë”, shtonte ajo.

Nga profesori, që edhe atë kohë ishte i martuar e me fëmijë, kishte marrë premtimin se krejt rrugët e të dyve do të rregulloheshin, pasi që e mitura të përfundonte shkollën e mesme.

Madje, kishte disa raste, kur ai i kishte dhënë tableta kundër shtatzënisë vajzës.

“Ai më ka premtuar që rrugët tona do të na çelen masi unë të mbaroj shkollën, nga janari i 2016 deri në përfundim në qershor të vitit 2017 kemi shkuar në hotel dhe kemi pasur marrëdhënie seksuale. Shkelzeni më ka dhënë tablet mos me mbetë shtatzënë”, rrëfente ajo.

A.G, madje, i kishte thënë policisë se e kishte takuar edhe gruan e profesorit të tij, të cilën e njihte edhe më herët, e që para saj kishte thënë se profesori ia ka shkatërruar jetën.

Autor i artikullit: GazetaExpress.

Policia e Drenasit me raport vjetorë për vitin 2018

Stacioni Policor ne Drenas në krye me kapitenin Bashkim Bytyqi sot ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2018 para qytetarëve.

Sot (ditë e premtë) Stacioni Policor i Drenasit, në Kuvendin Komunal të Drenasit, kanë prezantuar raportin vjetor të punës për vitin e kaluar.

Ky raport ka vlerësuar se Drenasi në përgjithësi ishte shumë i qetë dhe pa incidente duke vazhduar ruajtjen e rendit publik në Drenas, transmeton Teleshkronja Post.

Ne këtë takim pjesëmarrës ishin komandanti i Stacionit, Bashkim Bytyqi me stafin e Stacionit Policor, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj me drejtor të drejtorive komunale, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të Ushtrisë së Kosovës, KFOR-it, Bashkësisë Islame të Kosovës, të Komunitetit Katolik, kryetar të fshatrave, drejtor të shkollave dhe qytetarë.

Me këtë rast, nënkryetari Sylaj, ne emër të kryetarit Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Policinë e Kosovës të cilët kanë kontribuar ne ruajtjen dhe qetësinë publike në Komunën e Drenasit dhe bashkëpunimin që kanë treguar gjatë vitit paraprak.

Ndërsa komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Bashkim Bytyqi, ka thënë se viti 2018 ka qenë i suksesshëm dhe bashkëpunues më institucionet relevante për ruajtjen dhe qetësinë publike.

Me theks të veçantë, ka përmendur Komunën e Drenasit, përkatësisht kryetarin Lladrovci për vazhdimin e bashkëpunimit, po ashtu ai ka falënderuar edhe komunitetet fetare që kanë bashkëpunuar me policinë dhe që nuk është shënuar asnjë rast të dhunës ekstreme me motive fetare.

Në këtë takim është prezantuar raporti i detajuar me statistika të rasteve të ndryshme të Stacionit Policor të Drenasit./TeleshkronjaPost/

Shumë shpejtë qyteti i Drenasit me tramvaj

Qyteti i Drenasit shumë shpejtë do bëhet me tramvaj, kështu ka thënë kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në postimin e bërë një postim në profilin e tij në Facebook.

Lladrovci në shkrimin e tij ka treguar të gjitha projektet që komuna e tij pritet t’i kryejë:

“Ndërtimi i rrugës së Tramvajit Drenas – Komoran-Kroi i Mbretit – Stadiumi Nacional, apo traseja Prishtinë – Aeroport – Stadiumi kombëtar – Komoran – Drenas,Rruga në Çyçavicë, sipas memorandumit të pesë komunave,Kasmaqi, burimi i ujit në Krajkovë dhe Baicë,Rruga Llapushnik – Berishë- Kleçkë, etj”.

Postimi i Lladrovcit në Facebook:

Drenasin do ta ndryshojmë rrënjësisht! Faleminderit Kryetar Veseli për vëmendjen tuaj, për përkrahjen e nevojave të qytetarëve të komunës tonë.

Për tri vjet, do ta mbyllim çështjen e infrastrukturës, përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, Qendrën e gruas, Qendrën e Rinisë, Qendrën e re të biznesit për vendet e reja të punës si dhe punët e mbara dhe të vlefshme tjera, për qytetarët tanë, pa dallim.
E falenderova në emër të komunës Kryetarin Veseli, duke u zotuar po ashtu se punën cilësore nuk do ta ndali dhe se përkrahja nga niveli qendror është substanciale për mirëqenien e qytetarëve të komunës tonë.

Faleminderit Kryetar Veseli për përkrahjen, së bashku, ne zotimet i bëjmë vepra!

Ja disa nga pikat e diskutuara të cilat janë në proces, për plan fizibiliteti ose në ekzekutim:
Stadiumi Kombëtar,Parku i Bisnesit, ekzistues dhe i Ri,Aeroporti Bujqësor,Stadiumi sintetik dhe pishina gjysêm olimpike – Komoran,Liqeni i Vasilevës,Penda në Vërboc,Komasacioni,Parkingjet nëntokësore në qytetin e Drenasit,Ndërtimi i lartë në zonën I, pronat komunale, Turbinat për energji të ripërtërishme nga ERA – Goleshi-Zonë banimi (Lagja e Dëshmorëve),Vendbanimet joformale (Lagja e Feronikelit, Komoran, Poklek),lmpianti i ujërave të zeza,Burimi i ujit mineral në fshatin Poklek dhe Verboc,Burimi i ujit tek Kroi i Mbretit – Korroticë e Epërme,Rruga – Drenas- Kroi i Mbretit,Feronikeli – industria,Rruga 4 korsi – Komoran – Polluzhë,Trajtimi i ndërtimeve nëpër zonat rurale,

Ja disa nga pikat e diskutuara të cilat janë në proces, për plan fizibiliteti ose në ekzekutim:
Stadiumi Kombëtar,Parku i Bisnesit, ekzistues dhe i Ri,Aeroporti Bujqësor,Stadiumi sintetik dhe pishina gjysêm olimpike – Komoran,Liqeni i Vasilevës,Penda në Vërboc,Komasacioni,Parkingjet nëntokësore në qytetin e Drenasit,Ndërtimi i lartë në zonën I, pronat komunale, Turbinat për energji të ripërtërishme nga ERA – Goleshi-Zonë banimi (Lagja e Dëshmorëve),Vendbanimet joformale (Lagja e Feronikelit, Komoran, Poklek),lmpianti i ujërave të zeza,Burimi i ujit mineral në fshatin Poklek dhe Verboc,Burimi i ujit tek Kroi i Mbretit – Korroticë e Epërme,Rruga – Drenas- Kroi i Mbretit,Feronikeli – industria,Rruga 4 korsi – Komoran – Polluzhë,Trajtimi i ndërtimeve nëpër zonat rurale,Ndërtimi i rrugës së Tramvajit Drenas – Komoran-Kroi i Mbretit – Stadiumi Nacional, apo traseja Prishtinë – Aeroport – Stadiumi kombëtar – Komoran – Drenas,Rruga në Çyçavicë, sipas memorandumit të pesë komunave,Kasmaqi, burimi i ujit në Krajkovë dhe Baicë,Rruga Llapushnik – Berishë- Kleçkë, etj.

Kryetari i vetëm që tejkalon kuotën për barazi gjinore në qeverisjen lokale

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka tejkaluar kuotën për barazinë gjinore në qeverisjen lokale në bazë të numrit të drejtorie të menaxhuara nga gratë.

Ai këtë lajm e ka konfirmuar vet me një postim në Facebook, raporton Teleshkronja Post.

Ky është postimi i plotë i Lladrovcit:

Nga sot, komuna e Drenasit, drejtoritë me shumicë i udhëheqin gratë, relacioni është 7 me 5, në favor të grave. Këto dy emërime, fuqizojnë kompetencën dhe gatishmërinë tonë në ekzekutiv për këto dy fusha.

Nga sot, znj. Egzona Jetullahi, Master në Shkencat Ekonomike, drejtoreshë në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Shqipe Zogu, drejtoreshë në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Deputete e Kuvendit Komunal në Drenas për dy mandate, femra e dytë më e votuar në Drenas, janë përforcimet e reja të ekzekutivit tonë komunal.

Drenasi, me këto dy emërime, përforcon jo vetëm pushtetin lokal me femra si shëmbull për vendin dhe rajonin por edhe motivin e kuadrit të ri, të marrë përgjegjësi për zhvillimin e komunës së Drenasit.

Suksese drejtoresha dhe drejtorë, qoftë vit i sukseseve të reja për komunën dhe qytetarët tanë!/TeleshkronjaPost/

Zëvendëspresidenti i PE’së viziton Drenasin dhe Prekazin

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland sot viziton Komunën e Drenasit dhe bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Wieland do të takohet me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci. Wieland një vit më parë është shpallur qytetar nderi i Drenasit.

Agjenda:

13:00 – Nisja e delegacionit nga Prishtina për në Drenas,

13:30-13:45 – Vizitë në Xhaminë e fshatit Zabel i Ulët,

14:00-14:30 -Takimi me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe drejtorët e Drejtorive Komunale,

14:30 – Nisja për në Prekaz,

14:45-15:15 – Vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,

15:35-16:10 – Vizitë në Ndërmarrjen e Ferronikelit në Drenas,

16:25-18 – Takim me këshilltarët komunal të Drenasit.