Zyrtare: Zgjidhet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve (POTW)

Këtë javë, të martën dhe të mërkuren me 30 prill dhe 1 maj u luajten ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Të marten Ajaxi mposhti Tottenhamin në Hotspur Stadium të Londres me rezultat 0-1 me golin e Van de Beek, ndërsa një ditë më vonë [të mërkuren] Barcelona mposhti Liverpoolin 3-0 në Camp Nou.

Dy ndeshje tejet kualitative ku lojtarët individual u shfaqën në skenë duke treguar cilësi të jashtëzakonshme, shkruan Teleshkronja Post.

UEFA ka publikuar lojtarin e javës në garën më prestigjoze për klube në futbollin evropian, në garë ishin katër lojtarë.

De Beek, De Jong, Suarez dhe Messi ishin kandidatë për POTW. (Foto:UEFA)

Në garë ishin dy lojtarë të Barcelonës [Messi, Suarez] dhe dy të Ajaxit [Van de Beek, De Jong], ku më së shumti vota fitoj Leo Messi.

Ylli argjentinas u shpall lojtari i javës në UCL, duke mposhtur kandidatët e tjerë, pas performancës ndaj The Reds.

Lionel pati paraqitje fantastike ndaj Liverpool duke shënuar dy gola ndaj Liverpoolit të Jurgen Klopp, përfshirë golin nga gjuajtja e lirë pak para fundit të ndeshjes./TeleshkronjaPost/