25 fakte interesante rreth avionit presidencial të SHBA-ve, “Air Force One”

Sa herë që përmendët “Air Force One”, shumëkush prej nesh di të përgjigjet me të parën se bëhet fjalë për avionin personal të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo siç thonë amerikanët, njeriu më i rëndësishëm në botë.

Aeroplani më i popullarizuar në botë, gjithsesi ka edhe disa sekrete, ose më saktë fakte të patreguara për publikun e gjerë. Më poshtë po ju listojmë disa prej tyre, që do t’ju lënë të befasuar:

Hapsira prej rreth 370 metrash katrorë – “Air Force One” është më shumë sesa thjesht i madh. Edhe pse konsiderohet si avion privat i “POTUS”-it, ai është një mekanizëm tejet i avancuar ajror dhe me një siguri të lartë, si të ishte një kështjellë fluturuese. Po, është mjaftueshëm i madh sa për të qenë një shtëpi, që ofron hapësira për të gjithë zyrtarët qeveritarë, gazetarët, bagazhet e cilitdo prej tyre, veçanërisht të Zonjës së Parë.

Ai është trekatësh – Ndërsa shumica e avionëve të pasagjerëve “Boeing 747” janë dykatësh, “Air Force One” ka tri të tilla. Presidenti futet në katin e dytë, ndërsa gazetarët qëndrojnë në katin e parë.

Jo një, por dy “B747” për Presidentin e SHBA – A e dinit se ekzistojnë dy avionë “Air Force One”? Epo mësojeni, nëse jo. Avioni i dytë “747-200B” zakonisht ndjek atë të parin dhe ofron mbulim rezervë. Presidenti mund të udhëtojë me cilindo prej tyre, në varësi të situatave.

Ai ka edhe një avion “sekret” të markës “Gulfstream” – Njëri prej tri avionëve presidencialë, me detyrë evakuimin e presidentit në situatë emergjente, është i llojit “Gulfstream C-20C”. Gjithsesi, edhe nëse do t’i hidhnit një sy faqes së internetit të “Air Force”, e sigurtë është se nuk do të gjeni askund të përmendur “C-20C”. Ai është njëri prej të panjohurave.

Një minispital në bord – Nëse dikush në bordin e avionit do të pësojë ndonjë dëmtim apo sëmundje të papritur, në gatishmëri është një staf i tërë mjekësor që ofron shërbime të ndryshme.

Shpejtësia e aeroplanit “Air Force One”? – “Boeing 747” është i aftë të fluturojë me shpejtësi mbi 650 milje në orë (mbi 1.000 km/h). Ai besohet të ketë fluturuar edhe më shpejt sesa 700 milje në orë (mbi 1.100 km/h) në të kaluarën.

Çfarë distance mund të përshkojë “Air Force One”? – Shumë gjatë, e marrtë dreqi! Avioni “B747” mund të përshkojë thuajse gjysmën e perimetrit të botës, falë kapacitetit tejet të lartë prej 53 mijë gallonë (gati 200 mijë litra). E siç mund ta imagjinoni, kjo e bën avionin shumë të rëndë. Një avion me kapacitet të plotë karburanti peshon mbi 362 mijë kg.

Sa lart mbi tokë mund të fluturojë “Air Force One”? – Një “Boeing 747” mund të ngjitet në lartësi tejet të larta. Po flasim për mbi 13 km e mos më shumë. Kjo do të thotë se ai mund të fluturojë rreth 3 km mbi çdo avion tjetër tregtar, apo pasagjerësh.

A është “Air Force One” rezistent ndaj një sulmi bërthamor? – Sigurisht! “Air Force One” është njëkohësisht edhe një fortesë mbrojtjeje antibërthamore. Pse dyshonit për këtë? Mos e vini në diskutim.

A mund të furnizohet me karburant në fluturim e sipër “Air Force One”? – Kjo është një pyetje qesharake, pasi padiskutim që mundet. Një tjetër avion qëndron pezull mbi “Air Force One” dhe mund ta shkurtojë distancën deri në prekjen e avionit kryesor.

Kush tjetër qëndron në “Air Force One”? – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është pasagjeri i vetëm që fluturon me “Air Force One”. Ai shoqërohet nga një grusht këshilltarësh, gazetarësh, pjesëtarë të shërbimeve sekrete, por edhe zyrtarësh të lartë.

Sa kuzhina ka një “Air Force One? – Stafi është i uritur? Ekzistojnë dy ambiente kuzhinash, prej nga ku mund të zgjedhësh të hash çfarë të duash brenda “Air Force One”. Ato janë aq të mëdha, saqë mund të ofronin ushqim për afro 100 njerëz njëkohësisht.

A ka kamera në bordin e “Air Force One” ?– Duhet të kthehemi në vitin 1959, kur për herë të parë avionit iu instaluan kamera në rrotat e lëvizshme të tij. Ato ishin aq të dukshme, saqë kodet e tyre mund të shquheshin nga rreth 9 km larg. Kjo u bë e mundur nga Sekretari i Shtetit, Allen Dulles, emrin e të cilit do ta merrte më pas zona aeroportuale e Ëashington D.C.

Sa telefona gjenden në bordin e “Air Force One”? – E sigurtë është se janë më shumë sesa një. Aktualisht ekzistojnë 85 telefona të disponueshëm në avion. Shumë prej tyre mund të përdoren njëkohësisht.

Cili prej presidentëve i pëlqente karamelet në bord? – Presidenti Reagan ishte tejet i fiksuar pas karameleve të vogla të ëmbla, gjatë të gjithë periudhës së tij në detyrë. Ai kërkoi që në bordin e “Air Force One” të kishte gjithnjë një shportë karamelesh “Jelly Beans”.

Cili ishte presidenti i parë që “kontrabandoi” birrat “Coors” në “Air Force One”? – Na ishte një herë një periudhë kur ju nuk mund të blinit birra “Coors” në shumicën e shteteve lindore. Të paktën nëse nuk ishit president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Gerald Ford u sigurua enkas që të mund të kishte pijen e tij të preferuar kurdoherë që ishte në “Air Force One”, duke detyruar pjesëtarët e ekipit të tij ta “kontrabandonin” atë në bordin e anijes. Kujdesi i tij për të mos u kuptuar, gjithsesi ishte më i fshehtë sesa ai i pasardhësit të tij, Richard Nixon.

“Air Force One”, një zonë “Broçoli-Free” – Ish-presidenti George HË Bush ishte ekstremisht kundër brokolit, ndoshta edhe më shumë kundërshtues sesa ishte ndaj “mosvënies së taksave të reja”. Ai u sigurua enkas që të bënte “të paligjshme” futjen e brokolit në bordin e “Air Force One” gjatë presidencës së tij. E ndoshta ka pasur të drejtë, ku i durohet era brokolit?

I pakapshëm nga radarët – Kur njerëzit e përshkruajnë “Air Force One” si një “Shtëpi e Bardhë në fluturim”, kjo vjen për shkak se avioni është si një tank. Ai është rezistent ndaj një sulmi bërthamor, i aftë t’iu ikë gjurmimit të radarëve, e sigurisht edhe i pagjurmueshëm përgjatë fluturimit të tij.

Përgatitjet në rast sulmi terrorist – Në rast të një sulmi terrorist, “Air Force One” ofron të gjithë mbrojtjen e nevojshme për presidentin dhe ekipin e tij.

11 Shtatori i 2001-shit – Sigurisht një ditë e trazuar për të gjithë vendin. Shumë pyetje u ngritën mbi “Air Force One”, por ai mund të konsiderohet si një bunker i lëvizshëm.

Sa persona mund të ngjiten në bordin e “Air Force One”? – Deri në 70 persona mund të udhëtojnë njëkohësisht në momentin e ngritjes së tij për fluturim. Duke ditur se ai i ka të gjitha komoditetet e nevojshme, përfshi kuzhinat e ‘spitalin’, atëherë ai mund të mbajë ndoshta edhe 100 persona.

A ka “Air Force One” një mjek në bord? – Ky është një bast i fituar. “Air Force One” nuk ka vetëm një minispital në bord, por edhe një doktor në gatishmëri të plotë për të menaxhuar çdo situatë.

A ka përparësi “Air Force One” në një aeroport me trafik të rënduar? – Edhe pse “Air Force One” zakonisht i kryen udhëtimet nga aeroporte normale, tregtare, ai trajtohet shumë herë më mirë sesa avionët ku mund të ngjitemi ne, njerëzit e thjeshtë.

Hapësira ajrore përreth aeroportit bllokohet disa minuta përpara se “B747” të mbërrijë, e deri në disa minuta pas uljes së tij. Kurdoherë që të dëgjoni se presidenti i SHBA-ve do të udhëtojë drejt aeroportit të qytetit tuaj, sigurohuni të mos e lini datën e udhëtimit në të njëjtën ditë.

Barra për taksapaguesit – Kostot e mirëmbajtjes së “Air Force One” janë tejet të larta. Presidentit mund t’i kushtojë ndoshta më shumë se 250 mijë dollarë një udhëtim i shkurtër brenda Amerikës. Vetëm prodhimi i “Air Force One” ka kushtuar mbi një gjysmëmiliardi dollarë, nga të cilat 140 milionë dollarë janë paguar nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Trump shtron iftarë në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorja Çitaku përkrahë tij (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shtruar iftarë në Shtëpinë e Bardhë për nderë të muajit të Ramazanit.

Në këtë iftarë e pranishme ishte edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë në darkën e iftarit e cila ishte shtruar nga Presidenti i SHBA’së, Donald Trump.

Postimi i plotë i ambasadores Çitaku :

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald J. Trump”, ka shkruar Çitaku.

“Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve. Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.

Çitaku ka shkruar tutje se në iftar ishin të pranishëm përveç presidentit Trump, ishte edhe zv. Presidenti i SHBA’së, Mike Pence, Sekretari i Mbrojtjes, Shanahan, Sekratari i Thesarit Mnuchin e ambasadorë të tjerë.

Në fotografitë e postuara nga ajo, shihet se ishte e ulur në të njëjtën tavolinë me Presidentin, madje karriget e tyre ishin ngjitur njëra-tjetrës./TeleshkronjaPost/

E gjuajnë me celularë gjatë konferencës presidentin Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se do ta tërheqë SHBA-në nga Traktati Ndërkombëtar për Tregtinë e Ar’ mëve, duke e cilësuar si cenim i sigurisë kombëtare për shtetin amerikan.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar nga ish-presidenti, Barack Obama në vitin 2013, ka qëllim të rregullojë shitjen e ar mëve mes vendeve, transmeton Teleshkronja Post.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë eksportuesit kryesorë të armëve në botë. Shitjes e armëve të SHBA-së janë 58 përqind më të larta se ato të Rusisë, që është eksportuesi i dytë më i madh në botë i armëve.

Në fjalën e mbajtur përpara shoqatës kombëtare të pushkëve NRA në Indianapolis, Presidenti amerikane tha se do ta hiqte statusin e vendit si firmëtar i këtij traktati që mbikëqyr armët konvencionale, përfshire ato të vogla, tanket e betejës, avionet luftarake e luftanijet.

Por gjatë këtij takimi pati edhe të papritura. Një burrë nga salla ka hedhur një celular në drejtim të presidentit të SHBA-ve. Ndërhyrja e shërbimeve sekrete ka qenë e menjëhershme duke arrestuar personin, i cili mendohet të jetë William Rose.

Dhe menjëherë në rrjetet sociale ka plasur ironia në lidhje me hedhjen e celularit në drejtim të Trump.

Disa shkruanin se ndiheshin keq që nuk e kishte prekur celulari presidentin./TeleshkronjaPost/

Pse do të vijnë njerëzit e Trumpit nesër në Prishtinë? Tregon këshilltari i Thaçit

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se përse do të vijnë të mërkurën në Kosovë dy njerëz të rëndësishëm të presidentit amerikan, Donald Trump.

Arifi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se John Erath dhe William Berkley – nga departamenti për Çështje të Evropës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – pritet të qëndrojnë në Prishtinë për diskutime me krerët e shtetit për dialogun Kosovë-Serbi.

“Fokusi i vizitës është dialogu”, ka thënë Arifi. “Vazhdimi i dialogut është qëllimi i vizitës”, është shprehur ai.

Me krerët e shtetit, sipas Arifit, zyrtarët amerikanë do të bisedojnë për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Erath dhe Berkley kanë qëndruar dy ditë në Beograd. Delegacioni amerikan është takuar të hënën me kryediplomatin serb, Ivica Daciq.

Mediat në Serbi raportojnë se me këtë delegacion është diskutuar domosdoshmëria për të vazhduar dialogun mes Kosovës e Serbisë, pas heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.

PRESSING

PRESSING

Posted by Gazeta Express on Tuesday, February 26, 2019

Trump edhe zyrtarisht i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën si shtet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë, raportojnë mediat në Serbi.

Përveç urimeve, presidenti amerikan i ka kërkuar homologut serb Vuçiq, të arrihet një marrëveshje me Kosovën që do të rezultonte me njohjen e ndërsjellë, transmeton Telegrafi.

Në letrën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump thuhet:

I nderuar zotëri president,

Në emër të popullit amerikan, kam kënaqësinë t’iu dërgojë urimet më të sinqerta me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë.

Këtë vit, në festimin e 100 vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritet tonë të jetë i ngjashëm me atë të kaluarin sa i përket përkushtimit për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të palëkundura në mbështetjen e përkushtimit tuaj sa i përket thellimit të bashkëpunimit rajonal, në veçanti në angazhimin tuaj për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Derisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që të dyja mund ta mbështesin, konsiderojmë se njohja e ndërsjellë do të duhej të ishte elementi qendror i normalizimit të raporteve.

Një marrëveshje e tillë historike, me njohje në tërësinë e saj, do të ndërtonte rrugën për qëllimin e integrimit euroatlantik të Serbisë dhe rritjen ekonomike – thuhet në letrën e presidentit Trump.

Zbulohet data e takimit Trump – Kim Jong

I dërguari i SHBA në Korenë e Veriut është kthyer nga Peniani, ku zhvilloi bisedimet për t’u përgatitur për një samit të dytë mes Trump dhe Kim.

Stephen Biegun kaloi tre ditë në diskutime dhe zyrtarët e SHBA thanë se do të takohej përsëri me homologen e tij.

Presidenti Trump konfirmoi se do të takojë Kim Jong-un në Hanoi, Vietnam, më 27-28 shkurt.

Trump tha se përfaqësuesi i tij zhvilloi një “takim të frytshëm” dhe është në pritje të përparimeve në çështjen e paqes mes dy vendeve.

Biegun u takua me homologen e tij të Koresë së Veriut, Kim Hyok-chol dhe diskutuar mbi përparimet e marrëveshje të arritura nga Trump dhe Kim në samititn e Singaporit për denuklearizimin e plotë,”-tha një deklaratë Departamenti i Shtetit të SHBA.

Dy ambasadorët do të takohen përsëri përpara samitit që do mbahet në fund të muajit.

NY Times: Është arritur marrëveshja për hapjen e qeverisë në SHBA

Pas sa kohësh arrihet marrëveshja, senati amerikan do të votojë të enjten për dy projektligje që do të sillnin fundin e menjëhershëm të mbylljes së pjesshme të qeverisë.

Kështu raporton e përditshmja amerikane News York Times, pas krizës disa javore në qeverinë amerikane, përcjellë Teleshkronja Post.

Poashtu ky dakordim përfshinë projektligjin që mbështetet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe parasheh ndarjen e 5.7 miliardë dollarëve për murin e tij kufitar me Meksikën.

Plani, që vjen si kompromis ndërmjet senatorit Mitch McConnell, udhëheqës i shumicës, dhe senatorit Chuck Schumer, udhëheqës i demokratëve, ofron sinjalin e parë të rrugës drejt daljes nga kriza e mbylljes së pjesshme qeveritare, e cila ka hyrë në javën e pestë dhe i ka lënë pa paga 800.000 punonjës federalë.

Dy senatorët e kanë prezantuar planin në pasditen e së martës, në Senatin amerikan.

“Njerëzit po pyesin nëse ka rrugëdalje nga kjo krizë, nëse ka një mënyrë për të hequr barrën që rëndon mbi 800.000 punonjësit federalë që nuk po paguhen, nëse ka një mënyrë për t’i hapur fillimisht shërbimet qeveritare, dhe për të debatuar më pas se çfarë duhet të bëjmë për sigurinë kufitare”, ka thënë Schumer.

Trump tregon si do të duket muri në kufi me Meksikën /

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka shokuar mbarë botën duke e postuar në Twitter dizajnin e murit që do të ndërtohet përgjatë kufirit me Meksikën.

Në ilustrimin e publikuar nga presidenti shihet se muri do të jetë shumë i gjatë, ndërsa në pjesën e epërme të tij do të ketë gjemba të shpeshta dhe të mprehta.

“Dizajni i muri me shufra të hekurit, e cila do të jetë shumë efektive dhe në të njëjtën kohë e bukur”, shkroi Trumpi në Twitter.

Komente të tilla skandaloze presidenti amerikan kishte bërë edhe me rastin e fillimit të fushatës bombarduese në Siri, duke i lavdëruar mjetet ushtarake dhe duke thënë se bombat amerikane janë të mençura.