Distri Krasniqi fiton medalje në ‘Grand Slam’ të Parisit

Distria Krasniqi ka korrur sukses të madh në Grand Slamin e mbajtur në kryeqytetin e Francës, në Paris.

Xhudistja kosovare ka arritur që të luaj në finale të këtij turneu, ku për fat të keq është mposhtur për të fituar medaljen e argjendtë.

Krasniqi e nisi këtë turne me fitoret ndaj portugezes Joana Diogo dhe brazilianes Gabriela Chibana, shkruan lajmi.net.

Në çerekfinale xhudistja jonë kaloi përmes jug-koreanes, Yujeong Kang, dhe preku gjysmëfinalen.

Në gjysmëfinale, Distria ishte më e mirë sesa francezja Melanie Clement, të cilën e mposhti për të siguruar finalen.

Në luftën e fundit, kosovarja u përball me japonezen Ami Kondo. Aty ajo pas një pakujdesie është mposhtur me IPPON nga kundërshtarja e saj.

Ishte kjo një garë e mirë për Distria Krasniqin, por në fund fati nuk ishte me xhudisten tonë.

Distria e nis me fitore në Paris

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka nisur me fitore Grand Slamin e Xhudos i cili po mbahet në Paris.

Ajo arriti fitoren e parë kundër xhudistes tjetër nga Portugalia, Joana Diego, në kategorinë -48kg.

Në raundin e radhës ajo do të ndeshet me fituesen e duelit tjetër, qe do të zhvillohet mes Gabriela Chibana të Brazilit dhe kilianes Mary Dee Vargas Ley.

Duhet theksuar se xhudiset e kanë filluar shkelqyeshëm vitin duke fituar dhjetëra medalje deri tani./TeleshkronjaPost/

Akili, Nora e Distria synojnë medalje në “Grand Slam” të Parisit

Krenaria e sportit kosovarë, tre xhudistët kosovarë do të marrin pjesë në kompeticionin prestigjioz, i cili do të mbahet këtë fundjavë

Akil Gjakova, Nora Gjakova e Distria Krasniqi synojnë ta ‘pushtojnë’ podiumin e Grand Slamit në Paris 2019.

Grand Slami i Parisit 2019 mbahet nesër (e shtunë) dhe pasnesër (e diel), kurse ekipi ynë i xhudos përfaqësohet me tre garues.

Akili do të rikthehet në garën ku e nisi suksesin vitin e kaluar.Ai kishte fituar medaljen e artë në kategorinë e tij, deri në 73 kilogramë.

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova garon në kategorinë në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa nënkampionia e Evropës në kategorinë -52 kilogramë, Distria garon në -48 kg.

Gara e Grand Slamit vlerësohet njëra prej më të fortave në xhudo, ndërsa është e vlefshme edhe për pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Të tre xhudistët tanë garojnë të shtunën.KOK iu uron fat dhe suksese garuesve tanë në rrugën drejt medaljeve.