Shaqiri ia ‘gërdit’ futbollin Lovrenit, dy herë topin nën këmbë

Skuadra e Liverpool e ka mposhtur Burnleyn 4-2 të dielën pasdite, për ta ulur në vetëm një pikë epërsinë ndaj liderit dhe rivalit për titull Manchester Cityt, por për një mbrojtës të të kuqve në veçanti, e diela nuk ishte edhe aq ditë e mirë.

Xherdan Shaqiri u përkujdes që Dejan Lovreni të bëhet objekt tallje nga tifozët dhe madje nga faqja e vet Liverpoolit në Instagram.

Qendërmbrojtës kroat nuk luajti teksa bashkëlojtarët e tij i pranuan dy gola, por ai përjetoi një moment të keq në nxemje para ndeshjes, kryesisht falë kosovarit të Zvicrës, Shaqirit.

Shaqa ia futi topin nën këmbë Lovrenit dy herë brenda 20 sekondave.

Këtë më së miri e dëshmon videoja më poshtë, me Shaqirin që nuk mund t’i mbajë të qeshurat pasi e bën horë Lovrenin.

 

Lovren përsëri humbës përballë Ramos, ja çfarë i ndodhë

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka ndarë dënimet për vitin e kaluar.

Nga këto dënime nuk ka shpëtuar mbrojtësi kroat Dejan Lovren dhe Federata e Futbollit të Kroacisë.

Pas fitores së Kroacisë 3-2 ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve, Dejan Lovren ishte tallur me Sergio Ramosin në rrjetet sociale.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit i inatosur me humbjen në finale nga Ramosi dhe Real Madridi u fut ‘Live’ në Instagram.

Aty Lovren filloi të tallej me Ramosin dhe së bashku me fansat e tij ta ofendojnë qendërmbrojtësin spanjoll.

Kjo gjë i ka kushtuar anëtarit të Liverpoolit me një ndeshje dënim nga UEFA.

Dënim ka marrë edhe Federata e Futbollit të Kroacisë prej 13 mijë eurove nga UEFA për shkak të lëshimeve në organizim.

Dejan Lovren ‘bombardon’ portën e Newcastle / VIDEO

Dejan Lovren ka kaluar në epërsi Liverpool në Anfield.

Pas një aksioni të gjatë ku për pak nuk shënoi Shaqiri, Lovren i vije një top i shkëlqyer dhe godet fuqishem, raporton Teleshkronja Post.

Ishte një super gol brenda zonë së rreptësisë :