Lista zyrtare e lojtarëve të ftuar nga Kosovë kundër Danimarkës dhe Bullgarisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka bërë disa ndryshime në listën e futbollistëve që do të grumbullohen për ndeshjet kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

Florent Hasani, Bersant Celina, Bernard Berisha që nuk kishin qenë në dispozicion në ndeshjen e fundit kundër Azerbajxhanit, trajneri Bernard Challandes i ka fituar.

Ndërsa mesfushori i Lazios, Valon Berisha ka qenë i lënduar por ai të martën është rikthyer në stërvitje dhe pritet të jetë gati.

Më poshtë e keni listen e plotë:

Portierë:
Samir Ujkani – Caykur Rizespor
Arijanet Muric – Manchester City
Visar Bekaj – FC Prishtina

Mbrojtës:
Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb
Fidan Aliti – Kalmar
Mërgim Vojvoda – Royal Excel Mouscron
Leart Paqarada – SV Sandhausen
Benjamin Kololli – FC Zurich
Arbenit Xhemajli – Neuchâtel Xamax
Mirlind Kryeziu – FC Zurich

Mesfushorë:
Florent Hasani – Diosgyor
Bersant Celina – Swansea
Valon Berisha – SS Lazio
Hekuran Kryeziu – FC Zurich
Herolind Shala – Vålerenga Fotball
Idriz Voca – FC Luzern
Besar Halimi – Brøndby
Arbër Zeneli – Reims
Milot Rashica – SV Werder Bremen
Edon Zhegrova – Basel
Bernard Berisha – Akhmat Grozny

Sulmues:
Vedat Muriqi – Caykur Rizespor
Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday
Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb.

Kosova luan kundër Danimarkës në stadiumin Fadil Vokrri me datën 21 mars nga ora 19:00./TeleshkronjaPost/

Simeone: Juventusi ka pushuar një ditë më shumë, por ne jemi gati

​Juventusi është gati, po ashtu edhe Atletico Madridi – në Torino e marta është dita e madhe.

Atletico Madrid do të provojë të mbrojë në “Allianz Stadium” avantazhin 2-0 ndaj Juventusit, një mision i vështirë, por jo i pamundur.

Në fushë do të zbresin dy skuadra të mëdha dhe pretendente për të fituar Champions League.

Diego Simeone i ka të qarta idetë për këtë përballje të dytë me kampionët e Italisë.

Ai tregoi se Godin është rikuperuar, derisa paralajmëroi ekipin e Max Allegrit se Atletico është gati.

“Godin nesër do të luajë dhe do të jetë rregullisht në fushë”, tha Simeone.

“Juventusi ka pushuar një ditë më shumë se ne, por kjo është relative. Në rast se humbasim ky nuk do të jetë një shfajësim. Ne jemi mësuar me ndeshje çdo tre ditë, ndaj jemi gati”, shtoi ai.

Miqësorja Kosovë – Danimarkë, për danzët ftohet shqiptari nga Maqedonia

Përfaqësuesja e Danimarkës pritet ta këtë në radhët e veta edhe një futbollist shqiptar në ndeshjen ndaj Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë nikoqire e Danimarkës në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet me 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në këtë ndeshje me skuadrën daneze pritet të udhëtoj edhe futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Riza Durmishi.

Ndryshe, Durmishi është bashkëlojtar me lojtarin e Kosovës, Valon Berisha, te skuadra italiane, Lazio.

Ndeshja me Danimarkën për Kosovën do të jetë një test i madh para ndeshjes kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Bullgarisë që zhvillohet vetëm tri ditë pas, më 24 mars.

Zyrtare: Kosova miqësore me gjidandin evropian

Kosova ka siguruar edhe një ndeshje miqësore para fillimit të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020.

Përfaqësuesja jonë edhe zyrtarisht do të takohet me një prej kombëtareve të mëdha të kontinentit të vjetër, Danimarkën.

Kështu ka pohuar në një prononcim për Telegrafin, zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Mirsad Çollaku.

Ai ka treguar se ndeshja mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet në fushën e stadiumit të Prishtinës, më 21 mars.

“Po është e vërtetë që Kosova do të luajë me Danimarkën. Ndeshja do të luhet më 21 mars në kryeqytetin tonë”, ka pohuar prizrenasi.

Theksojmë se katër ditë para takimit me danezët, Kosova do të luajë ndeshjen e parë për kualifikuese me Bullgarinë.

Kujtojmë se ‘dardanët’ kanë rast të artë që edhe përmes ‘play-off’ të kualifikohen në Euro 2020, ku do të takohet në gjysmëfinale me Maqedoninë.

Ndryshe, Kosova në kualifikuese është në grup me Anglinë, Malin e Zi dhe Republikën e Çekisë.

Super kombëtarja europiane luan miqësore me Kosovën

Kombëtarja e Kosovës vitin 2019 do ta fillojë me një ndeshje miqësore ndaj Kombëtares së Danimarkës.

Ndeshja do të zhvillohet në muajin mars në Prishtinë, “Fadil Vokrri”, transmeton Gazeta Express.

FFK-ja ka thënë për Express se është duke biseduar me federatën daneze për caktimin e kësaj miqsoreje. Pritet zyrtarizimi.

Nëse arrihet marrëveshja për takimin mes dy kombëtareve, atëherë miqësorja mes Kosovës e Danimarkës pritet të zhvillohet mes datave 21 dhe 23 marsit të vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se Kosova luan ndeshjen e parë për kualifikime të Euro 2020 më 25 mars ndaj Bullgarisë në “Fadil Vokrri”.