Modriç flet për Ronaldon dhe Messin, zbulon votat e tij

Pasi ishte në nivelet më të larta të detyrës me klubin e Real Madrid dhe kombëtaren kroate, Luka Modriç u shpallë lojtari më i mirë në botë nga France Football.

Ai mposhti Griezmann dhe Ronaldon në garë për më të mirin e vitit 2018, shkruan Teleshkronja Post.

Por mbrëmë në ceremoni munguan dy futbollistët më të mirë në dhjetë vitet e fundit, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Lexo edhe : Për kë shkuan votat e Kosovës dhe Shqipërisë për Topin e Artë

Për këtë u pyet edhe Luka Modriç pas pranimit të Topit të Artë, dhe ai u shpreh: “Nuk dua të komentoj pse nuk kanë ardhur, ata të dy janë lojtarë të jashtëzakonshëm.”

Ndërsa sa i përket votave për Ballon D’or ai u shpreh: “Unë personalisht votova për Raphael Varanen, Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann,” u shpreh kroati.

Modriç u bë lojtari i parë pas 10 viteve që ndalë dominimin e dyshes Ronaldo & Messi sa i përket fitimit të Topit të Artë dhe FIFA THE BEST./Teleshkronja Post/

Topi i Artë tek Modricit, reagon motra e Cristianos / FOTO

Pasi Luka Modric fitoi garën për Topin e Artë ka nxitur polemika të shumta.

Në mesin e shumë personave që u përfshinë në këto debate ishte edhe motra e njërit prej garuesve për këtë çmim, ajo e Cristiano Ronaldos.

Ajo nëpërmjet një postimi në Instagram tha se të gjithë ata që e kuptojnë futbollin e dinë se vëllau i saj është lojtari më i mirë në botë.

Këtij shkrimi, Katia i bashkangjiti edhe një foto në të cilën shihej portugezi me njëri nga pesë Topat e Artë të tij.

Ky është postimi i saj në rrjetin social Instagram./Teleshkronja Post/

 

Penalti për Juventusin, a shënoi Ronaldo ? / VIDEO

Juventusi po shkatërron Fiorentinën në stadiumin Alianz Arena.

Golin e tretë për Juventus e shënoi Cristiano Ronaldo nga penaltia, dhe u zëvendësua menjëher pas golit, shkruan Teleshkronja Post.

Lexo edhe: Real Madrid vs Valencia – Formacionet zyrtare

Ai u ndëshkua edhe me të verdhë pasi goditi topin pas golit.

Ky ishte goli i CR7, një predhë e pandalshme nga portugezi :

Mediat italiane tregojne se a do të marrë pjesë në Paris CR7

Ish-super ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes se Topit të Artë e cila mbahet me 3 dhjetor në Paris.

Këtë lajm e kanë konfirmuar disa nga mediat më të mëdha nga Italia, raporton Teleshkronja Post.

Ky vendim i portugezit u mor duke marrë parasysh faktin se çmimin në fjalë nuk pritet ta fitojë ai, por ish-bashkëlojtari i tij, Luka Modric.

Kjo ceremoni do të jetë e dyta për këtë vit në cilën portugezi nuk do të marrë pjesë, pasi e kupton se nuk do fitojë çmimin kryesorë.

Ai gjithashtu kishte munguar në ndarjen e çmimeve për më të mirët e FIFA THE BEST, ku edhe këtu çmimi i më të mirit të vitit i takoi Luka Modric

Kroati është favorit për ta fituar Topin e Artë pas paraqitjeve fantastike që i zhvilloi sezonin e kaluar në Champions League dhe në Kampionatin Botëror të mbajtur në Rusi./ Teleshkronja Post.

“Ronaldo ndikoi që unë të transferohem në Manchester United”

Nënshkrimi i ri i verës për Manchester United, Diogo Dalot ka treguar që ishte superylli i Juventusit, si një rol model, Crisitiano Ronaldo që ndikoj që ai ti bashkohet Manchester Unitedit.

Dalot ju bashkua Unitedit nga Porto verën e kaluar për 19 milionë funteë. Ai ka bërë vetëm dy paraqitje deri me tani për Djajtë e Kuq, përderisa pritet që të rikuperohet nga lëndimet dhe problemet fizike, për të luajtur rregullisht për skuadrën e Jose Mourinhos.

19 vjeçari ka folur sot për MUTV dhe ka treguar se ajo çfarë ka arritur Ronaldo e ka motivuar atë që ti bashkohet skuadrës nga Old Traffords verën që lamë pas.

“Cristiano, nuk kam nevojë që ta përshkruajë sepse ju tashmë e njihni atë”.

“Për mua, prej që e mbaj mend, ai ishte një inspirim që unë të luaj futboll, nëse më pyesni së nëse fakti që ai ka luajtur këtu ndikojë që unë të vi, atëherë përgjigja është po”.

“Mënyra si ai luajti këtu, mënyra si u zhvillua, ishte e pabesueshme. Dëshirojë që edhe unë ti bëj këto hapa, për t’u përmirësuar dhe të luajë për shumë vite në nivele të tilla”.

“Ai është një inspirim për të gjithë ne, për çdo lojtar, për çdo lojtar të ri. Të keni një lojtar të tillë në botë sot, ne duhet të kënaqemi më të derisa ai luan, luan dhe na jep mundësi që të kënaqemi me futbollin e tij”.

Pse Ronaldo dhe lojtarët e tjerë u ngjyrosën me të kuqe në fytyrë ?

Edhe Cristiano Ronaldo, si çdo futbollistë tjerët në ndeshjet e javës së 13-të të Serisë A, i është bashkuar fushatës për luftimin e dhunës ndaj grave duke ngjyrosur me te kuqe faqen, megjithëse portugezi gjendet në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave për dhunimin e një gruaje.

Në ndeshjen e Juventusit, e cila po zhvillohet momentalisht ndaj Spalit në kampionatin italian, sulmuesi portugez e ka ngjyrosur faqen me të kuqe në përkrahje të fushatës për luftimin e dhunës ndaj grave, edhe pse pesë herë fituesi i Topit të Artë akuzohet për dhunimin e një gruaje.

Kathryn Mayorga ka ngritur padi ndaj Ronaldos në tetor në Nevada të Shteteve të Bashkuara, duke pohuar se portugezi e kishte dhunuar në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.

Policia amerikane i ka rihapur hetimet ndaj Ronaldos me kërkesë të saj.

Ndërkohë, Ronaldo i ka mohuar akuzat disa herë. Në tetor, avokati i tij Peter S.Christiansen, e lëshoi një komunikatë përmes së cilës mohoi se klienti i tij kishte kryer një krim të tillë./Teleshkronja Post

Mandzukic realizon pas super sprintit të CR7 / VIDEO

Juventusi e ka dyfishuar epërsinë ndaj Spalit, në një ndeshje të Serisë A, që po zhvillohet momentalisht në Torino.

Sulmuesi kroat Mario Mandzukic realizoi për 2-0 pas një ore lojë, i gjithë aksioni erdhi si rrjedhojë e super srintit të Cristiano Ronaldos raporton Teleshkronja Post.

Shikoni golin e Mandzukic :

 

Cristiano kalon në epërsi Juventusin / VIDEO

Juventus ka kaluar në epërsi kundër SPAL në minuten e 27 të takimit.

Golin e shënoi kush tjeter po Cristiano Ronlados, pas një fauli të ekzekutuar nga Pjanic.

Ndeshje ndërmjet Juventus dhe Spal, Serisë A, që po zhvillohet momentalisht në Torino.

Video :