Cristiano i jep Juventusit listen prej 6 lojtarësh që i do në klub për sezonin e ri

Pesë herë fituesi i ‘Ballon d’Or’ është duke kërkuar seriozitet dhe me arsye të mirë insiston se ai mund të fitojë Ligën e Kampionëve për Juventusin sezonin e ardhshëm.

Në fitoren 2-1 ndaj Fiorentinës siguroi titullin e tetë të njëpasnjëshëm Serie A – një rekord për në pesë ligat më të mira të Evropës – por Ronaldo dhe klubi bardh e zi janë të dëshpëruar pasi i dhanë fund pritjes së klubit për Ligën e Kampionëve.

Pa e fituar titullin e Ligës së Kampionëve që nga viti 1996, kampionët italianë u eliminuan nga Ajax në Torino në fazat e çerekfinales, shkruan Teleshkronja Post.

Në një përpjekje për të ringjallur fatin e klubit në Evropë, Ronaldo ka ‘lëshuar një listë të objektivave të transferimit’ që ai dëshiron që klubi të nënshkruajë për sezonin e ardhshëm, sipas Mirror.

Futbollisti portugez i Benfikës, Joao Felix, i vlerësuar në më shumë se 100 milionë funte, është paraqitur në një listë të lojtarëve që qarkullojnë në mediat italiane.

Ish-shokët e ekipit të Real Madridit, Raphael Varane dhe Isco gjithashtu e shohin të ardhmen e tyre në ajër dhe Ronaldo do të dëshironte t’i merrte në klubin e bardhë e zi tek Juventus për të forcuar ekipin e Massimiliano Allegrit.

Emra të tjerë përfshijnë edhe kapiteni i Ajaxit Matthijs de Ligt, mbrojtësi i Romës Kostas Manolas dhe mesfushori i Lyonit, Tanguy Ndombele.

Ronaldo, sipas Corriere dello Sport, mendon se lojtarët që ai po vështron nuk do të forcojë vetëm Juventusin por do të dobësojë edhe rivalët e tyre kryesorë evropianë përpara një shtytjeje për lavdinë e Ligës së Kampionëve në 2019-20.

Pavarësisht humbjes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2010, duke mundur Fiorentinën Ronaldo u bë lojtari i parë në histori që ka fituar Premier League, Serie A dhe La Liga./TeleshkronjaPost/

Allegri thyen heshtjen për të ardhmen e Ronaldos

Disa nga gazetat dhe mediat e mëdha italiane shkruan dje se ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo do t’i japë fund karrierës së tij me Juventusin më herët sesa që ishte planifikuar në kontratë.

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, beson se Cristiano Ronaldo është e ardhmja e Juventusit edhe nëse ai nuk arrin t’ia garantojë klubit italian titullin e Ligës së Kampionëve.

Portugezi 34 vjeqarë, Ronaldo e shënoi golin e 26-të për këtë sezon në ndeshjen e së martës kundër Ajaxit, por kjo nuk mjaftoi që ai ta parandalojë disfatën 2-1 që e eliminoi Juventusin nga Liga e Kampionëve në fazën çerekfinale, duke mos u kualifikuar në gjysmëfinale për herë të parë që nga viti 2010.

Po spekulohet se ‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme të shpenzojë shumë para gjatë verës për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën, sepse CR7 mbeti shumë i zemëruar me eliminimin.

Madje, Ronaldo raportohej se ishte aq i zemëruar pas eliminimit saqë dëshironte të largohej nga Juventusi qysh në fund të sezonit të ardhshëm, përkundër që nënshkroi kontratë katërvjeçare me Juventusin verën e kaluar.

Përkundër këtyre raportimeve Allegri ka një version tjetër.

“Ronaldo e ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm. Liga e Kampionëve mori fund – rezultati është se ne u eliminuam nga gara. Cristiano dhe Juventus nuk do garon për titullin e kampionit të Evropës. Ka shumë përbërës në futboll”, është shprehur italiani.

“Ai është e ardhmja e Juventusit. Ka bërë punë të mirë këtë vit dhe do të bëjë gjëra të mrekullueshme edhe sezonin tjetër. Ai është i zhgënjyer, por është i qetë, si të gjithë të tjerët”.

Ndryshe në janar flitej se Allegri do largohej në fund të sezonit, por duket se gjërat kanë ndryshuar dhe ai do të jetë trajner i bardhë e zinjëve edhe sezonin tjetër./Teleshkronja Post/

Juventus në epërsi, gol i bukur nga Cristiano Ronlado / Video

Juventus ka kaluar në epërsi në fund të pjesës së parë kundër ekipit holandez Ajax.

Një kundërslum i shpejtë nga lojtarët e Juves, ku Ronaldo dhe Cancelo bashkëpunojnë bukur dhe shënon Ronaldo me kokë.

Goli i bukur me kokë nga Cristiano Ronaldo, pas rikthimit nga lëndimi, raporton Teleshkronja Post.

Messi zgjedh 5 lojtarët më të mirë në botë, fjalë interesante për Ronaldon

Messi ka përfshirë veten dhe Ronaldon në pyetjen se cilët janë lojtarët më të mirët në botë.

Në një intervistë, Leo Messi ka pranuar një pyetje shumë direkte dhe nuk ka hezituar të përgjigjet: Cilët janë më të mirët në botë sipas Leos? 10-shi magjik i Barcelonës ishte i qartë.

Ai zgjodhi pesë… por e vendosi edhe vetën dhe Cristiano Ronaldon me të tjerët. “Mbappé, Neymar, Hazard, Luis Suárez dhe Kun Agüero”, u përgjigj Messi.

Me të gjithë këta, Leo ka marrëdhënie të shkëlqyera – ka luajtur bashkë me Neymarin, tani në Paris Saint-Germain, me Agúeron, lojtar i Manchester City, luan së bashku te Argjentina dhe me Luis Suárez, shok në Barcelonë.

Messi në listën e tij shtoi edhe të riun e talentuar, Mbappé dhe yllin e Chelsea, Eden Hazard.

“Ishte bukur ta kemi Cristiano Ronaldon në La Liga, për prestigjin që ka dhënë. Pra, përfshirë mua dhe atë, më të mirët në botë janë Mbappé, Neymar, Hazard, Suárez dhe Kun Aguero”.

Formacionet zyrtare: Portugali – Ukrainë / Foto

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Portugalisë e Ukrainës.

Portugalia, me të rikthyerin në Përfaqësuese, Cristiano Ronaldo, e nisin rrugëtimin për “Euro 2020” sonte nga ora 20:45 kundër Ukrainës, raporton Gazeta Express.

Në Grupin B, Portugalia duhet të luftojë me Serbinë, Lituanin e Luksemburgun gjithashtu për një vend në “Euro 2020”.

Bale flet për prishjen e raporteve me Cristiano Ronaldon

Uellsiani 29 vjeqar dhe Cristiano Ronaldo u tha se kishin një marrëdhënie të çrregullt gjatë kohës së tyre në Santiago Bernabeu.

Por, Gareth Bale këmbëngul se ai kurrë nuk kishte ndonjë problem me Cristiano Ronaldon në Real Madrid.

Dyshja thuhet se ka patur një marrëdhënie jo të mira gjatë kohës së Ronaldos në Bernabeu përpara se të kalonte verës në klubin italian, Juventus.

Bale ka pasur një sezon të dobët dhe frustrues që nga dalja e superyllit portugez dhe tani flitet se edhe ai mund të dalë nga Bernabeu këtë verë.

“Cristiano është një lojtar i pabesueshëm, më pëlqente shumë të luaja me të,” tha ai për BT Sport.

“Natyrisht mediat përpiqen ti zmadhojnë këto probleme të cilat nuk ishin kurrë mes nesh. Ne kemi kaluar me të vërtetë mirë.”

“Ai është një lojtar i pabesueshëm dhe atë që bëri për klubin me golat e shënuar. Një lojtar i pabesueshëm dhe ai ende po vazhdon me super formë”.

Bale gjithashtu foli për kalimimin nga klubi londinez Tottenham në Bernabeu për një tarifë rekord botëror në 2013, rreth 100 milion euro, përcjellë teleshkronjapost.info.

“Unë vlerësoj gjithçka që Tottenham kishte bërë për mua, por mendoj se ata e kuptonin në atë kohë kur një klub i tillë si Real Madridi të thërret, është e vështirë t’i thuash JO”, shtoi Bale.

“Edhe pse unë u gëzova kohën time në Tottenham, kam dashur klubin dhe ende e bëj, kur ka ardhur Real Madridi për ty, do të pendohesh nëse i thua jo”.

E ardhmja e Bale përtej këtij sezoni mbetet e paqartë pas kthimit të Zinedine Zidane në Bernabeu.Uellsiani dukej i vendosur të largohej në verë, por gjërat mes tij dhe klubit spanjoll pritet të qartësohen në verë./TeleshkronjaPost/

Zyrtare: UEFA dënon Cristiano Ronaldon

UEFA ka marrë vendimin për Cristiano Ronaldon, për festimin në “Allianz Stadium” në ndeshjen Juventus – Atletico Madrid.

Ashtu si Diego Simeone, edhe Ronaldo i ka shpëtuar dënimit me ndeshje nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

UEFA tashmë ka marrë vendimin përfundimtar për festimin e Ronaldos në Torino pas tre golave kundër Atleticos.

CR7 festoi me një gjest të çuditshëm, duke ia kthyer Simeones pas kualifikimit në fazën tjetër të Champions League dhe si pasojë e kësaj, UEFA e ka dënuar CR7-ën me 20 mijë euro.

34-vjeçari mund të luajë në çerekfinale kundër Ajaxit.

Cili është lojtari më i vlefshëm në botë? Mourinho habit me përgjigjen

Jose Mourinho se mosha dhe aftësia e mrekullueshme e bëjnë Kylian Mbappen futbollist më të vlefshëm se dyshja e famshme e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ylli i Paris Saint-Germainit e ngriti verës trofeun e Kupës së Botës, e fitoi dy herë titullin e Ligue 1. Ai i shënoi 55 gola në ligën franceze dhe është votuar si i katërti në garën për Topin e Artë, transmeton Gazeta Express.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit beson se mosha e re e Mbappes e bën dallimin në vlerën e tij, e cila, sipas portugezit, është më e lartë se e kapitenit të Barcelonës, Messit 31-vjeçar, dhe yllit të Juventusit, Ronaldos 34-vjeçar.

Mourinho mendon se francezi mund të jetë më i vlefshëm sesa të gjithë futbollistët e tjerë në botë, madje edhe më i vlefshëm se bashkëlojtari i tij në PSG, Neymar, i cili është lojtari më i shtrenjtë në botë.

“Për një lojtar si Mbappe, kur ti flet për të ardhmen, nuk ke nevojë të thuash se si do të jetë ai pas pesë apo dhjetë vjetëve. Vetëm përqendrohu te e tashmja. Ai është me të vërtetë i mrekullueshëm”, ka thënë Mourinho.

“Mendoj se duke e vlerësuar nga mosha e tij dhe duke e marrë parasysh moshën e Cristianos, Messit, që dy janë mbi 30 vjeç. Pastaj, Neymari është 27-vjeçar. Mosha është gjithashtu faktor. Mendoj se Mbappe është lojtari më i vlefshëm në botë”.

“Sa i përket cilësisë, ai është i pabesueshëm. Një fjalë është e mjaftueshme. Kjo do të thotë gjithçka”.