Zyrtare: McGregor bën hapin shokues, pensionohet nga MMA

Do të ketë ardhur si një surprizë për shumë njerëz, por Conor McGregor ka njoftuar se po tërhiqet nga MMA.

Irlandezi përfundoj karrierën e tij të MMA me një rekord prej 21-4, më së fundi duke humbur nga Khabib Nurmagomedov.

Pas dhunës së përdorur në këtë lufte, McGregorit iu dha një pezullim gjashtë mujor.

Megjithatë, ai ka vendosur të lë UFC, duke postuar një mesazh në Twitter herët në mëngjes të martën.

“Unë kam vendosur të tërhiqem nga sporti i njohur zyrtarisht si ‘Art Mixed Martial’ sot,” shkroi ai.

“Uroj që të gjithë kolegët e mi të vjetër të shkojnë përpara në konkurrencë”.

“Tani bashkohem me ish-partnerët e mi, tashmë në pension”.

McGregor nga shumë analistë sportiv dhe fansa cilësohet si një nga sportistët më të mirë në historinë e sporteve luftarake./TeleshkronjaPost/

McGregor e fton Ibrahimovicin dhe Pogban për stërvitje

Irlandezi Conor McGregor e ka ftuar super yllin e Los Angeles Galaxy, Zlatan Ibrahimovicin, për t’u stërvitur së bashku.

Në një intervistë në vitin 2017, sulmuesi suedez, i cili e ka një shirit të zi në Taekwondo, nuk e mohoi mundësinë e fillimit të karrierës në MMA.

“Kam nevojë për gjashtë muaj dhe do të isha gati. Gjashtë muaj stërvitje dhe unë mund t’i fillojë garat në artet e përziera marciale”, kishte thënë Zlatan në atë kohë.

Atëherë, Ibrahimovici e kishte parashikuar edhe fituesin e meçit mes McGregorit dhe Floyd Mayweatherit, duke thënë se irlandezi do të fitonte, gjë që nuk ndodhi. Sipas suedezit, McGregor është “Ibrahimovici i botës së arteve marciale”.

Së fundi, McGregor e ka zhvilluar një intervistë me faqen zyrtare të FIFA-s, ku ka diskutuar për futboll. McGregori iu ka përgjigjur komenteve të Zlatanit duke thënë se suedezi është duke tentuar të bëhet McGregori i futbollit.

“Unë e respektoj Zlatanin dhe mendësinë e tij pozitive, por le ta qartësojmë një gjë: Ka vetëm një Conor McGregor!”, deklaroi irlandezi.

“Zlatani po tenton të bëhet Conor McGregori i futbollit, fat të mbarë për të. Zlatani dhe Paul Pogba janë të mirëseardhur të ushtrojnë me mua kurdo që të dëshirojnë.”