David Luiz do të luaj kundër kopjes së tij / Foto

Shorti i hedhur sot në Europa League ka vënë Chelsean përballë ndaj befasisë më të mëdha të kësaj gare, skuadrës çeke, Slavia Prague.

Kjo përballje do të jetë interesante edhe për një arsye tjetër. David Luiz do të ketë rival futbollistin që i ngjanë më së shumti.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e ri çek, David Kral.

20 vjeçari gjithmonë është krahasuar me mbrojtësin brazilian për dukjen dhe stilin e tij të lojës. /Indeksonline/

Video: Chelsea kryen gjysmën e punës, fitore bindëse ndaj Dinamo Kiev

Maurrizio Sarri dhe Chelsea është me një këmbë në çerekfinale të Europa League, pasi e mposhti 3-0 në “Stamford Bridge” Dinamo Kieven.

“Blutë e Londrës” kanë kryer me sukses detyrën në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales në Europa League, raporton Gazeta Express.

Chelsea e mposhti Dinamo Kievin nw “Stamford Bridge” me rezultat tw pastwr, 3-0, një gol në pjesën e parë dhe dy në atë të dytë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 17’ nga ish-sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez.

Në pjesën e dytë, Chelsea shënoi edhe dy gola, fillimisht Willian shënoi për 2-0 në minutën e 65’, kurse për rezultatin përfundimtar shënoi talenti, Callum Hudson-Odoi në minutën e 90’.

Chelsea shkon i qetë në Ukrainë javën e ardhshme, pasi kreu me sukses detyrën në Londër.

Hazard për kritikat e Sarrit: “Nuk më intereson”

Eden Hazard tha se “nuk i intereson” për kritikat nga shefi i tij Maurizio Sarri pasi ka ndihmuar Chelsean që të mundë Spurs për të arritur finalen e Carabao Cup.

Sarri tha se Hazard “duhet të bëjë më shumë dhe se nuk është një lider,” më parë gjatë javës.

Pas ndeshjes, Hazard iu përgjigj duke i thënë : “Nuk ka rëndësi se çfarë tha menaxheri”.

Chelsea do të luajë në Manchester City në finalen e Wembley të dielën, më 24 shkurt.

Spurs fitoi ndeshjen e parë 1-0 në shtëpi, por N’Golo Kante dhe Hazard shënuan golin e Chelseat, të cilën Blues e fituan 4-2, transmeton Teleshkronja Post.

Në ndërtimin e lojës, Sarri kishte thënë gjithashtu: “Unë e preferoj atë [Hazard] kur ai flet me këmbët e tij dhe jo para mediave.”

“Potenciali është më i lartë se performancat aktuale mendoj. Ai duhet të respektojë, para së gjithash, vetën e tij.”

Sarri është menaxher i katërt i Chelseas për të arritur finalen e Kupës së Ligës në sezonin e tij të parë në krye.

Sarri, 60 vjeç, ka menaxhuar 17 skuadra italiane – kryesisht klube më të vogla – para një trevjeçari mbresëlënës, megjithëse pa trofe, tek Napoli.

As Sarri, as Menaxher i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, kurrë nuk kanë fituar një trofe të madh në karrierën e tyre menaxheriale.

Drama e Londrës përfundon, Chelsea dhe City përballen në finale

Chelsea ka fituar me rezultat 2-1 kundër Tottenhamit në Stamford Bridge por është dashur që të ekzekutohen penalltitë për t’u përcaktuar fituesi.

Rezultati nga dy ndeshjet e gjysmëfinales ishte i barabartë 2-2, kurse pas ekzekutimit të penalltive Chelsea arrit të kualifikohet në finale me rezultat 4-2.

Ka përfunduar ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Carabao Cup, apo Kupës së Ligës me rezultat 2-1 në të mirë të Chelsea, por ishin penalltitë ato që e dërguan skuadrën e Chelsea në finale të Carabao Cup, ku Blutë do të përballen me City e Aro Muriqit.

Pjesa e parë ishte një pjesë shumë më e mirë për Chelsea të cilët vazhdimisht sulmuan dhe arritën që të shënojnë dy gola.

Të dy golat e parë të Chelsea ishin gola të bukur.

I pari erdhi në minutën e 27-të, pasi Hazard ekzekutoi një goditje nga këndi. Topi u devijua nga zona deri te Kante i cili lëshon një goditje për të shënuar golin e parë, shkruan GazetaExpress.

Interesante është se topi kaloi në mes të këmbëve të tre lojtarëve që Kante për ta shënuar golin e parë.

Pas një sërë sulmes, Chelsea arrin edhe te goli i dytë.

Kësaj radhe ishte i jashtëzakonshmi këtë sezon për Chelsea, Eden Hazard i cili e nis vet një aksion dhe në fund topin atij ia pason Cesar Azpilicueta, kurse Hazard finalizon në minutën e 38-të.

Pjesa e parë përfundon me rezultat 2-0 për Chelsea, por në pjesën e dytë Tottenham këndillet dhe me të filluar pjesa e parë, në minutën e 50-të shënon Fernando Llorente pas asistimit të Danny Rose.

Ky rezultat tregonte që ndeshja do të shkonte në ekzekutimin e penalltive pasi që Chelsea kishte pësuar dy javë më herët në Ëembley me rezultat 1-0 kundër Tottenhamit.

Pas kalimit të minutave të rregullt u ekzekutuan penalltitë ku me të saktë në ekzekutimin e tyre u treguan lojtarët e Chelsea të cilët shënuan katër gola, kurse nga Tottenham penalltitë i huqën, Eric Dyer dhe Lucas Moura.

Ja çfarë i kërkon Eden Hazardit trajneri i tij Sarri

Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri, i ka bërë thirrje Eden Hazard për të vendosur të ardhmen e tij më shpejt sesa të vonohet.

Ylli i Belgjikës Hazard, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2020, tha në tetor se ai ëndërronte të luante për Real Madridin një ditë.

“Unë nuk e di (nëse ai do të qëndrojë), por mendoj se është koha për të vendosur,” i tha Sarri konferencës së tij për shtyp para ndeshjes të premten.

Hazard i premtoi Chelseas se nuk do të lëvizë në dritaren e transferimit të janarit dhe pasi ka shënuar dy herë në fitoren 2-1 në Watford të mërkurën, 27-vjeçari tha:

“Unë jam i përqendruar vetëm në fushë. Do të shoh në fund të sezonit “.

Hazard gjithashtu tha se donte të ishte “një legjendë (Chelsea) si Frank Lampard, Didier Drogba dhe John Terry.

“Por Sarri tha se ai nuk “ka pushtet” për të zgjidhur çështjen.

“Unë jam trajner, nuk jam president, unë nuk jam përgjegjës për tregun,” tha ai.

“Dua të flas me të vetëm për pozitën në fushë.”

Boxing Day, ndeshjet në Premier League

Premier League kthehet sot me 9 ndeshje në “Boxing Day”, traditë kjo e ligës angleze që nga vitet 1860-ta.

Gjatë viteve të fundit, në këtë ditë ka pasur shumë rezultate tronditëse për klubet e mëdha, të cilat janë duke u përgatitur për numrin e madh të ndeshjeve që kanë para vetes.

Manchester City është për momentin katër pikë larg liderit, Liverpoolit, dhe do t’i duhet t’i kthehet ecurisë së fitoreve në ndeshjen që zhvillohet sot kundër Leicester City për t’i bërë më shumë presion skuadrës së Jurgen Kloppit.

Djelmoshat e Guardiolës nuk do ta kenë të lehtë ta bëjnë këtë gjë pasi që Leicesteri në xhiron e fundit e mposhti Chelsea me rezultat 1-0.

Lideri i Premierligës, Liverpooli, do ta presë Newcastlein në Anfield në orën 16:00, kur do të tentojnë ta vazhdojnë ecurinë e pamposhtur të këtij sezoni në ligë, veçanërisht pasi që dy ndeshjet e ardhshme, kundër Arsenal dhe Manchester Cityt, do të jenë mjaft të vështira.

Në anën tjetër, Manchester Unitedi do të luajë për herë të parë në shtëpi, Old Trafford, me trajnerin e ri, Ole Gunnar Solskjaer.

Norvegjezi kishte arritur të bënte një ndryshim të madh në skuadër në xhiron e kaluar dhe do të tentojë që këtë formë ta vazhdojë edhe kundër Huddersfieldit.

Arsenali do të udhëtojë në brigjet e jugut të Anglisë, për t’u ndeshur me Brightonin, të cilët do të tentojnë t’ia shkaktojnë skuadrës së Unai Emeryt disfatën e katërt për këtë sezon.

Arsenali i dha fund ecurisë prej 22 ndeshjeve të pamposhtur në xhiron e kaluar, kur u mposht nga Southamptoni.

Watfordi ka arritur të qëndrojë i pamposhtur në tri ndeshjet e fundit të Premierligës dhe do të tentojë ta mposhtë Chelsea në ndeshjen që zhvillohet sot në Vickerage Road.

Chelsea pësoi humbje në ndeshjen e fundit, për herë të parë që tetë muaj në shtëpi, kundër Leicesterit./Teleshkronja Post/

‘Qytetarët’ pësojnë humbjen e parë, Chelsea i afrohet kreut / VIDEO

Chelsea e ka mundur 2-0 Manchester Cityn të shtunën në Londër në derbin e javës në kampionatin anglez, duke ia ndërprerë ecurinë e përkryer pa humbje këtë sezon në Premierligë.

Skuadra e Pep Guardiolës vinte nga një ecuri prej 13 fitoreve, 2 barazimeve dhe asnjë humbjeje dhe me synim që ta ruajë këtë rekord të paprekur edhe në derbi ndaj Chelseat.

Megjithatë, Maurizio Sarrit mendoi ndryshe duke reaguar në mënyrë të përkryer ndaj humbjes kundër Wolves në mesjavë, transmeton Teleshkronja Post.

Chelsea e harroi humbjen befasuese ndaj Wolves duke u bërë skuadra parë që e mposht Manchester Cityn këtë sezon në Premierligë.

Si pasojë, Liverpooli tani mbetet skuadra e vetme pa asnjë humbje në ligën elitare angleze dhe lider në të njëjtën kohë./TeleshkronjaPost/

Lajm bombastik nga spanja, Reali arrinë marrëveshje me Hazard

Real Madridi tanimë e ka arritur një marrëveshje për transferimin e Eden Hazardit nga Chelsea për sezonin e ardhshëm, pretendon radio spanjolle, Onda Madrid.

Megjithatë, Chelsea nuk do ta lejojë Hazardin të largohet lehtësisht, para se t’i përfundojë kontrata në vitin 2020. Klubi i Premier Ligës është duke kërkuar rreth 170 milionë euro për të.

Por, Real Madridi nuk është i gatshëm ta shpenzojë një shumë të tillë për Hazardin për shkak se ai është në fund të kontratës së tij.

Klubi madrilen dëshiron që ta marrë Hazardin si pjesë e një marrëveshje për shkëmbimin e Mateo Kovacicit dhe belgut.

Kovacici është për momentin i huazuar në Chelsea, mirëpo ai nuk dëshiron të kthehet në Santiago Bernabeu në fund të sezonit, kur i përfundon marrëveshja për huazim.

Edhe drejtuesit e Chelseat dëshirojnë ta mbajnë kroatin për një kohë më të gjatë.

Hazardi ka folur shpeshherë për dëshirën e tij për të luajtur në Real Madrid, gjë të cilën e ka bërë të qartë në një intervistë ku edhe kishte thënë se do të jetë i lumtur edhe nëse vazhdon me Chelsean, edhe nëse largohet.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, dëshiron ta mbajë Hazardin në skuadrën e tij edhe për sezonet e ardhshme:

“Është zgjedhja e tij. Mendoj se klubi dëshiron ta rinovojë kontratën e tij menjëherë, por kjo është zgjedhja e tij. Unë e dua Edenin këtu, natyrisht, por e dua këtu nëse edhe ai e do një gjë të tillë”./Teleshkronja Post/