Fabregas tregon një fakt shumë interesant për Hazard

Ish-bashkëlojtari i Eden Hazardit në Chelsea, mesfushori aktual i Monacos Fabregas, ka bërë të ditur se belgut 28 vjeq i ka pëlqyer gjithmonë Real Madridi.

Hazardi është duke hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge. Chelsea kishte shpresuar se do ta bindte belgun ta rinovonte kontratën e tij deri më tani.

Por këto tentime Hazardit kanë rezultuar të pasuksesshme deri më tani pasi që Hazardi është ende në qendër të vëmendjes sa i përket mundësisë së një transferimi në Real Madrid.

“Le ta shohim se çfarë ka vendosur ai të bëjë. Ai e ka edhe një vit e gjysmë në kontratën e tij dhe është i lumtur në Chelsea, edhe familja e tij është e lumtur në Londër”, ka thënë Fabregas, i cili gjatë janarit u transferua në Monaco.

“Por, në fund të fundit, këto janë vendime personale. Atij i pëlqen Madridi dhe këtë e ka thënë gjithmonë. Shpresoj se ai do ta rinovojë kontratën me Chelseat, por nëse nuk e bën këtë gjë, do të transferohet në Madrid”.

Pas shumë muajve paqartësi, kur belgu vazhdimisht kishte thënë se do ta merrte vendimin e tij në të ardhmen, tani ai ka bërë të ditur se tashmë e ka marrë këtë vendim, por nuk ka pranuar ta zbulojë atë

“Unë e di se çfarë do të bëj. E kam marrë një vendim”, tha para pak ditësh Hazard për Radio Marca.

Edhe gjatë kohës kur nuk është i hapur asnjë afat kalimtar për lojtarët, spekulimet për transferimin e 28-vjeçarit në Real Madrid nuk janë ndalur asnjëherë, pasi që edhe vet ai i ka ngjallur shpeshherë këto lajme.

Në një deklaratë të mëhershme, ai kishte treguar se kishte ëndërruar gjithmonë që të bëhet lojtar i Real Madridit, por kishte shtuar se do të jetë i lumtur edhe nëse qëndron në Chelsea deri në fund të karrierës.

ZYRTARE: Fabregas zyrtarizon klubin e ri, largohet nga Chelsea

Një nga mesfushorët më të mirë në historinë e Spanjës, spanjoll Cesc Fabregas edhe zyrtarisht i është bashkuar Monacos nga Chelseat të premten.

Monaco ka njoftuar në Tëitter se e ka transferuar spanjollin, i cili do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarit e vet te Arsenali, Thierry Henryn, i cili u emërua trajneri i gjigantit francez muajin e kaluar.

Sipas mediave franceze, Fabregas ka nënshkruar kontratë trivjeçare e gjysmë me Monacon.

31-vjeçari e lujati ndeshjen e fundit për Chelsean ndaj Nottingham Forestit në rundin e tretë të FA Cup, si dhe e barti shiritin e kapitenit për të kaltrit.

Pasi iu bashkua Chelseat nga Barcelona në vitin 2014, Fabregas i kaloi katër sezone e gjysmë me të kaltrit, duke i fituar dy tituj të Premierligës, një titull të FA Cup dhe një të League Cup.