Zidane e nis rikthimin me spektakël tek Real Madridi, mposht Celtan / Video

Celta Vigo ashtu siç pritej doli kokëulur nga Santiago Bernabeu pasi u mposht nga Real Madridi.

Sot Zidane shënoj ndeshjen e parë pas rikthimit dhe të 150tën në total si menagjer tek Real Madridi me fitore.

Pjesa e parë përfundoj e barabartë me dominim nga djemtë e Zidanes, rasti më i mirë ishte ai nga Bale.

Pjesa e dytë ishte shumë interesnate, dominim prapë nga Real Madridi, ku u shënuan dy gola.

Fillimisht ishte Isco pas një aksioni të bukur nga Asensio dhe Benzema me të hyrë në P II.

Më pas pak para fundit të ndeshjes, erdhi edhe goli i Gareth Bale, i cili u asistua nga Marcelo.

Ishte interesant edhe goli i Modric, por që u anulua nga VAR, pasi Varane ishte ofsajd.

Formacionet startuese: Real Madrid – Celta Vigo, Zidane luan ndeshjen e parë pas rikthimit

Celta de Vigo sot këtë pasdite viziton stadiumin Santiago Bernabeu për lojën kundër Real Madridit.

Sot Zinedine Zidane luan ndeshjen e parë pas rikthimit të tij pak ditë më parë, raporton Teleshkronja Post.

Të dy ekipet kanë publikuar formacionet fillestare të takimit i cili fillon nga ora 16:15, pas pak.

Skemat startuese Real Madrid vs Celta de Vigo:



Zidane e nis me thumbime: Isco dëshiron vetëm të luajë futboll, asgjë tjetër

Francezi Zinedine Zidane pas rikthimit në Real Madridi, ka mbajtur disa seanca stërvitore më lojtarët e tij.

Real Madridi nesër takohet me Celta Vigon para shikuesve të vet, dhe do të jetë ndeshja e parë pas rikthimit të Zizou.

Celta Vigo do të vizitojë Estadio Santiago Bernabeu për atë që do të jetë ndeshja e parë e Zinedine Zidane në krye të Real Madridit, por me një nga temat e tij që është e ardhmja e Isco, ish-mesfushori i Juventusit e ka bërë të qartë se spanjolli thjesht dëshiron te luaj futboll.

Marrëdhënia në mes Solarit dhe Iscos nuk ishte gjithmonë spektakolare gjatë qëndrimit të tij të mëparshëm, por kurrë nuk arriti pikën më të ulët që ajo bëri midis Santiago Solarit dhe ish yllit të Malaga.

“Isco dëshiron vetëm të luajë futboll, asgjë tjetër”, tha Zidane në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Ne jemi këtu vetëm për të menduar për futbollin.Unë do të llogarisë në Isco, si dhe lojtarë të tjerë, gjëja e rëndësishme është që unë të bëjë çdo lojtar të ndjehen të përfshirë.”

Gareth Bale nuk e ka marrë në duar ekipin nga largimi i Cristiano Ronaldos në drejtim të sulmit kryesor të Los Blancos, dhe pavarësisht nga zërat që e lidhin atë me një lëvizje larg kryeqytetit spanjoll, Zidane ka refuzuar të kritikojë uellsianin.

“Nuk do të flas për sezonin e Bale,” tha Zidane. “Ka 11 ndeshje për të luajtur dhe unë do të mbështetem tek ai.”

“Do të përsëris, Gareth është gati të luajë”.

U pyet edhe për Kylian Mbappe dhe Neymar:

“Nuk do të flas për një lojtar që nuk është imi”, shpjegoi Zidane. “Ajo që unë mund t’ju them është se ata dy lojtarë [Neymar dhe Mbappe] kanë shumë cilësi.”

“Unë vetëm po mendoj për ndeshjen e nesërme”./TeleshkronjaPost/

Tabela e La Ligas pas fitores së Barcelonës kunder Celta / FOTO

Barcelona e ka mposhtur 2-0 Celta Vigon të shtunën në “Camp Nou”, duke e regjistruar fitoren e katërt më radhë në La Liga.

Skuadra e Ernesto Valverdes i fitoi tri ndeshjet e fundit në ligë duke e ruajtur portën e paprekur dhe njëlloj bëri edhe sonte në Barcelonë, duke e mundur 2-0 Celta Vigon me golat e Lionel Messit dhe Ousmane Dembeles, raporton Gazeta Express.

Pas vetëm dhjetë minutave lojë, Ousmane Dembele e shfrytëzoi më së miri një top të kthyer në zonë pas një goditjeje të fuqishme të Lionel Messit dhe e realizoi për epërsinë e Barçës.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Lionel Messi shënoi pasi u gjend ballë për ballë me portierin kundërshtar, të cilin e detyroi të hidhej në krahun e kundërt.

Barcelona e dominoi skuadrën vendase në krijimin e rasteve dhe me goditje në kornizën e portës, edhe pse pati kontroll të topit më të ulet se zakonisht, vetëm 51%.

Gjiganti katalonas tani grumbullon 37 pikë në krye të La Ligës, tri më shumë se Atletico Madridi në vendin e dytë dhe tetë më shumë se Real Madridi në vendin e katërt.

Vigo mbetet e 10-ta me 21 pikë.