Ish-luftëtarët e UÇK’së thirrin protestë me 15 shkurt

Ish-pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protestë, për mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin e ri për paga.

Veteranët, invalidëd dhe familjet e dëshmorëve konsiderojnë se nuk po vlerësohen sa duhet vlerat e kësaj kategorie në ligjin e ri të miratuar javëne kaluar, raporton Teleshkronja Post.

Shqetësim i veqantë është cekur pensioni minimal, gjithashtu mos marrja e pensioneve nga ata veteranë që janë të punësuar, duke theksuar se nuk duhet të privohen nga kjo e drejtë.

Protesta sipas njoftimit do mbahet me 15 shkurt në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, siç thuhet në njoftim.

Organizatorë me emër të pëveçshëm nuk është cekur, por si grup bashkëluftëtarësh që e kanë organizuar protestën, këtë e ka konfirmuar z.Ali Gashi përmes një komunikimi me portalin Teleshkronja Post.

Postimi i plotë i një ish-ushtari të UÇK’së :

THIRRJE PËR PROTESTË
Është hera e parë në jetën time që do të marrë pjesë në protestë!
Kjo protestë ka për qëllim që t’i kthehej dinjitetin vlerave të luftës dhe që të mos konsiderohen
vlerat e luftës si rendi i fundit i kësaj shoqërie të pas luftës.
UÇK-ja është më meritorja për shtetin e Kosovës; familjet e dëshmoreve, invalidët e luftës,
veteranet e vërtet të luftës, familjet e martirëve, familjet e të zhdukurve, këto kategori janë
themeli më i fuqishëm i shtetit tonë. Ne vendosëm të mirën e popullit, para të mirave dhe
përfitimeve personale. Ne vendosëm të japim jetën për Kosovë!
Sikur të mos ishte UÇK-ja sot nuk do të mund të merrnin paga të mira as deputetet, as mjeket, as
mësimdhënësit, as policët, as posta, as aeroporti, as trusti, as gjykatësit, as prokurorët, as
shërbyesit civil, as ministrat, etj, etj.
Pa UÇK-në nuk do të kishim as liri e as shtet!
Prandaj, mos të keqpërdoret modestia e ushtarëve të UÇK-së. Ne jemi shoqëria më e disiplinuar
e shtetit tonë; kurrë telashe nuk i kemi nxjerr Kosovës, dhe në qoftë së janë fryrë listat e
veteranëve, atëherë nuk jemi fajtor ne, veteranet e vërtet, sepse ato u frynë nga politika e vendit,
ata që vunë përfitimet para parimeve!
Unë mendoj që familja e dëshmorit duhet ta ketë pagën më të madhe se të deputetit, flijimi i jetës
është mesazh më i madh se fjalimet pa rezultate në foltore! Invalidi i luftës duhet ta këtë pagën
më të madhe se të profesorit, mësimin për atdhedashurinë e dha duke lënë gjymtyrët e veta!
Veterani duhet ta këtë pagën më të madhe se të policit; morëm një detyrë në kohën kur rreziku
ishte në çdo anë!
Të gjithë jemi dëshmitar të grevave të fundit, të cilat rezultuan në rritje pagash. Në seancën e
kuvendit kur u vendos për rritje të pagave për të gjithë sektorët, askujt nuk i ra ndërmend për
kategoritë e luftës.
Për më keq, ditëve të fundit po proklamohet nga Qeveria se veteranët janë pengesa kryesore pse
nuk mund të rritet paga minimale në Kosovë.
Ky është një ofendim për të gjithë ata që vendosën të japin jetën për këtë vend e këtë popull.
Është një fjalë popullore kur thotë: “Fëmija për pa qajt, as nëna nuk i jep gji”. Është e
dhimbshme që veteranët të bëhen të “qajnë”; veteranët të cilëve ndër të fundit ju ofrua
mbështetje sociale, veteranëve të cilët nuk u ndihmuan të integrohen në jetën civile, siç ndodh
kudo në botë, veteranëve, të cilët nuk u mbështetën me skema shkollimi, veteranëve të cilët nuk u
mbështetën me skema punësimi.
Nuk po kërkojmë lëmoshë, por duam RESPEKT!
Prandaj, ju bëjë thirrje të gjitha kategorive të luftës që të merrni pjesë në protestën që do të
mbahet me dt. 15. 02. 2019 në ora 12:00 në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, protesta do të jetë
paqësore.
KJO PROTESTË KËRKON SENSIBILIZIMIN E PASTRIMIT TË LISTAVE TË VETERANËVE,

DHE TRAJTIMIN ME DINJITET TË KATEGORIVE TË LUFTËS!

Me respekt
Ali Gashi ushtar i brigades 113 Mujë Krasniqi zona e Drenicës.”

THIRRJE PËR PROTESTËËshtë hera e parë në jetën time qe do të marrë pjesë në protestë, protesta ka për qellim qe ti…

Posted by Ali Gashi on Monday, February 11, 2019

Gjithashtu me Ligjin i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës para pak ditësh janë shprehur të pakënaqur edhe Shërbimi Korrektues i burgjeve duke mbajtur grevë një orë sot në mëngjes, Sindikata e RTK’së dhe disa kategori tjera, madje kanë kërkuar nga presidenti Thaçi që Projektligji të kthehet në Kuvend./Teleshkronja Post/

Punëtorët e Shërbimit Korrektues kërkojnë barazim me paga me Policinë

Edhe punëtorët e Shërbimit Korrektues të Kosovës, në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan kanë filluar protestën në shenjë pakënaqësie me Ligjin për Page.

Ata kërkojnë rritjen e koeficientit nga 1.85 në 2.20.

Ata kanë thënë se janë të pakënaqur me koeficientin që u është lënë punëtorëve korrektues.

Bujar Qadraku kryetar i Sindikatës së Punëtoreve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ka thënë për Telegrafin se protesta fillimisht është një orëshe.

“Protesta ka filluar në ora 8, kërkojmë ndryshim të koeficientit edhe barazim me Policinë e Kosovës sepse edhe ashtu kemi patur premtime nga Ministri si dhe grupi punues”, tha ai.

Qadraku ka treguar se protesta e së hënës është paralajmërim për autoritetet për të marr masa, ndryshe ata do të vazhdojnë me masa të tjera sindikale.

Po ashtu të hënën kanë protestuar edhe punëtorët e Burgut të Sigurisë së Lartë.

Ndryshe Ligji për Pagat është miratua më 3 shkurt nga Kuvendi i Kosovës por ka shfaqur shumë pakënaqësi tek disa kategori të të punësuarve.

 

Mjekët e Kosovës me ligjin e ri më të paguarit në Ballkan

Mjekët dhe infermierët kosovarë, me votimin e ligjit të ri, tashmë do të kenë pagat më të larta në rajon në krahasim me kolegët e tyre.

Ata do të paguhen më shumë sesa kolegët në Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Bosnje.

Me ligjin e ri, mjeku specialist, në Kosovë do të paguhet 1195 euro në muaj.

Kolegët e tyre në Shqipëri paguhen 556 euro, në Serbi 667 euro, Maqedoni 700 euro dhe në Bosnje 718 euro, përcjell lajmi.net.

Mjekët e përgjithshëm tani në Kosovë do të paguhen 836 euro.

Kolegët e tyre në Serbi paguhen 549 euro, në Maqedoni 400 euro, ndërsa në Bosnje 511 euro.

Kryeinfermierët në Kosovë, tani do të marrin paga prej 621 euro, derisa kolegët e tyre në Shqipëri paguhen 339 euro dhe në Serbi 402 euro.

Pagat më të larta në rajon do t’i kenë edhe infermierët në Kosovë në karahasim me ato të rajonit. Me ligjin e ri, infermierët kosovarë do të paguhen nga 537 euro.

Ndërkohë në Shqipëri, një infermiere paguhet 308 euro, në Serbi 343 euro, në Maqedoni 297 euro, ndërsa në Bosnje 306 euro.

Kjo është rritja më e madhe e pagave që u është bërë profesionistëve shëndetësorë në Kosovë ndonjëherë.

Rritja e pagave në gjithë sektorin publik vije si pasojë e kalimit të Ligjit për pagat dje në Kuvendin e Kosovës, ndërsa thellon dallimin e madhë mes pagave të sektorit publik dhe sektorit privat që aktualisht është e mjerueshme gjendja./TeleshkronjaPost/

A miratua buxheti për vitin 2019 ?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar projekt-buxhetin për vitin 2019.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2019.

Ligjvënësit kosovarë buxhetin për vitin aktual e kanë votuar me 65 vota, pas një seance maratonike që ka nisur në orën 11:00, ku dhe janë votuar edhe ligji për pagat dhe ai për dialogun me Serbinë.

Kryeministri Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm ka marrë vendim për lirimin nga detyra të Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së Partisë Socialdemokrate, e cila kushtëzoi votën pro buxhetit me shkarkimin e ministrit nga radhët e Listës Serbe.

Projektligjin në fjalë e ka kundërshtuar partia më e madhe opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo parti konsideron se projektligji po thellon pabarazinënë vend.

Sipas LDK-së projektligji për Buxhetin, ai për Dialogun dhe Pagat në sektorin publik janë shembujt më të mirë se kjo pakicë qeverisëse e ka jetike mbetjen në pushtet duke shkelur të gjitha parimet.

Partia e drejtuar nga Isa Mustafa poashtu ka potencuar se koalicioni është i varur nga kushtëzimet joparimore të PSD-së dhe në mënyrë indirekte nga Lista Serbe.
Buxheti për vitin 2019, është paraparë të jetë 2.3 miliardë euro.