Liverpool mposhtë bindshëm Burnley, Firmino e Mane shkëlqejnë / Video

Braziliani Roberto Firmino dhe senegalezi Sadio Mane kanë shkëlqyer duke e rikthyer Liverpoolin te fitorja në Premierligë me nga dy golat secili triumfin 4:2 kundër Burnleyt të dielën në Anfield.

Sulmuesi brazilian Firmino dhe Mane shënuan katër golat e fitores së të kuqve kundër Burnleyt në krizë, duke i ndihmuar skuadrës së Jurgen Kloppit t’i afrohet në vetëm një pikë liderit Manchester Cityt në krye të Premierligës.

Liverpooli po vinte nga një barazim pa gola me Evertonin javën e kaluar, pas të cilit e humbi pozitëne parë në ligë pas një kohë të gjatë.

Përfaqësuesi kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri u la në stol për ndeshjen e tretë më radhë nga trajneri gjerman dhe nuk u aktivizua fare as nga banka e rezervistëve.

Burnely i tronditi të kuqtë duke kaluar në epërsi me një gol kontrovers, pas vetëm gjashtë minutave lojë, kur Ashley Westwood shënoi direkt nga korneri, por Alisson Becker ishte penguar në zonën e tij nga dy futbollistë vizitorë.

Megjithatë, reagimi i djelmoshave të Kloppit ishte i shkëlqyer, me Firminon që riktheu vendasit në lojën në minutën e 19-të.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, Sadio Mane shënoi një supergol për epërsinë e parë të Liverpoolit në këtë takim.

Rreth njëzet minuta para fundit, Firmino e dyfishoi epërsinë e vendasve.

Burnley e drithëroi Liverpoolin një minutën e fundit, kur shënoi golin e dytë përmes Matej Vydra, por në minutën e fundit të kohës shtesë, Mane shënoi sërish duke ia siguruar tri pikë të mëdha të kuqve në garë për titull.

Liverpooli renditet i dyti me 73 pikë, një më pak se lideri Manchester City.

Mane përmbysë Burnley, Liverpool në epërsi / Video

E nisi keq ndeshjen, ku ishte në disavantazh në minuten e 6’të, por ka reaguar Liverpooli duke përmbysur rezultatin.

The Reds sapo ka kaluar në epërsi kundër Burnleyt në një ndeshje të Premierligës, që po zhvillohet momentalisht në Anfield.

Sulmuesi senegalez Sadio Mane shënoi gol të bukur në minutën e 29-të, duke i dhënë të kuqve epërsinë 2:1.

Goli i Sadio Mane:

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Liverpool – Burnley / Video

Në ndeshjen Liverpool vs Burnley në Anfield Road janë shënuar dy gola të shpejtë.

Fillimisht ekipi i Burnely i cili shënoi në minuten e 6’të me anë të Ashley Westwood, transmeton Teleshkronja Post.

Por, Liverpooli e ka barazuar rezultatin kundër Burnleyt, në një ndeshje të Premierligës që po zhvillohet momentalisht në Anfield.

Sulmuesi brazilian, Roberto Firmino shënoi për 1:1 në portën bosh pas një aksioni të shkëlqyer nga Mohamed Salah në minutën e 19-të.

Dy golat nga Westwood dhe Firmino :


Liverpool – Burnely: Formacionet zyrtare, starton Shaqa ?

Humbi hapin kundër Evertonit duke ia dhënë përparësinë Manchester Cityt në garë për titull në Premierligë, të kuqtë e Jurgen Kloppit do të kërkojnë ta rikthejnë formën sot kundër Burnleyt, me Xherdan Shaqirin që e nis nga stoli përsëri.

The Reds përballët me një sfidë tjetër të vështirë në garë për titull në Premierligë, pasi do ta presë në Anfield Burnleyn, në një ndeshje në fillon në orën 13:00.

Djelmoshat e Klopp ia dorëzuan epërsinë në renditjen tabelore rivalit për titull, Manchester Cityt, pasi nuk ia doli ta mposhtë rivalin e qytetit, Evertonin në derbin e Merseyside javën e kaluar.

Përfaqësuesi kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri është lënë në stol për ndeshjen e tretë radhazi në ligë dhe të katërtën në total nga Jurgen Klopp.

Formacionet fillesteare, Liverpool vs Burnely :

Liverpool fiton me rikthim, shënon edhe Shaqiri / VIDEO

Liverpool ka shënuar fitore tejet të rëndësishme kundër skuadrës së Burnley si mysafirë.

Pasi fitoi dje Manchester City, Liverpool ishte nën presionin e fitores që të qëndronte në hap me Cityn, raporton Teleshkronja Post.

Ndeshjen e nisi keq Liverpool pasi në minuten 54′ Burnley kaloi në avantazh me golin e Cork.

Mirpo Liverpool reagoi shpejtë mes disa gola, fillimisht James Milnes realizoi një gol të bukur nga distanca për 1-1.

Nuk vonoi shumë dhe Liverpool kaloi në avantazh me golin e të inkuadruarit si zëvendësues, Boby Firmino në minuten e 69.

Dhe në fund për ta vulosur ndeshjen ishte aty Shaqiri, ku në minutat shtesë ai pranon një top nga Salah ku shqiptari ishte i pa gabueshëm.
Tabela-e-Premier-Leafgue-pas-15-xhirosh
Me këtë fitore “The Reds” mbesin në hap me liderin, Manchester Cityn i cili ka 41 pikë pas 15 ndeshjeve, ndërsa Liverpool vetëm dy më pak, 39 pikë./Teleshkronja Post/

Qesharake: Huqja e vitit në Premier League / VIDEO

Huqja e vitit në Premierligë mbase ka ndodhur mbrëmë në ndeshjen e javës së 13-të mes Newcastle Unitedit dhe Burnleyt.

Matt Ritchie pati një moment absolutisht tronditës gjatë këtij takimi, kur nuk qëlloi në portën bosh nga 4.5 metra largësi, shkruan Teleshkronja Post.

Përfaqësuesi 29-vjeçar i Skocisë pranoi një pasim shumë pranë portës, në të cilën nuk shënoi edhe pse ishte bosh.

Për më shumë, gjykojeni vetë në videon në vijim.