Dita D: Liverpool dhe Man City për titullin e Premierligës, formacionet zyrtare

Sot nga ora 16:00 fillojnë ndeshjet e Premierligës, ku si Manchester City dhe Liverpool luajnë ndeshjet vendimtare.

Manchester City i shkon mysafirë Brightonit në Falmer Stadium, transmeton Teleshkronja Post.

Qytetarët një ndeshje para fundit të ligës, kanë 95 pikë dhe i duhet fitorja që të shpallet kampion.

Vetëm rezultati i fitores do t’i kryente punë Guardiolas, pasi nëse barazon ose humbë dhe në rast fitoreje nga The Reds, atëherë ekipi i Klopp shpallet kampion.

Formacioni zyrtarë i Manchester City :

Formacioni zyrtarë i Brighton :

🔢 Here’s how Albion line up for their final @premierleague match of the season against @ManCity at the Amex…

👀 Anthony Knockaert and Beram Kayal return for Solly March and Dale Stephens.

📲 Matchday Live is presented by @SnickersUKcom.#BHAFC 🔵⚪️ pic.twitter.com/wqGeTXZPzK— Brighton & Hove Albion ⚽️ (@OfficialBHAFC) May 12, 2019

___________________________________________________________________________

Liverpool vs Wolves

Në anën tjetër Liverpool pret Wolves në Anfield Road, pas kualifikimit në finale të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Jurgen Klopp me çdo kusht e dëshiron fitoren dhe të pres gabimin nga Man City dhe të festojë titullin e 19 në histori.

Aktualisht The Reds kanë 94 pikë, një më pak se Citizens dhe shpresojnë të fitojnë tiullinë për herë të parë pas më shumë se 25 vitesh.

Formacioni zyrtarë i Liverpool kundër Wolves :

Formacioni zyrtarë i ujqërve, Wolves :

Fitorja e parë për vitin 2019, Shaqiri titullarë / VIDEO

Pasi e shijuan disfatën e parë në Premier League këtë sezon nga kampioni në fuqi Manchester City, lideri Liverpooli e ka gjetur përsëri rrugën e fitores duke e mposhtur 1-0 Brightonin në “Amex Stadium”.

“TheReds” i fituan tri pikë tjera të rëndësishme në luftë për titull kampioni në ligën angleze, dhe tani i ikin shtatë pikë ndjekësit të parë Manchester Cityt.

Fitorja erdhi falë golit të Mohamed Salah nga penalltia, i cili ishte i 14-ti për egjiptianin deri tani këtë sezon, transmeton Teleshkronja Post.

Liverpooli e nisi qetë takimin dhe iu desh pothuajse gjysmë ore lojë për ta rrezikuar seriozisht portën e Brightonit.

Në minutën e 27-të, Xherdan Shaqiri ishte shumë pranë ta kalojë skuadrën e Jurgen Kloppit në epërsi me një gol të pazakontë për të, por goditja e tij me kokë nga rreth pesë metra përfundoi pranë shtyllës së djathtë të portierit kundërshtar.

Por, pesë minuta brenda pjesës së dytë, Mohamed Salah u ndal në zonë pasi u tërhoq prej fanelle nga Martin Montoya. Gjyqtari dha penallti për Liverpoolin, të cilën egjiptiani e konkretizoi në gol.

Ky gol qe i mjaftueshëm për të kuqtë që të fitojnë dhe të shkojnë në kuotën e 57 pikëve.

Fitorja e Liverpoolit ka mundur të ishte shumë bindëse sikur Roberto Firmino dhe Mohamed Salah t’i shfrytëzonin mundësinë që patën deri në fund.

Më pak se 20 minuta para fundit, Klopp e zëvendësoi Shaqirin me James Milnerin.

Liverpooli tani mbledh plot 57 pikë pas 22 ndeshjeve, shtatë më shumë se Manchester City në vendin e dytë, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, megjithatë.

Ekipi i Brighton mbetet në vendin 13-të me 26 pikë./TeleshkronjaPost/

 

Notat e lojtarëve: Brighton 0-4 Chelsea, Hazard me vlerësim maksimal

Chelsea i është rikthyer fitoreve në kuadër të Ligës Premier.

Londinezët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Brightonit me rezultat të pastër prej 4-0.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të futbollistëve, ku më i miri ishte në radhët e skuadrës së The Blues.

Eden Hazard ishte golashënues i dyfishtë dhe mori pjesë në dy golat tjerë të Chelseat, dhe kjo bëri që të vlerësohet me notën maksimale, 10.

Lojtari më i dobët në fushë ishte në radhët e ekipit vendas, ku Godson u vlerësua me notën 5.3.

Pas kësaj, Chelsea zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 50 pikë ndërsa Brighton mbetet në vendin e 16 me 23 pikë.

NOTAT CHELSEA