Ringjallet Brahim Diaz, në sy të Zidanes – e trullos Varanen!

Brahim Diaz ka luajtur vetëm 24 minuta me Real Madridit që kur u ble në janar të këtij viti nga Manchester City.

Por, me ardhjen e Zinedine Zidane, talenti 19-vjeçar spanjoll shpreson të ndryshojnë rrënjësisht gjërat, raporton Gazeta Express.

Ai po jep maksimumin në stërvitje dhe në një video të publikuar nga AS, Diaz e kalon pa shumë probleme Raphael Varanen dhe shënon gol.

Momenti kur Brahim Diaz bindi Real Madridin / VIDEO

Gjatë sezonit të vitit 2017, drejtuesi i Manchester Cityt, Pep Guardiola vendosi t’i jepte Brahim Diaz një shans për të shkëlqyer dhe, në moshën 17 vjeçare, ai e bëri në ndeshjen vs Real Madrid në Los Anxheles.

I riu nga qyteti i Malagas fitoi mundësinë e tij dhe shënoi një gol mahnitës për Cityn në atë ndeshje që përfundoi me fitore 4-1, raporton Teleshkronja Post.

Ajo që zgjat më shumë se kujtesa e performancës, megjithatë, është reagimi i Guardiolës.

Katalanasi iu afrua lojtarit pas ndeshjes për ta përgëzuar atë me një përqafim të gjatë dhe e puthi në ballë./TeleshkronjaPost/

ZYRTARE: Real Madrid njofton blerjen e parë

Klubi i Real Madrid ka lëshuar një komunikatë zyrtare lidhje me transferimin e Brahim Diazit nga Manchester City.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me klubin mbretëror, shkruan Teleshkronja Post.

Spanjolli vizitat mjekësore do t’i bëjë të hënën, më 7 janar, dhe do të prezantohet në stadiumin “Bernabeu” duke filluar prej orës 13:30.

Diaz për ekipin e parë të Cityt ka 15 paraqitje, ku ka shënuar dy gola.