Festë futbolli: Bayern – Dortmund për titull, formacionet zyrtare / Foto

Gara për titullin e Bundesligës këtë sezon ka qenë më e zjarrtë se në sezonet e fundit dhe sot në orën 18:30 takohen dy klubet që po garojnë për këtë titull, Bayern Munichu dhe Dortmundi.

Dortmundi për momentin e mban kreun e Bundesligës me dy pikë më shumë se Bayerni që radhitet në pozitën e dytë në tabelën e këtij sezoni.

Megjithatë, Bayerni mund ta shfrytëzojë epërsinë e të qenit vendas në këtë ndeshje, që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 28-të, dhe ta rimarrë kreun e tabelës së Bundesligës.

Megjithatë, Dortmundi mori rezultat më të mirë në xhiron e fundit sesa Bayerni, që barazoi, dhe sot në orën 18:30 do të tentojë ta sigurojë fitoren e katërt radhazi.

Formacionet zyrtare të të dy ekipeve gjermane :

Dortmund fiton në fund, merr kreun e tabelës / Video

Dortmundi i ka fituar tri pikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Hertha Berlinit, e cila përfundoi me rezultat 2:2, në stadiumin Olympiastadion, në kuadër të xhiros së 26-të të Bundesligës.

Dortmundi tani radhitet në pozitën e parë në tabelën e Bundesligës, me tri pikë më shumë se Bayerni. Megjithatë, bavarezët do ta luajnë ndeshjen e tyre nesër, kur e kanë mundësinëtë dalin përsëri në epërsi, varësisht nga golat e shënuara, shkruan Gazeta Express.

Hertha kaloi në epërsi qysh në minutën e katërt të ndeshjes, përmes golit të shënuar nga Saloman Kalou.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, gjithçka u barazua, pasi Thomas Delaney e shënoi golin e parë të ndeshjes për Dortmundit.

Pjesa e parë nuk përfundoi me kaq dhe vendasit arritën të kalojnë përsëri në epërsi, këtë herë nga pika e penalltisë, prej ku u tregua i saktë përsëri Kalou.

Dortmundi e filloi me këmbë të mbarë pjesën e parë dhe e barazoi rezultatin vetëm dy minuta pasi filloi pjesa e dytë, përmes Dan-Azel Zagadous.

Situata për Herthan u vështirësua në minutën e 85-të, kur lojtari i tyre, Jordan Torunarigha u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve. Kjo gjë ua vështirësoi jashtëzakonisht shumë punën vendasve, të cilët tani u detyruan ta mbrojnë rezultatin me dhjetë lojtarë.

Këtë gjë nuk arritën ta bëjnë pasi që Dortmundi e përfundoi pjesën e dytë po ashtu sic e kishte filluar, duke shënuar gol. Në minutën e 93-të të ndeshjes, golin e fitores e shënoi Marco Reus.

Disa sekonda para fundit të ndeshjes, Hertha mbeti me nëntë lojtarë në fushë, pasi që edhe Vedad Ibisevic u ndëshkua me të kuq.

Pas një kohe të gjatë Bayern i pari në Bundesliga / Video

Edhe pse Dortmundi arriti ta fitojë ndeshjen kundër Stuttgartit, me rezultat 3-1, Bayern Munichu tani e kryeson tabelën e Bundesligës për shkak të diferencës së golave të shënuara, me baras pikë.

Bayern Munich siguroi fitore bindëse ndaj Wolfsburgut në shtëpi, të cilin e mposhti me rezultat 6-0. Skuadra e Niko Kovacit ka baras pikë me Dormtundin, mirëpo renditet në pozitën e parë të tabelës për shkak të diferencës së golave të shënuar.

Golat për Bayernin i shënuan Serge Ganbry (36’), Robert Lewndowski (37’, 85’), James Rodriguez (52’), Thomas Muller (76’) dhe Joshua Kimmich (82’).

Në anën tjetër, Dortmundi kaloi në epërsi përmes golit të shënuar nga pika e penalltisë, nga Marco Reus. Në minutën e 71-të, Stuttgarti e barazoi rezultatin, por fitoren ia siguroi Dortmundit Paco Alcacer dhe Christiano Pulisic me dy golat afër fundit të ndeshjes.

Gara për titullin e Bundesligës këtë sezon është më e zjarrtë se vitet e kaluara, kur Bayerni e ka dominuar bindshëm futbollin në Gjermani.

Deri javën e kaluar, Dortmundi kishte më shumë pikë se Bayerni, mirëpo forma e keqe në të cilën po kalon së fundi ka bërë që djemtë e Niko Kovaç tani të jenë liderë./TeleshkronjaPost/

Harry Kane shënol gol kunder Dortmund / Video

Tottenhami ka kaluar në epërsi ndaj Borussia Dortmundit, në ndeshjen e 1/8 së finales e cila është duke u zhvilluar momentalisht në Signal Iduna Park.

Harry Kane i kaloi anglezët në epërsi në minutën e 49-të të ndeshjes, me të hyrë në pjesën e dytë.

Tottenhami Hotspur e ka fituar edhe ndeshjen e parë 3:0 në Londër, dhe thuajse ka siguruar kalimin tutje me këtë gol.

Harry Kane goal vs Dortmund :

Formacionet zyrtare: Borussia Dortmund vs Tottenham / Foto

Dortmund sonte do të tentojë të bëjë mrekullinë ashtu siq ka premtuar vet kapiteni i këtij ekipi, Marco Reus në konferencë për shtyp.

Gjermanet e Borussia Dortmund e kanë humbur ndeshjen e parë ndaj Tottenhamit në kuadër të Ligës së Kampionëve me rezultat, 3:0.

‘Milionerët’ do të tentojnë ta përmbysin rezultatin, gjersa Spurs do u duhet vetëm një gol në Signal Iduna Park që t’i shuan shpresat e tyre.

Formacionet zyrtare të dy ekipeve:

Njëmbëdhjetshja e parë e Dortmund dhe njëmbëdhjetshja e parë e Tottenham

 

Borussia Dortmund vs Tottenham, formacionet e mundshme / FOTO

Klubi gjerman Borussia Dortmund do të ketë një mision shumë të vështirë të martën mbrëma në Signal Iduna Park përball Spurs.

Gjermanët presin Tottenhamin në kuadër të ndeshjes së dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Tottenham Hotspur kanë epërsinë 3-0 nga ndeshja e parë, duke i dhënë atyre një komoditet të madh në ndeshjen e kthimit, por anglezët duhet jenë prapë të kujdesshëm.

Për BVB-në nuk do të luajnë për shkak të lëndimit Lukasz Piszczek dhe Christian Pulisic, duke e bërë edhe më të vështirë kështu situatën.

Në anën tjetër Mauricio Pochettino ka vendosur të pushojë dyshen Kieran Trippier-Dele Alli, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Formacioni i mundshëm i Borussia Dortmund: Burki; Hakimi, Akanji, Zagadou, Diallo; Delaney, Witsel; Sancho, Reus, Bruun Larsen; Gotze.

Formacioni i mundshëm i Tottenham Hotspur: Lloris; Vertonghen, Alderweireld, Sanchez; Trippier, Sissoko, Wanyama, Rose; Eriksen; Son, Kane.

Reus: “Kam besim se jemi në gjendje të bëjmë të pamundurën”

​Dortmund kërkon të bëjë mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Tottenham pasi është mposhtur 3-0 në “Wembley” tri javë më parë.

Kapiteni i ekipit verdh e zi, Marco Reus, i rikthyer ditë më parë nga dëmtimi, beson se të martën mbrëma, gjithçka mund të ndodhë në “Signal Iduna Park”, kur Borussia Dortmundi të presë Tottenhamin.

Edhe se Dortmundit i duhen shumë gola për të bërë mrekullinë, gjermani Marco Reus beson se asgjë nuk është e pamundur.

“Kam besim se jemi në gjendje të bëjmë të pamundurën. Në këtë stadium, shumë herë është shkruar historia”, tha Reus.

“Na duhet një paraqitje e përsosur dhe duhet të jemi në maksimum për t’u kualifikuar. I gjithë ambienti ka besim, edhe ne lojtarët duhet të kemi besim”, shtoi ai.

Borussia Dortmund e Tottenham Hotspur takohen këtë të martë në “Signal Iduna Park” nga ora 21:00 në ndeshjen kthyese./TeleshkronjaPost/

Tottenham – Dortmund, formacionet zyrtare / FOTO

Spurs është nikoqir i Borussia Dortmundit në ndeshjen e 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare një orë para fillimit të ndeshjes.

Tottenhami i pret Dortmundin në Wembley në Londër, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, e cila nis në orën 21:00.

Anglezët u eliminuan nga klubi gjerman pikërisht në këtë fazë të garave në sezonin 2015/16, por u hakmorën në fazën grupore të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Ndeshja do të nisë në orën 21:00.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Tottenham: