E rrallë: Chaney nxjerrë jashtë ringut kundërshtarin me goditje të forta

Nuk ndodhë shpeshë, ndoshta asnjëherë, por ja që ndodhi. Boksieri nxjerrë jashtë ringut kundërshtarin me disa goditje

Një video e publikuar në rrjetet sociale, më saktësisht nga uebsajti sportiv, SPORTBible, nga një ndeshje boksi shihet video e pabesueshme.

Pas disa goditjeve të fuqishme të Cassius Chaney ndaj kundërshtarit Joel Caudle, ky i fundit del nga ringu prej goditjeve të fuqishme, shkruan Teleshkronja Post.

Që nga fillimi i meçit, Chaney e dominoi duelin duke e sulmuar vazhdimisht boksierin kundërshtar në përballjen që duhej të zgjaste tetë raunde.

Atij i mjaftoi vetëm raundi i parë për të arritur deri te fitorja, edhe atë me nokaut teknik, pasi gjyqtari e ndërpreu duelin.

Shikoni momentin interesant kur boksieri amerikan me goditje të forta nxjerrë jashtë Caudle:

Legjenda Pacquiao mposhtë Thurman dhe shpallet kampion bote me 40 vjeç mbi supe

Legjenda e boksit botëror, Manny Pacquiao është bërë super kampion i WBA-së në moshën 40-vjeçare.

Filipinezi fitoj meçin pasi e mundi me pikë boksierin e pamposhtur deri tani, Keith Thurman.

Keith Thurman u rrëzua në rundin e parë por u ngrit në këmbë dhe iu ofroi shikuesve një luftë të bukur deri në fund.

30-vjeçari amerikan ishte në kërkim të fitores së 30-të radhazi, megjithatë ai e shijoi humbjen e parë pas vendimit të gjyqtarëve.

Dy arbitërat votuan në favor të Pacquiaos, 115-112, ndërsa një tjetër në favor të Thurman, 114-113.

Manny Pacquiao – kampion bote në tetë pesha po luftonte për herë të 71-të në karrierë mbresëlënëse gjatë të cilës është mposhtur shtatë herë.

Katër nga këto humbjen i pësoi në 11 meçet e fundit para takimit me Thurman.

Momentet kryesore të meçit Pacuqiao vs Thurman :

Chisora pa mëshirë, e lë kundërshtarin me aparat oksigjeni

Boksieri anglez, Dereck Chisora është rikthyer furishëm në ringun e boksit, duke e lënë të nokautuar kundërshtarin e tij.

Dereck Chisora e ka nokautuar Artur Szpilka në mënyrë brutale, për të fituar duelin e zhvilluar në ‘O2 Arena’ në Londër.

U zhvilluan vetëm dy raunde kur boksieri veteran arriti që të nokautonte kundërshtarin e tij, për ta lënë atë në nevojë për aparat oksigjeni.

Londinezi gjunjëzoi kundërshtarin polak me një goditje të fortë të djathtë, para se të kombinonte për një kroshe me të majtën, transmeton Teleshkronja Post.

Shikoni momentin kur boksieri anglez e nokauton Szpilkan:

Pamje nga një kënd tjetër i kamerës :

Tyson pyetet a do mund ta mposhtje Joshuan po të ishe në top-formë

Paramendojeni një duel boksi të klasit më të lartë.Kush do të fitonte në një ndeshje të kategorisë së rëndë në boks midis Mike Tyson dhe Anthony Joshuas?

Ajo rezulton se ‘Iron Mike’ nuk do t’i pëlqente edhe aq shumë një meç si ky kundër Joshuas, pasi vet e tha boksieri legjendar se nuk ndihet edhe rehat me format trupore të anglezit, transmeton Teleshkronja Post.

Ish-kampioni padiskutueshëm i peshave të rënda në boks është një tifoz i madh i Joshuas, i cili mbajti titujt WBA (super), IBF dhe WBO përpara se të humbiste Andy Ruiz muajin e kaluar.

Mike Tyson duke boksuar kundër Trevor Berbick gjatë luftës në Hilton Hotel në Las Vegas, Nevada, 1986 (The Ring Magazine / Getty Images)

“Hej, me të vërtetë unë e pëlqej atë, është i shkëlqyer”, tha legjenda Tyson.

“Ju e dini shumë mirë se çfarë kapacitetit ka ai, apo jo? Ai është me të vërtetë si një frymë e ajrit të freskët.”

“Ai është me të vërtetë i pastër, me të vërtetë duket i pastër, ai është një njeri i mirë, ai është një luftëtar i pastër, ai është një puntorë i mirë.”

Legjenda Mike Tyson kur ishte i ri në majen e boksit botërorë.

Tyson u pyet pastaj nëse ai do të mund ta mundte 29-vjeçarin britanik:

“Ju dëshironi vetëm më të mirën për të.”

“Unë nuk e di, egoja ime thotë,” askush nuk do të mundë”. Por ju e shihni atë dhe … ai vetëm duket i bukur!”

“Ai thjesht duket si një luftëtar, e dini? Ai duket sikur ka lindur për të bërë atë që duhet të bëjë.”

“Ai ka nevojë për më shumë përvojë, por kjo do të vijë në jetë me kalimin e viteve”.

Joshua, nga ana tjetër, e sheh atë shumë ndryshe një meç me Tyson, shkruan Teleshkronja Post.

Anthony Joshua në stërvitje.

“Mike Tyson do të më rrihte keq,” tha ai në formë qesharake në vitin 2017.

“Nuk ka asnjë mënyrë që unë mund ta kisha mposhtur atë djalë, ti e di atë që kam bërë kundër Klitschko në atë raundin e gjashtë, por nuk do të mundja kundër Mike.”

“Ai ishte një kafshë, do më duhej të ikja qosheve për ti shpëtuar goditjeve të tij.”

“Unë i jap të gjithë respektin Tyson-it. Megjithëse Tyson po ecën tani si 50 vjeqarë, unë ende e kujtoj Tysonin si të ri, 21-vjeçar në formën më të mirë.”

Kush mendoni se do të fitonte në një luftë midis legjendarit Mike Tyson dhe anglezit Anthony Joshua ?

Ende pa filluar meçi i Mazrekajt kundër Velkos, po ndezin me deklarata nga largësia

Djali i atij që nuk ka aspak raporte të mira me shqipëtarët, serbit Arkan, boksieri Velko Razhnatoviq nuk ka lënë rast pa thumbuar boksierin kosovar Petrit Mazrekaj.

Së fundmi këtë e ka bërë edhe në një emision televiziv, transmeton Teleshkronja Post Sport.

Ai ka thënë se do të donte që meçi të zhvillohej, dhe se nëse vjen deri te kjo, ja se qka thotë boksieri serb :

Ndërkohë, ndaj këtyre deklaratave ka reaguar boksieri kosovar, Petrit Mazrekaj .

Boksieri kosovarë, Mazrekaj i ka dërguar mesazhe të forta Razhnatoviqit në një status në Facebook:

Deklarata e Mazrekajt.

Joshua me rival të ri, 21 vjeçarin Daniel Dubois, kampioni i ri i peshave të rënda në Britani

Të shtunën në mbrëmje, bota e boksit kishte një hero të ri në peshat e rëndë, emri i të cilit është Daniel Dubois.

Daniel Dubois e habiti shtetin britanik me një goditje të dyfishtë fatale tek shoku i tij anglez, Nathan Gorman.

Londinezi vendosi vulën në raundin e pestë në O2 Arena të kryeqytetit – Londër – duke u bërë kampioni i padiskutueshëm britanik për peshat e rënda.

21-vjeçari tani ka regjistruar 12 fitore, me 11 knockouts në karrierën e tij profesionale, shkruan Teleshkronja Post.

Ndeshja me Gorman nuk ishte gjë e lehtë megjithatë, ai kishte një rekord si i pamposhtur në 16-0 nën rripin e tij para nokautit të shtunën mbrëma.

Gorman nuk kishte mungesë të mbështetjes në Londër mbrëmë megjithatë si kushëri, Tyson Fury ishte në ring për të ofruar mbështetjen e tij.

23-vjeçari ra nga në dysheme pas një goditje të dyfishtë taktike e dorës së fortë të djathtë nga fituesi, ‘Dynamiti’ Daniel Dubois.

Të dy, Tyson Fury dhe Gorman janë trajnuar nga ish-kampion i peshave të lehta, Ricky Hatton.

Britaniku Dubois u bë boksieri më i ri, cili e ka fituar titullin e peshave të rënda në Britaninë e Madhe në boks, 21 vjet e 10 muaj.

Një epokë emocionuese për boksierin e ri të Londrës ka filluar, dhe më shumë ka për të ardhur me siguri. /TeleshkronjaPost/

I pamposhturi Florian Marku nokauton anglezin Broadbent / Video

Super Florian Marku nuk ka të ndalur, pasi e ka mposhtur anglezin Tommy Broadbent në raundin e katërt me nokaut.

Ky ishte dueli i katërt i Markut në boksin profesionist, ku deri para këtij meçi kishte kishte tri fitore nga aq ndeshje.

Boksieri shqiptarë, Florian Marku ka mbajtur premtimin duke e mposhtur me nokaut anglezin Tommy Broadbent midis Londrës.

Kur u bënë matjet zyrtare, Floriani tha se “Ky djalë ka folur shumë, por nesër do të ja mbyll gojën”.

Ashtu edhe doli, Marku ishte i jashtëzakonshëm nga fillimi duke e nokautuar në raund të katërt anglezin, transmeton Teleshkronja Post.

Shijoni momentet kur ‘bisha’ Florian Marku rrëzon anglezin pas katër raundeve :

Rimeçi Joshua-Ruiz Jr: Mayweather tregon kë e mbështet

Floyd Mayweather këmbëngul se Anthony Joshua mund të rikthehet përsëri, edhe pse Andy Ruiz Jr e shkaktoj humbjen e parë gjatë muajit maj.

Fitorja e Ruiz Jr befasoj botën e boksit, por Mayweather, i cili ka rekord prej 50-0 në karrierën e tij, po mbështet kampionin e rrahur për t’u kthyer mbrapa.

Joshua dhe Ruiz pritet të luftojnë përsëri në fund të vitit dhe Mayweather shpjegoi se boksi ishte i paparashikueshëm, transmeton Teleshkronja Sport.

“Në boks, çdo gjë mund të ndodhë,” i tha ai për TMZ.

‘Gjithçka mund të ndodhë’.

‘A mund të tërhiqet? Absolutisht, “vazhdoi ai.

“Ashtu siç thashë më parë, në sportin e boksit, ndodh e paparashikueshmja.”

Meçi Joshua vs Ruiz Jr (Foto: Reuters)

Joshua aktivizoi klauzolën e rimeçit vetëm disa ditë pas humbjes së tij dhe një njoftimi pritet të ndodhë së shpejti për një datë dhe vend.

Meçi i dytë do të jetë ose në New York në Madison Square Garden përsëri ose Joshua do të këmbëngulë që rematch të zhvillohet në Britani të Madhe.

Ruiz Jr e hodhi Joshuan katër herë në nokaut për të pretenduar tre titujt e tij botëror dhe po mbështetet nga lojtarët e Tyson Fury për të mbrojtur me sukses titullin e tij.

Remeçi do të jetë në Britani të Madhe ose Nju Jork (Foto: Reuters)

Joshua do të jetë përsëri i preferuar dhe Eddie Hearn shpjegoi pse ka pasur një vonesë në njoftimin e detajeve të takimit të dytë.

Ai tha: “Ne patëm disa qasje të vonuara (nga vende të tjera) që i shtynë gjërat. Presim që të vendosim këtë fundjavë. Megjithatë, U.K dhe U.S. (janë) të preferuarat.’