Tayna e futi në këngën e re “A ban me fol,” djaloshi thotë se e bëri pa leje

Bëri shumë bujë pasi dje këngëtarja kosovare, Tayna, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga mbanë titullin “Kce”, ndërsa ajo që e bën më të veçantë dhe të përfolur këtë projekt është pikërisht futja e frazës “A ban me fol” nga Ilir Hajraj, video e të cilit bëri gjiro në rrjete sociale, përcjellë Indeksonline.

Iliri sot përmes llogarisë Facebook ka reaguar duke shkruar se nuk ka qenë në dijeni që Tayna do ta përdorte shprehjen e tij në këngë, madje ai thotë se këtë ajo e ka bërë pa vullnetin e tij, e këtë sipas tij e ka bërë për interesa të saj personale.

Ky është statusi i tij i plotë:

REAGIM!

Une Ilir Hajraj, deklaroj se te gjitha lajmet te cilat kane qarkulluar ne media se gjoja une jam pajtuar qe kengetarja Tayna ne kengen e saj te fundit ta perfshije shprehjen “A ben me fol” ne kengen e saj, jane totalisht te paverteta. Une per kete gje as qe kam qene ne dijeni derisa kengetarja ne fjale ka dalur me nje postim ne Instagram duke potencuare se Iliri ka pranuar nje gje te tille, e ne fakt, une as qe kam qene ne dijeni per kete. Pas kesaj, kam kontaktuar kengetaren ne fjale, poashtu jam takuar me menagjerin e saj dhe ata me thane se ne pamundesi qe te kontaktojme me ty, e kemi takuar djaloshin tjeter te videos, Besim Hajren dhe ai ka dhene deklarate per ty se ti pajtohesh me kete, e ne realitet une nuk kam qene i njoftuar per diçka te tille. Poashtu, kengetarja dhe menagjeri i saj thane se qellimi i tyre ishte qe nga tere kjo ngjarje qe ka ndodhur rreth asaj videoje, t’i japin nje kahje tjeter dhe kinse te jete mbeshtetje per mua, kurse une u thash se nese ju vertete deshironi te me ndihmoni, atehere ate pjese largojeni nga kenga sepse eshte bere pa lejen time. Nje gje e tille nuk ndodhi, ata e kane lanesuar kengen me te njejten shprehje vetem se zerin tim e kane zevendesuar me te dikujt tjeter, por shprehja qe me identifikon mua ka mbetur e njejte, dhe tani po dihet qarte se cili ne te vertete paska qene qeillimi i tyre. Si rezultat i kesaj doli te jete se askush s’dashka te me bej mire duke hesht, por secili dashka te me shfrytezoj per INTERESA PERSONALE (per klikime e gjera te tilla). Permes ketij shkrimi desha t’i njoftoj te gjithe ata qe me kan perkrahur se une NUK kam pranuar qe kjo fjale e imja te perdoret tek kenga e Taynes, pra ka dal pa vullnetin tim. Por, s’do te ndalemi me kaq.

Zoti na ndimofte, dhe na ruajt nga keta njerez.

Tayna publikon këngën e re, “A bon me fol” edhe “konagjegj” kryetemë / Video

Ashtu edhe siç paralajmëroj, rep-artistja Tayna ka publikuar këngën e saj më të re “Kce”në platformën e YouTube.

Sot gjatë ditës doli lajmi se Tayna do të publikojë një këngë me frazen e djaloshit Besim Hajra para disa viteve por që u bë hit, “A bon me fol”.

“A bon me fol” dhe një pjesë këngë “konagjeqi” janë pjesë e këngës më të re të Taynas, shkruan Teleshkronja Post..

Me titull “Kce” është projekti i ri i Taynas, ku flet për një party interesant, por ka edhe mishmash të madh në tekst ku pos fjalëve anglisht përdoren edhe fjalë spanjisht.

Natyrisht, pjesa më interesante është moment kur Tayna ka ftuar personazhin që u bë hit viral në Kosovë, “A bon me fol”, Besim Hajren, ndërkaq reperja problematike duket bukur në këtë video e cila është bërë me një regji intersante nga Valon Aziri. Kënga është prodhuar nga tashmë partneri kryesor i Taynas, Cricket./TeleshkronjaPost/

“A bon me fol” shëndrrohet në këngë pas takimit Tayna-Besim Hajra

Rep-artistja e cila ka bërë senzacion në estradën shqipfolëse, Tayna, e cila po korr suksese të vazhdueshme me këngët e saj, pritet së shpejti të vijë me një këngë të re.

Ajo, përmes rrjetit social Instagram, ka bërë me dije se ka takuar një djalë të ri, Besim Hajra, i cili është bërë i njohur në mbarë vendin nga videoja me shprehjen e tij “A bon me folë”.

Doruntina, e njohur si Tayna ka thënë se pikërisht kjo shprehje do të jetë në këngën e saj të re, e përmes së cilës dëshiron që këtë histori ta shndërrojë në diçka të këndshme.

“Unë takova Besim Hajrën, njërin prej djemve të videos ‘A bon me fol’. Besimi ishte njëri ndër njerëzit më të sjellshëm dhe të dashur që kam takuar. Ai m’tregoi për talljet që ju kishin ndodhur siç i dimë të gjithë dhe historia nuk ishte aspak e këndshme. Më vjen shumë keq për ato që dëgjova dhe besoj që edhe juve. Për të bërë një ndryshim, unë vendosa të përdorë fjalën e lartpërmendur në këngë dhe ta shndërrojmë atë në diçka të këndshme që kjo histori të marrë një kahe tjetër. Besimi tha se ishte i pajtimit, po ashtu edhe për Ilirin tha se pranonte. Kënga vjen së shpejti dhe është me ndryshe se ajo që ju veç e keni dëgjuar”, ka shkruar Tayna.

Tayna tregon se Besimi është njëri prej personave më të ndershëm që ka takuar.

Ajo pasi u takua nga afër me Besim Hajrën, i cili ishte pre e bulizmit pas një videoje ku shfaqet duke thënë “A ban me fol.”