Kololli vazhdon me gola për Zurich / Video

Edhe mbrojtësi i krahut i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli ka vazhduar me formën fantastike në Ligen Zvicrës.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, që të Zurichu po luan në mesfushë e kohë pas kohe në krah të sulmit, ka shënuar një tjetër gol.

Ai ka gjetur rrugën drejt golit në sfidën kundër Xamac që Zurichu po e fiton 2-1.Kololli shënoi për 1-1 në minutën e 63’, para se Odey të shënoi për 2-1 në atë të 66’.

Kujtojmë se në këtë ndeshje po luan edhe Mirlind Kryeziu, i cili zëvendësoi në minutën e 20’ të lënduarin, Hekuran Kryeziu.

Ky është goli i Benjamin Kolollit :

Intervista e Benjamin Kolollit për UEFA-n / Video

Mbrojtësi kosovar i Zurich, Benjamin Kololli, ka thënë se ndeshjet kualifikuese të Kosovës për Kampionatin Evropian 2020 do të jenë një përvojë e mrekullueshme për vendin.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, ka dhënë një intervistë për UEFA-n, ku ka folur për ecurinë e Kosovës në Ligën e Kombeve, për pritjet që ka për kualifikimet Euro 2020, për mentalitetin e popullit në Kosovë, për dashurinë e madhe që kanë njerëzit për futbollin dhe për shumëçka tjetër.

Pas Arbër Zenelit, Kololli është golashënuesi i dytë më i mirë i Kosovës me tri gola, edhe pse luan si mbrojtës i majtë për Bernard Challandes.

Intervista është përkthyer nga kanali në YouTube i Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton Teleshkronja Post.

Më poshtë ndiqeni intervistën me titra shqip:

Kololli si Ramos, shënon nga penalltia me panenka kundër Napolit

Benjamin Kololli ka arritur të realizoj një tjetër gol në Ligën e Evropës.

Mesfushori nga Kosova ka qenë titullar për Zurichun në ndeshjen përballë Napolit të fituar nga skuadra italiane me rezultat 1-3.

Lorenzo Insigne, Jose Callejon dhe Piotr Zielinski kishin shënuar golat për ekipin e Carlo Ancelottit.

Ndërkohë golin e vetëm për Zurichun në këtë takim e shënoi reprezentuesi kosovar.

Kololli realizoi një gol spektakolar nga pika e bardhë në stilin panenka duke marrë duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në stadium.

Ky ishte goli i dytë i Benjaminit në Ligën e Evropës, pasi ai kishte arritur të shënonte edhe në fazën e grupeve përballë AEK Laranca.

Zurich pësoi humbje dhe do ta ketë tejet të vështirë të kaloj në raundin tjetër të Ligës së Evropës.

Ndeshja kthyese mes dy skuadrave zhvillohet një javë më vonë në Sao Paolo të Napolit.

Goleada nga Rashica, Muriqi, Kolloli dhe Avdiaj ia sigurojnë fitorën Kosovës kundër Maltës / VIDEO

Kosova ka fituar kundër Maltës me rezultat të thellë 0-5, si mysafirë duke thyer rekord si fitorja më e lartë në historinë tonë si përfaqësuese.

Fillimisht, Vedat Muriqi ka kaluar në epërsi Kosovën kundër Maltës në minuten e 15 të takimit si mysafirë në shtetin Maltez, shkruan Teleshkronja Post.

Më pas Benjamin Kololli është një mbrojtës i majtë, por me golin që shënoi për Kosovën habiti të gjithë me një parabol.

Kosova ngriti epërsine në 0-2 kundër Maltës në minuten e 70’të takimit, shkruan Teleshkronja Post.

Derisa më pas në skenë u shfaq Dionis Avdiaj me 2 gola të shpejtë, derisa edhe Milot Rashica realizoi një super gol nga largësia.

Pas pak golat me VIDEO :